Kulturë
Qazim Shehu: Shami e erës
E diele, 13.12.2015, 10:33 AM
SHAMI E ERËS
QAZIM SHEHU
Kumti memec gjuhëprerë djeg spec
Në ndjesi; i erës dinake që fluturon si shami
Hapësirës paranonjake.
Fluturon era mbi kufij shtetesh
Hyn e del dhe shaminë e saj
E vë mbi fytyra të vdekurish
Vrarë nëpër kufij, pa faj…
STATUJAT
Jeta është më e bukur pa to,
Veç pa statujat s`na rrihet,
Në udhëkryqe,sheshe ngado
Ato ngrihen.
Mes dilemës ,vendosmërisë
Si e gjetën shtegun,
Duke ia bërë me hile historisë,
Me pashaportë të hekurt.
Ndonjëra që hyri pa vizë
Dhe në shesh zuri vend,
Më shumë po i pëlqen historisë
Dhe hilen e saj ajo gdhend…
MË DUKET…
Si mund ta shpëtosh a strehosh poezinë
Në një zemër që i ruan ritmet e kohës,
Kur mbi çdo gjë bie hija gri e prozës?
Kur secilit i shkon mendja për lavdi
Në këtë kohë irracionale,
Më duket po troket veç për poezi
Lufta finale…
DASHURIA
Sikur dashuria të shpërndahej si lajm,
do e këndoja si psalm,
Si një përshpirtje plot rrënqethje
Në këtë botë përvëluar në ethe.
Kaq lajme ka sa një lam për të
S`do bënte ta kthente kokën kush,
Prandaj e themi nën zë,
Dhe zemrën me gjak na mbush.
Nëse do e përhanim si lajm,
Pyllin e thatë të ndjenjave
Do gjethëronte si psalm…
ZOTAT
Zotat e Olimpit na dhanë shëmtinë
Që urtë para tyre të rrimë.
Para se të na dhuronin atë
Bukurinë na morën dhe jetën
Që na lë.
Këtë nuk e kuptuam mijëra vjet
Përderisa zotat adhuruam dhe shëmtinë e tyre
E kthyem në shenjt...