Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Këshilla jetësore

| E enjte, 10.12.2015, 07:45 PM |


Parodi :

 

Këshilla jetësore

 

N’ daç mos me t’ ra flokët si Isa –

Shko n’ shitore e blej  plisa !

 

N’ daç me ditë çka është amshimi –

Merr  mësim çka thotë Hashimi !

 

N’ daç me shpëtua pa t’ djegë prushi –

Merr  mësim çka thotë Ramushi !

 

N’ daç me shpëtua pa u sëmurë nga klima –

Merr mësim nga Fatmir Lima !

 

N’ daç me shpëtua pa t’ dhimbtë trupi –

Merr mësim çka thotë Jakupi !

 

N’ daç me shpëtua pa t’ rrokë nxehti –

Merr mësim çka thotë Behxheti !

 

N’ daç me ndejë qysh është ma s’ urti –

Merr mësim  nga Albin Kurti !

 

N’ daç me shpëtua pa t’ rrokë vreri –

Merr mësim nga Visar Ymeri !

 

N’ daç me pa si agon dita –

Merr mësime nga Edita !

 

N’ daç me  pa  ç’ është marifeti –

Merr mësim  nga Atifeti!

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 05.12.2015.