Kulturë
Demir Krasniqi: Ku po shkon moj kënga shqipe
E diele, 06.12.2015, 10:46 AM
Parodi aktualiteti :
Oh, ku po shkon moj kënga shqipe
-Këndohet sipas melodisë së këngës popullore:
”Oh, ku po shkon moj Rrushja e lalës”-
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Rrugëve t’ çoroditjes ?!
Bej, aman, aman, aman ,
I ke ikë traditës !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
Ishalla kthen apet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Me mindil në dorë –e ?!
Bej, aman, aman, aman,
Kurrë s’ k’ndon për dëshmorë –e !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët dëshmorët për ty!
Për pare e petulla –
Ishalla i k’ndon apet!
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Lye, ngjye me thonj –e ?!
Bej, aman, aman, aman,
Kurrë s’ këndon për heronj – e !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët heronjtë për ty !
Për pare e petulla –
Ishalla i k’ndon apet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Nëpër shumë kanale ?!
Bej, aman, aman, aman,
Me tekste banale !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
Këndon banalitet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Veshur me atë gërb –e ?!
Bej, aman, aman, aman,
Me melosin serb – e !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
T’ del gërba apet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Me dimi pa brekë – e ?!
Bej, aman, aman, aman,
Me melodi greke !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
Zhveshë brekët apet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Me shtëllungë n’ maje furke ?!
Bej, aman, aman, aman,
Me melodi turke !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
Turqisht k’ndon apet !
Oh, ku po shkon, moj kënga shqipe –
Gjysmë lakuriqe ?!
Bej, aman, aman, aman,
Si t’ mos ishe hiqe !
Oh, këngë, o sy –
T’ mjerët na për ty !
Për pare e petulla –
Do të zhvishesh krejt !
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 03.12.2015.