Kulturë
Rrustem Geci: Lufta III Botërore
E diele, 06.12.2015, 10:51 AM
LUFTA III BOTËRORE
Në Roganën ku unë jam bimur
zemër e lisit stuhinë e ndien
të gjallë janë yjet, i urtë dielli
atdheu është më e dashura grua
I përgjakur jam deri në shpirt
xhepat i kam krejt të harruar
kraharorin me beteja luftërash
dhe jetën, me grimca çastesh
Fol o luftë ! Fol kafshë e zezë
të gjithë popujt janë përgatitur
kjo botë e të gjithë neve, drejt
luftës (vëllavrasëse) po shkon
Në rast të një Lufte të tretë
poet i Roganës, ku do të jesh
në studion tënde, a diku tjetër
në luftëra qielli nuk jep as lot
Kosovë, toka sheh dhe dëgjon
të mëdhenjtë po bëhen gati
Prizreni të gjithëve na thërret
të bashkohemi rreth flamurit!
Rrustem Geci - Dortmund, 2. 12. 2015
KUR POPULLI PYETË
E vërtetë është toka, i vërtetë dielli
pushteti s´fitohet duke e vrarë fitoren
pushteti s´mbahet duke e vrarë atë
në kuvend s´shkohet me helm e armë
Kosova s´ është vetëm e deputetëve
ajo është e të gjithë qytetarëve të saj
Poshtë premtimi i atyre që do të vijnë!
Poshtë lavdia e atyre që po shkojnë!
Populli po heshtë, populli po shikon
çka jeni duke bërë me votën e tij, ku
po e harxhoni besimin që ua ka dhënë
pse s´flisni mes vete, pse s´ bisedoni
a e shihni në çfarë belaje keni rënë
Kosova po sheh, Kosova po shikon
Poshtë premtimi i juve që do të vini!
Poshtë lavdia e juaj që po shkoni!
Lënia inateve është e domosdoshme
firma mbi marreveshtjet s´do duhej të
hidhej. I druhem këti j zgjimi të vonë
pushteti s´fitohet duke e vrarë lirinë
as pushteti s´mbahet duke vrarë atë!..
Rrustem Geci - Dortmund, 18. 11. 2015