E shtune, 27.07.2024, 02:39 AM (GMT+1)

Kulturë

U nda nga jeta studiuesi Nuhi Ismajli

E hene, 30.11.2015, 11:08 PM


Në moshën 62-vjeçare ka ndërruar jetë studiuesi i letërsisë, Nuhi Ismajli.

Ai u lind në vitin 1953 në fshatin Terziaj të Komunës së Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse të Mesmen në Gjilan. Studioi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Prishtinë. Ishte profesor në Gjimnazin e Gjilanit.

Nuhi Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues mjaft produktiv.

Në vitin 2012 botoi veprën “Përsiatje letrare”. Po ashtu, në vitin 2014 botoi veprën studimore shkencore me titull: “Shqetësime socio-kulturore”. Shkroi edhe vepra të tjera. La pas vete në dorëshkrim edhe shkrime të tjera të pabotuara. Punonte në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

La pas vete dy fëmijë dhe gruan. Vdiq papritur më 30 nëntor 2015.  (rajonipress)

Tefik Selimi: Një vepër studimore e intelektualit guximtar me shkrime shqetësuese socio-kulturore…

Nijazi Ramadani: Librat e autorit Nuhi Ismajli

Nuhi Ismajli në Zemra Shqiptare



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora