E diele, 06.10.2024, 10:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Atij që vrau nënën time!

E merkure, 16.12.2015, 08:14 PM


Atij që vrau nënën time!

Nga Ksenofon  M. DILO

NËNË do të thotë jetë, diell ,ajër, do të thotë shpirt.Nëna është e shenjtë Askush s’ka dalë nga guri.Nënë ka edhe vetë zoti!Një nënë të jep në dorë skeptrin e jetës dhe të vështron .Sa krenare kjo nënë për mirësinë e fëmijës, sa urime sa dritë në sy nëne.Kur fëmija i saj është i ndrshëm. puntor i denjë për jetën,vazhdimi i jetës së saj është vazhdim mirësie dhe ndershmëriie... Ti që vrave nënën e pafajshme, që e torturove dhe e dogje çnjerëzisht, ti kur takove nënën tënde pas veprimit çnjerëzor, munde ta shohësh në sy? Munde t’i afrohesh me dëshirën të të marrë në qafë e të të japë atë ngrohtësinë që vetëm nënat e kanë në gji?thuaj a munde? Ti kishe vrarë mizorisht një nënë . I mjeri ti! Kishe vrarë nënën në kuptimin madhor. Kishe vrarë edhe nënën tënde. Kishe vrarë Zotin vetë dhe me siguri që kur e kuptove këtë u tmerove. Ke dashur të kthehej koha prapa, ke ndjerë të të rrëshkasë toka nën këmbë , je penduar... O qyq! Kjo më mjafton! Sepse e kuptoj që të janë gremisur të gjitha në shpirtin tënd.Nëna ime , nëna që ti vrave edhe e pajetë prapë bëri detyrën e saj si nënë . Të ndihmoi si të të kishte edhe ty bir. . Shko në varrin e saj, qoftë edhe me mendje dhe falenderoje. Nëna fal!Nëna është gjithmonë NËNË!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora