Kulturë
Përparim Hysi: 70-vjet të Faik Ballancës
E shtune, 19.12.2015, 02:18 PM
70-vjet
të FAIK BALLANCËS *
( poezi jubilare)
"Prozator i mirë është ai që, dhe në prozë, është poet!" - Sharl Baudler
Nga Përparim Hysi
Ja i mbushe 70-vjet
Ti prozatori- poet
Se poet ishe në prozë
I bardhë si Albatros!
Mos kujto se ti ke vdekur
Mes lexuesish, gjallë, je gjendur
Je i gjallë, FAIK BALLANCA!
Sikur vjen nga balada!
Tek shfletoj të tuat libra
Në gjithë prozën ia bën prima
Vargu i shkrimeve është i gjatë
Por e gjithë proza është e mjaltë.
Futem lexoj tek "Rrëmbimi"*
Dhe i ngrohtë për ty, urimi.
"Mbama pak pallton, çun"**
Apo "Plumbi del me plumb" ***
Në tregime ia bën fora
Të shkruan shpirti, pa shkruan dora.
Dhe më tutje: një roman!
Një roman si pak veçan.
Shkrove për "Nomenë... larg" ****
Si bukëvale lyer me gjalpë
Ah, ajo "Nomeja e largët!"
Sa heq "koren", dhëmbin plagët.
I re Shqipërisë mbanë
Dhe, kur sytë keq të panë,
Duket vetes i bën "gjyq"
Mu si Krisht u vure në kryq.
Vrave veten, krejt i ri
Sa kishe mbushur tridhjetë e dy
Bash në vitin 1977
U hap lajmi i zi, mandatë.
Vrave veten... jo më kot
Shpirti i brishtë s'duroi dot.
Ike ,por mbetesh në vepra
FAIK BALLANCA rron në zemra.
* në vend të fjalës që do mbaja në takimin jubilar tek "Akademia e Shkencave" ku, për arsye subjektive, nuk shkova dot.
* në thonjëza janë shkrime të të bukurit,Faik Ballanca që , veç tregimeve, shkroi romanin "Nomeja e largët.