Kulturë
Demir Krasniqi: Këshilla jetësore
E enjte, 10.12.2015, 07:45 PM
Parodi :
Këshilla jetësore
N’ daç mos me t’ ra flokët si Isa –
Shko n’ shitore e blej plisa !
N’ daç me ditë çka është amshimi –
Merr mësim çka thotë Hashimi !
N’ daç me shpëtua pa t’ djegë prushi –
Merr mësim çka thotë Ramushi !
N’ daç me shpëtua pa u sëmurë nga klima –
Merr mësim nga Fatmir Lima !
N’ daç me shpëtua pa t’ dhimbtë trupi –
Merr mësim çka thotë Jakupi !
N’ daç me shpëtua pa t’ rrokë nxehti –
Merr mësim çka thotë Behxheti !
N’ daç me ndejë qysh është ma s’ urti –
Merr mësim nga Albin Kurti !
N’ daç me shpëtua pa t’ rrokë vreri –
Merr mësim nga Visar Ymeri !
N’ daç me pa si agon dita –
Merr mësime nga Edita !
N’ daç me pa ç’ është marifeti –
Merr mësim nga Atifeti!
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 05.12.2015.