E marte, 15.10.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Ndjesi vjeshte

E shtune, 12.12.2015, 08:05 PM


DRITA LUSHI

 

NDJESI VJESHTE

-Cikël poetik-

2015

 

Dielli fshihet në syrin tënd

 

Këtë mbrëmje,

Teksa dëgjoj zhurmën ndjellëse të lumit,

që rrjedh në të njëjtin shtrat prej

dhjetra vitesh;

muzgu i përskuqur,

shtrin ca krahë të bukur,

duke shtyre ditën

dhe afruar natën…

Por,askush se di që Dielli i trazuar

bën sikur perëndon,

Po strehoet pikërisht

në syrin tënd.

Në mëngjes, ti pulit

qepallat,

dhe diellin

lëshon në qiell

Pasi më ke dritësuar ëndrrat!

Veç unë e njoh ngjyrën

Ku fshihet dielli në muzg…

Edhe nëse do të thoja

që era dhe gjethet,

dhe e kaltra e mëngjesit

dhe grija e maleve

dhe kurora e qiellit

më kujtojnë

blerimin e syve të tu,

askush sdo ta dijë folenë e tij..

Veç unë…!

 

 

Hëna Blu

 

Sonte hëna është blu,

Dhe m’u kujtove ti,

që dallgëzon drejt meje si deti

dhe vështrimi yt, i thellë si liqeni…

por unë, kurrë s’do ta tregoj ngjyrën e syve të tu.

Ndërsa era kapërthen frymën e saj

Neper Floket e tu te dendur,

Une e di, që çdo fije ka një histori,

Por kurrë nuk do ti tregoj pyjet, ku degdisem me ty

S’do tregoj asgje;

As emrin

As zërin

As fytyrën

Ndërsa ti, kurrë s’do ta dish

Në të dua, apo do të të dua

Sepse, të kam zgjedhur jashtë ëndrrës,

Të jesh ndërgjegja ime, që ëndërron për Dy.

Sonte Hëna është blu…

E mua, mi përshkruan gishtat si dridhje

Këto vargje për ty.

 

 

Çast intim-

 

Tani, të kam aq pranë,

Sa kam harruar,

çdo zënkë,

çdo fjalë…

Dhe nis e luaj me flokët e tu,

duke ti rregulluar pas veshit

ashtu si të një vajze.

(çmendem pas lojës së flokëve!)

 

Sapo buzëqeshja jote,

nis të më mbulojë fytyrën,

ti jap ty, sytë e mij,

Që vështrimi dhe ngjyra e tyre, të jetë një.

 

Ndërsa gishtat nisin të ngatërrohen me të tutë

në një lojë po aq të ngatërrueshme,

asnjë fjalë s’është e duhura.

(e ç’na duhen?).

Gërmat fluturojnë të gjitha në eter,

Për ti lënë vendin,

kraharorve të bymyer me ndjenjë.

Tani… të kam më pranë…

 

 

Ndjesi vjeshte...

 

Vjeshta,

ka lëkurën dhe përndritjen e ëndrrës në agim,

Thellësinë e puthjes

Dhe trishtimin e lotit mbi buzë;

Verdhëllimën e fjalëve,

kur gjëmojnë më shumë

se regëtimat e zemrës;

Kuqëlimin e ndjenjes

që të cmënd,

të gëzon,

të huton,

të tremb,

të drithëron….

Vjeshta, ka ti-takun

e D(r)itës;

Ajo, është dashuria ime e përhershme.

Që nga lindja, gjer në vdekje!

 

 

Pas Teje

 

AsKush s’e di, kush fshihet pas teje…

Në të vërtetë,

të gjithë të njohin,

Pamjen,

Njohin emrin

Por askush zemrën;

Askush s’e di, që pas një burri të fortë si Ti,

Rrjedh një shpirt i butë,

Që unë e prek me fjalën time;

Askush s’e di, që pas një burri të fortë

Fshihet një zemër e brishtë

Që e ushqej me poezinë time…

KurrKush s’e di…

Asnjë…!

 

 

As Ne…

 

As ditë, as natë.

Mu(z)g.

As orët, s’u bënë minuta

As minutat, s’u puthën në orë.

(Mos)Kohë…

As dielli lindi yje,

As yjet s’u ngjizën në diell.

Gri

Veriu qëndroi aty.

E jugu  s’ lëvizi qerpik.

Dhe ne…

Shpinëkthyer …

Ngujuar në pole…

 

 

Njëqind(e një)

 

100 herë

Jemi

Dashur,

Puthur,

e nga malli

edhe kemi qarë.

100 herë

Jemi sharë,

s’kemi folur,

jemi grindur,

e shpinëkthyer,

ikur kemi në pole,

per të mos u parë.

Veç dashuria

gjeti 101 shtigje

te shkrinte,

male mërish

e te na vinte përballë.

 

 

SYTË

 

Ah, sytë, sytë!

Kur janë larg, qielli ndahet përgjysmë

Kur lidhen me vështrime,

Qiejt bëhen dy

dhe bota,nis të ndërtohet nga fillimi, përsëri!

Ah, sytë..!

S’duhet ti lije peng tek unë

As unë tek ty, të mite!



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora