E marte, 10.09.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Mateli: Poezi lamtumire

E hene, 30.11.2015, 08:26 PM


POEZI LAMTUMIRE

 

Ike, mësuesi im Niko Tyto, ike,

Në këto ditë të fundit të muajit Nëntor,

Të prisnim udhëve të Tiranës me librin tënd të radhës,

Me gazetën " Malëshova" në dorë.

 

Po ty të detyruan të ecje udhës qiellore,

Siç detyrojnë çdo qënie të panetit Tokë,

Po si s`e ngrite të shkretin telefon e të thoshe: Alo!

Miq po më largojnë përgjithmonë nga kjo Botë!

 

Ç`do bënim? Asgjë s`do kishim bërë,

Veç tënden dorë do donim të shtrëngonim fort,

Po Ti s`pate kohë. Të tilla janë rrugët kur nisesh me nxitim,

Aq më tepër kur shkon tek tjetra Botë.

 

Ike, miku im Niko Tyto, ike,

Këlcyra, vendlindja jote, derdhi lotë,

Po Ti 40 libra na le e mijëra biseda,

Që të lidhin përjetësisht tek kjo Botë.

 

Kujtim Mateli, 30 nëntor 2015.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora