Kulturë
Gjon Markokaj: Jeta - si vetë natyra
E diele, 13.12.2015, 11:17 AM
JETA = SI VET NATYRA
CIKEL POETIK NGA GJON MARKOKAJ
ME GËNJESHTRA S' KA RILINDJE
... !
Detyra është nderë, jo privilegj
Njerzit poshë , po u duken, t' vegjël
Kjo s' është rilindje vetëm ZHGËNJIM
... !
Kjo nuk shkon o,o, "t' lumet parti"!
Po vazhdoni, me nji "bilanc t' keq"
Me rrotacion ndryshohet pushteti ..,
-- "Çfarë zën gjarpëri, ujku s' e han "
- O pushtetarët e Vëndit Tim,
Popullin, kështu po e dehni !
-- "Shteti i parë punoi keqë" ...,
S' është burrni; m' u ra përsëndëmi
Sa larg jeni, nga RILINDJA
Barometër, është ndryshimi
Kini mbetë, me do fjalë t' vjetra
-- Më gënjeshtra s' ka Rilindje !
Po i hupni rrolin rrotacionit...,
T' majtë e t' djathtë, ''t' mirë e t' këqinjë''
Specialisti, inxhinieri, profesori
Duhet mbajtë e s' duhen braktisë!
Eshtë koha, o, populli im
T' i votojmë, t' mirët e t' aftit
-- Nëse themi, do t' rilindim
T' i largohem militantizmit...!
... !
Detyra është nderë - jo privilegj
Njerzit poshtë, po u dukën, t' vegjël
Kjo, s' është rilindje vetëm ZHGENJIM...
... !
FRUTI I PUNËS T' PASQYRON
Lule çelin çdo pranverë
Pavarsisht nga dimri i ftoftë
S' i zëmrohen motit keq !
I marrin vlagën e lulëzojnë
Bukuri ... gjithçka përtrihet
Sythet çelin dhe gjëlbrojnë
Lulëmerdhokullat, delin t' parat
Çelin thanët si qylim i verdhë
Plotë me vathë, mbushen lejthijat
Edhe shelgjet, kajzë lëshojnë
-- Aromë japin manushaqet
Dalin bletët e nektarë bashkojnë
Lart n' male kurë bora dejet
-- Mbushen rupat luleborë....,
Si qylim shëndrisin lëndinat
Thëllënxat rrupave, pupthi kërcejnë
Këndojnë bilbilat, lakut bjeshkës
Nëpër pyje, kudo në male
Zogjët bukur ja thonë këngës
Kafshët e pyllit dalin prej zgavre
Orë e zana e shtozavalle
Hedhin valle, n' dritën e hanës
Në Lenditë, mbi Thep t' Shipevet
Ato t' Malit, ja marrin gëngës
Ruaju, natën "Logut t' Zânavet"
Atyre t' malit, mos u prej rrjeshtin
Me hecë natë, me shumë kujdes
-- M' u ruajt, mos me ra, në t' hasun!
Në mëngjes, sa zbardhë agimi
Ngrohtësi epë dielli i pranverës
N' lisat pyllit këndon turreci
S' largu, vjen kënga e qyqës
Me pasë kujdes çdo pranverë
Pa këndue qyqja, n' mëngjes
M' e hëngër nji kashatë bukë !
"Me t' mujtë qyqja thonë është keq"
Në mëngjes, sa lindë dielli
Punëtorët nisën për në punë
Këngë të bukura, përcjell pylli
Barinjët tufat, n' kullotë i çojnë
Punëtorët, n' ara nisin punën
Kurë djerësiten, ndiejnë kënaqësi
Fruti i punës, të pasqyron
... -- Të sjell vlerë e begati
VARGU I POEZISË
... !
Këtë, s' e thashë unë
e pat thënë, Maliqi motis:
-- "Më mirë nji herë jo,
se kic - kic gjithë ditën"
... !
Si drita ujtë dhe ajri
E jeta që e dashuron
Eshtë vargu i poezisë
Ai, zëmrën ta ledhaton
Kur zbardhet e verteta:
-- Dashurohet zëmra
Shpirti paqëtohet ...,
-- Defrehet mëndja
-- Vargu gjëndet te ata
Që s' e mëndon njeri:
-- Të njerzit e thjeshtë....,
E gjën, në shumë shprehi !
"Pohja e johja, thonë jânë çare "
-- Dashuria, më e bukur
Është dashuria, për t' vertetën
Fjala, m' e bukur është: fjala "jo"...,
Fjala " jo " , tregon t' vertetën
Prandaj ruhet shprehja:
"Mate fjalën e thuaj: "po " ose "jo"!
Nëpërpohen, "triblon gënjeshtra"
''Po'', na thonë: s' dalin t' verteta
S' e mbajnë fjalën që e thonë!
-- Fjala "jo", është e verteta...
Ajo, mbetët: m' mira fjalë ! !
...!
Këtë, s' e thashë unë
e pat thënë, Maliqi motis:
-- "Ma mirë nji herë jo,
se kiq - kiq gjithë ditën"!
... !
JETA ËSHTË DASHURI E VERTETË
Jeta, vjen si vetë natyra:
Me gëzime e hidhërime ,
skamje durim e vuajtje ...,
Ndonjëherë, të vjen si dramë,
të cilën duhet, m' e përballue
Jeta është: mal që s' thermohet
-- Eshtë m' e ëmbël se vdekja
Jeta është: dashuri e vertetë !
"Ndjeshë ku iksha e jo ku metsha" !
Ruajni fjalët e t' parëvet:
"Ikni së keqës; përçafojeni, t' mirën" !
-- "Ruaje gjuho kryet"... !
"Çfarë t' bjen dekiku, s' ta bjen shekulli" !
ZËMËRBARDHI ËSHTË NJERI
"Zëmërkeqi" e t' tjerë shejtanxhi
- Ja kalojnë edhe "djallit" vetë
Janë "shpirtëkëqinjë e zemërzi"...,
-- N' ata Zoti mos t' përpjektë !
Zëmërbardhi, është njeri !
-- Ai s' të pret në besë
Vdes me ty e s' njeh trathëti
Gjithënji e tregon, t' vertetën...,
Ka njerëz "mashtrues dhe intrigant"
-- Edhe "luciferrit", ja kalojnë!
Janë t' "krymbur" e s' shikojnë përpara
-- Edhe shtetin po e pëngojnë !
-------------------------0-----------------------
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Dhjetor 2015-