E shtune, 27.07.2024, 03:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Eduard M. Dilo: Koço Sterjo - Një borxh i përjetshëm

E enjte, 03.12.2015, 09:00 PM


NJE BORXH I PERJETSHEM I KOCO STERJOS - XHEVAIRE POETIKE

Nga Eduard M. Dilo

Koco Sterjo ka lindur poet dhe fale vendit ku u rrit e kaloi feminine e rinine, Zagorise se bukur poetike, ku sic thote studjuesi, shkrimtari dhe kritiku Gjergj Zheji “ashtu si myzeqeja prodhon grure, Zagoria prodhon njere te penes”.

Ne poezite e Kocos do gjeshe aromen e vendlindjes, do gjeshe personazhet nga jeta aty, do gjeshe gezimet dhe hallet e tyre, do gjeshe flladitjen e aromes se luleve te Dhembelit,te Rapavices, perzier me blegerimen, zilet e kemboret e bagetive… E duke cfletuar vellimin poetik, i gjejme keto tek poezite “Vendlindjes”, “Bisede e shkurter me gurin”, “Trinomi i malit” etj.

I lexon dhe para teje shpaloset gjithcka aq bukur sa e si din mjeshtri vargut Koco.

“Mall. Oh sa shume mall me merr!…

Per qerpikun e diellit mbi Dhembel, …

Sa bukur, sa thjesht, sa embel , me cfare figuracioni te zgjedhur shprehet poeti,” qerpiku diellit mbi Dhembel”- si qerpiku i asaj qe te do e ta do zemra…, varg i mrekullueshem, varg me thelb dashurie..,

dhe ai vazhdon, nuk ndalet vetem me Dhembelin, por ndjen mall per

“Per farfuerimen e syrit te tij

Kudo, kudo ne Shqiperi!..”

Vargje brilante, si dikur rilindasit tane qe digjeshin e pergjeroheshin per Atdhe…, per ate “Toke te Bekuar”.

Cfleton faqet e librit e mberthehesh pas tij, aty nuk jane nje, dy ose tri vjersha qe te terheqin, por jane te gjitha, ne to do te gjesh ” Kaq shume tinguj”, do gjesh “Henen e neteve te vona”, aq te bukur, aq te mire, qe ” mekon te vegjlit” me drite e bukuri mahnitese si ajo e Zagorise sone…

Atdheu, dhembja ne shpirt e poetit, ai vuan per te, i “helmuar eshte per nje cike Atdhe”.

Zemer poeti, zemer atdhetari, zemer e ndjeshme, me nje permallim zjarri.

Sa bukur poeti dhe aty ku jeton, nepermjet vargut ben barazizem, paralelizma me gjithcka edhe pse largesia eshte oqeanike…

E shqeteson poetin “Dilema e ketij Nentori”, ku ne nje ane ka ” kenge e valle, – ne anen tjeter “ulurime” se padrejtesia vazhdon…

Cameria, plage ne zemer e poetit, “mekuar nga vogelia”, kjo dhimbje per te, pra gjuha shkon aty ku dhemb dhembi, -si thote populli.

Koco, i kthehet e rikthehet vendlindjes, do qe te sjelle ne varg cdo cep, cdo pllaje, cdo shkemb, cdo personazh qe jeton e punon aty:

“Lemi i madh”, “Lisi Kambanes”, Ky kale i Dhembelit”, “Rrugice feminie” apo “Takim ne Qiej”, “Kam fletur mbi zall”, “Binomi”,”Debora e fundit” etj.

Poeti mbi te gjitha eshte Njeri- njeri qe me fjalen e tij poetike xhevair, percjell mesazhe te sakta domethenese dhe eshte i tille se miq i ka te gjithe, duke filluar nga pemet, zogjte, guret, fjalen,… por te parin e mbi gjithcka ka Njeriun si ate ketu dhe ate ne perjetesi.

Nje xhentelmen ne shpirt! Ndaj shkruan, krijon per ta e me vargje i ben te pa vdekshem. “Miqte e mi te kahershem”, nje perle do ta quaja te krijimtarise se tij ne kete vellim!

Duke qene shpirt poeti, ai nuk ka se si te mos ndjeje dhembje per padrejtesite, vdekjet e ndryshme, -sidomos ato te parakoheshmet-.

Poeti lind i dashuruar, ndaj aq bukur i krendon dashurise, i kendon Nenave qe lindin jete, vajzave qe do behen nena…, ndaj kaq bukur ai shkruan ne vargje” ata qe zbuluan mrekulline e shtate- si valle nuk i pane grate?

Aq bukur ka gdhendur personazhe reale, sa i ka bere te pa vdekshem, : “Mendesha”, “Dedemadhja”, “Nene Ulia”, “Cobankat”, apo poezia “Tellall!”

Gjithe sa krijojne, shkruajne vargje per Nenat. “Sa here me Nenen”, poezi e shkruar me shume. Vargjet per Motrat Todhe si ishte kenga e tyre e pa vdekeshme per ata qe e kane degjuar, ashtu vjen ne vargje dhe nga poeti tek poezia “Bilbileshat”. Kur kendonin ato” ngriheshin nga varret gjithe ata te vdekur..” – thote poeti.

Poezia “Baballaret” esht thurur aq bukur e me dashuri, sa te mahnit me thjeshtesine e vargut.

“Kico Vlashit”, permendorja e vonuar qe ende nuk esht bere prezente, i esht ngritur nga poeti aq madherishem.

Poezia per Liliana Vasin, nje poezi e shkruar aq bukur e me respekt duke e bere shembell kete Mesuese model.

Me shume dashuri e respekt poezia per Deshmorin e Atdheut Pano Xhamballo(Komandanti Legjendar), qe nuk ishte thjesht komandant per ne, por i tille “ishte per trimerine”, nje “Hero i pa shpallur per Shqiperine”edhe pse Ai ishte “shok me malet e rrufete- Me gjithe Shqiperine”.

“Jeta ime”- thjesht shkruar, sakte, qarte: nje mrekulli si dhe poezia “Perendeshes” – ne 50-te vjetorin e lindjes..

Poezia “E perboteshme” te rremben, rend ne te, fluturon gezueshem, te vjen keq kur mbaron…

Poezia “Simbol”, simbol i vertete mes poezive.

Sa bukur, plot elegance poezite “Meksikanes”, “Vajzes Irakene”, apo “Vajzat e Amerikes se Jugut”- Aziatike etj.

Nena, rikthim perseri aq bukur te poezia” Perkthimi i thjeshte”, Shpirti i Nenes,

“Kodi Gjenetik i Shqipetareve” -thene krejt realisht, si dhe poezia mrekulli “Kostandini” me nje mbyllje tejet te bukur.

“Amaneti i Parakohshem”, si ka dhe titullin esht shpejt per ti bere koment…(haaaaa).

“Lumej lotesh”, nje vaj prekes qe une e radhit me vajet Cajupjane. Sa njerezisht, me sa dhembje, shkruar poezia “Ana” apo poezia “Aman. Kapuranit”.

Poezia per Enea Mboqen , e lexon te ther ne zemer.

Vargjet per Jorgo Telon, ne stilin Cajupjan, nje mrekulli sa dhe poezia e Cajupit per Naimin. TE LUMTE POET!

Bukur, si mjeshter e kap dhe e nderton vargun dashuror, vargun per dashurine “Dhe ne mbytem le te mbytem/ Per dashurine perpiqem./

“Bote e permbysur”, kenduar plot ndjenje e dashuri per dashurine.

Loz aq kendshem e bukur ne vargje lirike, vallzon lirshem e sjell poezi embesi… “Ishte Koha”, “Duke kerkuar”, apo Perla De Ksaba.

Vargjet rrjedhin lirshem, rrjedhin e gurgullojne si ujet e gurrave tona ne ato ane. I lexon, perjeton cka lexon dhe kenaqesh me to.

“Gjitones”, nje perle ne kete liber, ndoshta dhe me gjere…

Nje gdhendje mjeshterore poezia” Pranvere e perhereshme”, “Tronditje ne kalldrem”- nga motivet popullore, nje poezi lirike qe te mrekullon.

“Natali” nje poezi tjeter shkruar plot shpirt dashurie. Poezia “Nem..” mjalte-mjalti nga poezite e librit, nje mbyllje shume e bukur e domethethenese- mjalte jete.

Ne vjershat lirike – poeti aq bukur evokon kohen kur poeti i shquar lirik, i pa vdekeshmi K.TH. Spiri( i cilesuar si poeti lirik me i mire ballkanik ne kohen e tij), kendonte aq cilter e bukur, e Koco tani, me ndikim dhe nga ai shkruan e sjell keto perla liriko-erotike poezi. Koco esht dhe nje nga studjuesit kryesore te ketij Poeti .

“Kafazi i dyfishte” – nje kryepoezi do ta quaja, “Tufezimi marrezise”., thjesht, shkurt, sakte e qarte thene gjithcka .

“Hajk ne pelegrinazh” te renqeth, te trondit, e perjeton cka lexon, te trishton.. Nje poezi qe duhet te jete ne librat shkollore, te mesojne nxenesit te kaluaren jo fort te larget…

“Martiret e fjaleas”, nje tjeter poezi mrekulli.

Koco, poezia juaj njeh vetem rritje, ato lexohen me kenaqesi, mberthehesh pas tyre, se ne to gjen ato qe ti ndjen, qe do ti thuash, po nuk mundesh se nje mision te tille e kini ju te caktuar fale talentit qe kini te lindur. Te uroj me shpirt SUKSESE!

PS.

Nuk marr persiper te bej analizen e kesaj vepre teper- teper te mrekullueshme nga ty poet i talentuar, as te bej kritiken e vepres- se nuk jam i atij profesioni-, por shkrova disa shenime te ndjera me shpirt kur lexova kete veper. Ju falnderoj qe me krijuat mundesine ta kem kete veper ne Biblioteken time. SUKSESE POET. SUKSESE PATRIOT!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora