E shtune, 27.07.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Kush e helmoi Mit'hat Frashërin

E shtune, 05.12.2015, 08:48 PM


KUSH E HELMOI  MITHAT FRASHËRIN

(Kumtese ne tribunen e organizuar nga  Muzeu i Alfabetit –Manastir)

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU, drejtor i Muzeut të Kërçovës

Më 1 shtator të vitit 1979, para 36 vitesh, duke marrë pjesë në një tubim të shqipëtarëve në Chikago,takova dhe u njohtova me veprimtarin dhe patriotin e madh e të palodhur,Imam Vehbi Ismaili i cili jetonte, vepronte  dhe sherbente si hoxhe ne xhamine shqiptare te Detroit.

Në bisedë e sipër e informova se ne shqiptarët që jetonim, punonim e vepronim në Chicago, në kuadër të shoqatës ,,Rinia Shqiptare,, ku kishte të antarësuar shqiptarë nga te gjitha trojet, kishim vendosur që më 3 tetor, para se të fillonin përgatitjet për festën e Flamurit, të organizonim një lloj tribune ose akademie përkujtimore kushtuar 30 vjetorit të vdekjes së gjeniut të kombit shqiptar Mithat Frasheri.

Mbeta i habitur dhe me gojë hapur kur Imam Vehbi Ismaili më informoi se ai me durtë e tia e kishte rregulluar dhe përgatitur trupin e pa jetë të Mithat Frasherit  dhe se ai bashkë me  një shok të ngushtë të patriotit, Talat Karagjozi, kishin organizuar dhe kryer të gjitha ceremonitë, fetare e kombëtare, rreth pergatitjes dhe varrimit të djalit te Abdyl  Frasherit-Mithatit

Edhe pse kishin kaluar plote 30 vjetë nga dita qe kishte ndërruar jetë Mithat Frasheri, Imam Vehbi Ismaili u emocionua pa mase dhe tregimin për Mithat Frasherin e nisi nga e para.

Një ditë të diele, më saktë më 2 tetor 1949, kah ora 12 e ditës, shoku më i ngushtë dhe më i besueshëm i Mithatit, Talat Karagjozi, kishte  shkuar për ta takuar e biseduar me patriotin në hotelin ,,Livingston,, te New Yorkut, ku kishte qene i vendosur patrioti shqiptar. Ishte tronditur kur kishte parë e kuptuar se ai me shëndet nuk kishte qene mire. Pas alarmit që Talati u kishte dhenë shqiptarëve që e njihnin Mithatin, te hoteli kishin arritur me urgjencë tre mjekët shqiptarë, Doktor Laçi, Ilia Chapulari dhe  Nuç Kota. Menjëherë dhe aty për aty i është bërë një inzheksion. Doktor Laçi i kishte thënë Talatit se ataku kardiak kishte qenë me të vërtetë serioz dhe shumë i rëndë. Nese do të përsëritej sërish zort se do të mund ta hidhte.

Talati  kishte venë në dieni Imam Vehbi Ismailin, të mbesën e tij si dhe shokun më të ngushtë dhe më të besueshëm të Mithatit, zotëri Hasan Dostin.  Nga inzheksionet, gjate natës kishte fjetur pakës por në orën 7.30 të mëngjesit pra diten e hëne kishte bërë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9.10 minuta kishte përsëritur  të njëjtin veprim dhe lëvizje. Imam Vehbiu dhe Talat Karagjozi, që e kishin ruajtur tërë natën, perseri e kishin alarmuar doktorinin  dhe  në të njejtën kohë i ishin afruar  krevatit, kishin filluar ti flisnin e ta preknin me duar, por ai nuk kishte lëshuar zë.  Pas  dy-tre minutave, u  kethya drejt meje, tha Imam Vehbiu, i kishte hapur sytë, ia kishte bere me shenjë të ulet, kishte venë  dorën e djathtë mbi dorën  e tij  dhe kishte mbetur  ashtu me sy hapur pa nxjerrur fjale nga goja.

Ne qe ishim afer tij e kuptuam se jeta e tij mbaroi përpërherë tha Imam Vehbiu dhe ate e vertetoi edhe mjeku shqiptar  i cili brenda pak minutash kishte ardhur dhe i rrinte te koka....

Imam   Vehbi Ismaili tregoi edhe teorinë tjetër që kishte qarkulluar dhe vazhdonte të qarkuloi në mesin e shqiptarëve se Mithati si kundershtar i madh i komunizmit qe ishte , e kishin helmuar agjentën sekret të Titos e Enverit e që në atë kohë ishin të shumtë edhe në Amerikë edhe në Evropë.

Pastaj trupin e pajetë te patriotit  e kishin vendosur në një sallë të madhe ku edhe ishin vendosur plotë  25 kurora lulesh nga organizata, grupe e personalitete të ndryshme. Aty per aty, fjalë rasti kishin mbajtur  Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar  “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashko, në emër të ,,Internacional Peasant Union,, dhe Zj. Gold Velka në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë. Fjalimet ishin mbajtur ne shqip,po edhe  në gjuhën angleze. Arkivoli kishte qenë i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë kishte pasur mbi  300 veta.  Kortezhi kishte qenë shumë i gjatë deri te varrezat “Frencklifft” te New Yorkut.  Kryesinë e Komitetit "Shqipëria e Lirë" mbas vdekjes së Mit'hat Frashërit,u vendos qe ta merrte shoku dhe bashkëpuntori i tij më i afert e më i besueshem, juristi Hasan Dosti.

Afer Varrezave, arkivolin e kishin  nxjerrur nga automobili dhe e kishin  mbajtur në krahë, deri te vendi ku do te varrosej. Me kete rast  At Paul Rado kishte mbajti nje fjale rasti ku ne mes te tjerash kishte thene…,, Sot e humbem pergjithemone shërbëtorin e Shqipërisë. Sot nën kete qiell te muzgur, trashëgimtari i denjë i Frashërllinjëve, Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare, ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni, pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë,  një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI, shuhet fiket për jetë.  Një mik tjeter i Mithatit ,Bardhyl Pogoni, kishte recituar disa vargje të marra nga poema ,,Drita jote,, e shkruar nga gjeniut Mithat Frasheri…:

“Ehu flamur i vjetër/

ehu flamur i ri/

mërgimtar në dhe të huaj,

mërgimtar në qiell të zi..

Ceremonine mortore e kishte permbyllur ai qe edhe e zevendesoi Mithatin ne Kryesine e Komitetit ,,Shqiperia e Lire,,Hasan Dosti, fjalimi i të e cilit pastaj kishte qene botuar edhe në gazeten ,,Flamuri,,e që e posedonte Imam Vehbi Ismaili. Ja fjala e fundit e Hasan Dostit per Mithat Frasherin.

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Samiut e Naimit, te cilët edhe e rritën. Shkollimin e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri më 1905, punoi në administratën osmane dhe më pas kaloi në Selanik, poashtu në administratën shtetërore. Atje behet pjesëtar i klubit të Selanikut dhe nisi  të aktivizohet në politikën shqiptare,duke qene  njëri  nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik.

Mori pjesë në Kongresin e Manastirit 14-22 nëntor 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, ku kryetar ishte Atë Gjergj Fishta.

Emrohet ministër në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali. Më 30 mars 1913 jep dorëheqje nga detyra e ministrit prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, edhe ai largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në Sofje më 1915, boton librin "Shënime mbi një udhëtim në Zvicër". Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet  dhe internohet në Moldavi. Më 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, i lejohet të largohet dhe vendoset në Lucern të Zvicrës ku i drejtohet me një promemorie konferencës së fuqive evropjane në të cilën përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Me këtë rast  ai deklaron se "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë  zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Më 1924-1925 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”. Në vitin 1927, fillon të botojë sërisht në Tiranë revistën ,,Dituria,, të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit të tij atje. Në Tiranë themelon librarinë me emrin ,,Lumo Skëndo,, të cilës librarie ia dhuron te gjitha librat qe i posedonte e që ishën shumë në numër.

Në vitin 1939, pas hyrjes së Italisë në Shqipëri, vendos të rikthehet  dhe të merret me politikë, duke shpresuar se kishte ardhur momenti që të bëhej bashkimi i tokave shqiptare njëherë e përgjithëmonë.. Merr pjesë në  Kongresin e Mukjes në gusht të vitit 1943. Ishte kundërshtar shumë i imadh i Partisë Komuniste të Shqipërisë për shkak se kjo parti ishte e themeluar nga jugosllavët dhe dirigjohej nga ata me qëllim qe të bëhrj përçarja e shqiptarëve dhe ne fund ata përsëri të mbeteshin të coptuar.

Duke u frikuar nga likuidimi që i përgatitej nga Tempo, Miladini e Dushan Mugosha, në  nëntor 1944 detyrohet të ikë nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Më 12 maj 1949 i jepet visa për të arritur në Amerikë, por, ja qe  shumë shpejt nderroi  jetë dhe ketu, ne keta varreza nderpriten të gjitha planet e tij për Shqipërinë nënë.

Perveç te dhenave qe i citova e qe i kam kujtim dhe i ruaj nga miku im i mire e qe nuk jeton më, Imam Vehbi Ismaili, i cili  me dha edhe disa thenie qe i kishte shenuar nga goja e Mithat Frasherit si qe jane,,,,,,

,,Shqiptari prej natyre, është kotësi-dashës, dmth don vetem sendet e kota. Eshtë  plot urrejtje dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë ta shohë e ta njohë fajin dhe të metat e tij: është i gatshem dhe i pëlqen të fajsojë dhe ngarkojë vetem tjetrit. Unë them se edhe sot pas 66 vitesh nga vdekja e tij, kesajë thenie nuk duhet ti hiekim asnje presje sepse shqiptari nukj ka luajtur nga vëndi për të shkuar përpara dhe  nuk ka hiekur e larguar asnjë gricë nga hujet dhe veset qe i ka përmendur Mithat Frashëri para 66 vitesh.

"Popullit tonë,vazhdon Mithati, më tepër se çdo send i mungon durimi", duke shtuar se rrojmë e mendojmë tani për tani dhe asnjëherë nuk punojme e mendojme për të ardhmen tonë dhe brezavet qe lejmë pas.

"Ai që udhëton në Shqipëri…habitet kur vë re se këta drurë janë të vjetra dhe s'gjen as një dru të ri në mes tyre...! A ka ndonje shqiptare qe do te punonte, lodhej dhe te mbjellë dru te rinje e të presë  per  pemën e tyre".

Eka ka pasur fjalën  për edukimin dhe shkollimin e brezave të rinjë, rinisë shqiptare, të cilës do ti mbetej ardhmeria, e unë edhe njëherë do ta kisha përsëritur pyetjen se, a kanë ndryshuar e lëvizur shqiptarët në drejtim pozitiv nga koha kur Mithat Frasheri  i ka thene dhe shkruar këta fjalë të arta për shqiptarët apo qëndrojmë në vend. Nga ajo që shohim në trojet shqiptare, nuk ka levizur asgjë dhe fjalët e te madhit Mithat janë mëse aktuale.

Edhe sot shqiptari i gjorë don vetem sendet e kota, eshtë  plot urrejtje dhe egoizëm ndaj vëllaut shqiptar, nuk i pranon aftësitë dhe sukseset e shqiptarit tjetr, nuk i pëlqen kurrë ta shohë e ta njohë fajin dhe të metat e tia, është i gatshem dhe i pëlqen të fajsojë e ngarkojë vetem tjetrin. Falëmnderit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora