E enjte, 02.05.2024, 04:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Selimi: Sylejman Dërmakut, personalitet me vlera

E diele, 06.12.2015, 01:56 PM


Sylejman Dërmakut, personalitet me shumë vlera...

Nga Tefik Selimi

Dje, salla e KK, në Gjilan, ishte vend i vogël për t’i zënë adhuruesit e krijuesit “Vjeshtës letrare...”, të cilët, si një, kishin ardhur nga shumë mese: Vitia, Ferizaji, Bujanoci, Kamenica, Prishtina për ta përcjellur Manifstimin Kulturor kushtuar Portretit letrar të Sylejman Dërmakut, shkrimtar nga Prishtina. Ky është edicion i gjashtë me radhë  i “Vjeshtës...”, i cili Manifestim organizohet nga asociacioni i shkrimtarëve, Ars Clubi “Beqir Musliu” të mbështetur nga Komuna e  Gjilanit, por të udhëhequr nga Sabit Rrushtemi, poet gjilanas. Fillimisht, Sabit Rrustemi, tha se, sot po kremtojmë dy festa: 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ku shfrytëzoj rastin t’ua uroj të gjithëve nga zemra festën tonë Kombëtare, por edhe “festën “e dytë, që sot po mbahet këtu për Portretn letrar të Sylejman Dërmakut, shkrimtar. “Fati e deshi dhe kjo ditë e shtunë qëlloi Dita e Flamurit: Urime dhe gëzuar kjo Ditë e pavarësisë së Shqipërisë dhe e shqiptarëve kudo që janë, të cilët, pavarësisht rrethanave historike, ndihen pjesë e kësaj  date dhe bëhen pjesë kësaj Feste Madhore”. Ai shtoi se, protagonist i kësaj veprimtarie letrare, është shkrimtari dhe publicisti ynë e i juaj, Sylejman Dërmaku, i cili, po e përcjell thuaja dhe vitin e 65-të të jetës së tij, po prezentohet dhe vlerësohet në qytetin e  Gjilanit, këtu ku para sa dekadash, erdhi nga Shipashnica e Kamenicës dhe kreu shkollën e mesme për të vazhduar më pas drejt në Prishtinë, ku kryen Shkollën e Lartë pedagogjike e më pas edhe Fakultetin Filologjik – drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Jo vetëm kaq. Ai, si shtoi S. Rrustemi, - punoi si mësimdhënës, mandej si profesionist i gazetarisë, e më pastaj, punoi si redaktor i revistës pedagogjike, arsimore e shoqërore “Shkëndija”, mandej punoi si bashkëpunëtor i disa revistave shqipe, i cili, i njohur si redaktor gjuhësor i qindra librave, sidomos në aspektin gjuhësor. Ai, viteve të fundit, në Kosovën e pas luftës, Syla i rreket tregimit dhe publicistikës, ku brenda dhjetëvjetëshit të fundit, arriti ti botojë tetë botime letrare, katër vëllime publicistike e katër të tjera me tregime. Dhe, në agjendën tonë të Manifestimit Kulturor “Vjeshta letrare...”, ky njeri, shkrimtar e publicist, e meriton të nderohet e vlerësohet portreti i tij krijues në këtë festë të dyfishtë këtu në Gjilan”. E pranishme në këtë Manifestim Kulturor ishte edhe  Sanije Gashi, redaktore e Revistës “Teuta”nga Prishtina, e cila tha se, unë sot jam e privilegjuar në këtë “festë” që i kushtohet njërit nga bashkëpunëtorët më të respektuar dhe të merituar të revistave, z. Sylejman Dërmaku, i cili ka bashkëpunuar një kohë të gjatë me ne. “Ai ka bashkëpunuar me ne në revistën “Teuta” e me revista të tjera shqipe, por edhe ka shkruar editoriale e shkrime të tjera publicistike tash e 30 vjet. Syla, përherë ka qenë i pranishëm në rubrikën prestigjioze, aty ku vlerësonte dhe ipte “ders” për të gjithë lexuesit. Shkrimet e tij kanë qenë shkrime me nivel të lartë, të cilat, sot po dëshmon se ai e ka dashur punën shkrimore. Unë do të ndalesha më tepër në pastërtinë e gjuhës, ku Sylejman Dërmaku ishte një “zenit” i përpiktë dhe bëri punë solide në lekturimn e revistës. E di si sot kur të tjerët, flisnin fjalë miradie për anën gjuhësore që e bënte kolegu ynë e i juaji, z. Syla, i cili derdhi mund dhe përkushtim në redaktimin e faqeve të revistave tona. Ai gjithmonë rubrikës që e mbante i jepte “shije” gjuhësore që ia kishim për lakmi edhe të tjerët. Unë e quaj njeri me vlera jo vetëm letrare, por edhe njerëzore që, kësaj here e nderon Ars Clubin në fjalë “Vjeshta letrare...”. Daut Demaku, shkrimtar nga Prishtina, tha se, e kam vështirë të flas pas fjalës së Sanije Gashit, redaktore e librave, e cila, si zonjë e gazetarisë, e mbuloi krejt atë që kam dashur ta them unë për kolegun tim, Sylën. Pse po e them kështu? Dihet: ajo, kësaj here e ka ndërtuar shtëpinë me tjegulla, kurse unë me kashtë. Pra, fjala ime, pas saj, do të jetë aq e pa shije, sepse, nuk mbeti tjetër të flitet për kolegun, njeriun e gjuhëtarin e spikatur, z. Sylejman Dërmakut. “Syla është njeri, gazetar, publicist, shkrimtar e mbi të gjitha, njeri. Sylën e njohin të gjithë. Ai e meriton notën dhjetëshe. Sylën e njeh krejt Kosova. Unë, për herë të parë e kam njohur Sylejman Dërmakun para 45 vjetësh. Edhe atëherë ishte një paralajmërues se do të jetë një gjuhëtar i mirëfilltë e i zellshëm. Kjo u bë realitet. Syla është njeri e personalitet me vlera. Ai është njeri i vërtetë. Të tillë njerëz, të vërtetë, e  vazhdojnë jetën... Nuk ndalen. Ky shkoi gjurmave të  doajenit të gazetarisë kosovare, Ali Sutaj. Ai ishte njeri i vogël, i thjeshtë, i afërt, i dashur, i cili shkroi gazetari publicistike artistike. Syla im e i juaj po e vazhdon ritmin e tij të publicistit. Sepse, si ka shkruar A. Sutaj shkrime fort me përkushtim, edhe Syla po hapëron kah një gazetari ose publicistikë artistike. Këto shkrime janë me vlera, si eseja, shkrimi i shkurtët e i saktë etj. Andaj, po ju betohem, se, asnjë libër në shkon në botim, pa e pasur nëpër dorë Sylejman Dërmaku.Unë kaloj nëpër gabime, Syla – jo! Ky i ka katër  merita të mëdha në jetë, e ato janë: së  pari është njeri, mandej është shqiptar, besimtar dhe profesionist në “zanatin” e tij prej gjuhëtari”. Prof. Dr. Faik Shkodra, tha se, për opusin letrar të këtij autori janë shkruar vështrime, analiza, studime, trajtesa, janë bërë diskutime dhe brenda shkrimeve të tilla është thënë tjesht e qartë pa ndonjë subjektivizëm se, Sylejman Dërmaku, edhe si gazetar i dalluar, me mënyrën e kapjes e trajtimit të temave bosht, ka hedhur dritë mbi problemet e shumta të realitetit shoqëror e historik të shqiptarëve në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe punës së tyre. “Ai është i njohur si bashkëpunëtor i disa gazetave e revistave, si janë “Rilindja”, “Pionieri”, Shkëndija”, “Teuta”, “Kosovarja”, “Metalisti”, “Ekonomia” etj. Dhe, si ishte anëtar i kryesisë së Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, i cili diti t’i lëvërojë gati të gjitha llojet e shkrimeve informative, analitike dhe letraro-publicistike, si: editorialin, komentin, vështrimin, intevistën, repotazhin, udhëpërshkrimin, skicën dhe sidomos vlera të çmueshme letrare, estetike, gjuhësore e stilistike dhe veprat satirike, si janë: “Në emër të popullit”, “Ta rrënojmë të vjetrën”, “Sa herë të ta them”, “Fundshekull – Lingë kohe”, “Fillimshekulli- Lingë kohe”, “Viti i acartë” etj. Pra, veprat e Sylejman Dërmakut, me përmbajtjet e pasura, zhdavaritin mjegullën që vazhdon të mbulojë të vërteën mbi rrejedhat e zhvillimeve dhe proceseve shqetësuese, të cilat janë bërë dukuri të zakonshme, dukuri që vrasin mendjen e njerëzve të pastër e me ndërgjegje të kristaltë morale e kombëtare. Në veprat e Sylejman Dërmakut vëren motive që ta përkujtojnë botën ndjenjore dhe zërin e Mgjenit, Naimit, Nolit, Konicës, Fishtës, Lasgushit, Bulkës, Ali Sutajt, Jeseninit, Lamartinit, duke i siguruar në këtë mënyrë krijimeve letrare ushtimën drithëruese të baticave të detit të  trazuar nga dallgët e pandalshme”, ka shtuar, z. F. Shkodra. Ndërsa, Shefki Stublla, autor, tha se, formula e suksesit të tij është: punë, punë natë e ditë.”Personazhi kryesor i këtij takimi është z. Sylejman  Dërmaku, i cili me punën  e vet aktive, është shembulli se si arrihet duke punuar. Unë jam i lumbur që jetoj dhe bashkëpunoj me Sylën. Për mua, Syla është njeri me dije shumë. Nëse doni që libri i jua të flas shqip, jepni atë Sylës ta redaktojë gjuhësisht. Dhe, e fshtehta e Sylës është sinqeriteti dhe mjeshtër i madh i fjalës së shkruar”.Gani Bytyqi, tha se, ju sot keni ardhur këtu për të thënë një fjalë, për të vënë kolorit e për t’i dhënë dritë e shkëlqim, si nga aspekti intelektual e krijues, gjuhësor e miqësor potretit letrar të S. Dërmakut. “Edhe unë lakmoj rrugën e tij krijuese e intelektuale. Ai sot po shkëlqen, sikur po shkëlqen veprimtaria e tij letrare, publicistike e satirike. Ju sot e keni nderuar portretin e Sylës, por njëkohësisht, është nderuar gjuha e kultura jonë. Urime, Sylë vepra e puna!” Në fund, Sylejman Dërmaku, shkrimtar tha se, pas këtyre fjalëve të ngrohta e me vlera nga kolegët e mi, unë e kam pak si vështirë të flas. “Po e pranoj këshillën e Lasgushti të madh, i cili ka thënë se, autori duhet të flas vetëm dy fjalë. “E lehtë është të flasësh kur ke për çka të thuash. Kjo ishte e është vepra ime, e cila do të vazhdoj aty ku është... Ju falenderoj të gjithëve që më keni nderuar me pjesëmarrjen e juaj. Unë jam mirënjohës të madhit publicist, Ali Sutaj, i cili më udhëzoi këtë rrugë që e kam në shpirt e në zemër të punës sime. Ju falemnderit miq e kolegë të nderuar!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora