Kulturë
Miradije e Gani Gashi: Pavarësia, manifestim kulturor
E enjte, 17.12.2015, 08:30 PM
Nga Miradije e Gani Gashi
Me datë:05.12.2015, me rastin e Festës Kombëtare:
28 NËNTORIT- DITËS SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, Shoqata "Kadri Zeka", (me seli në Kirchheim –Teck të Gjermanisë) organizoi një manifestim kulturor e artistik. Në këtë manifestim morën pjesë përveç bashkëatdhetarëve tanë të cilët punojnë dhe jetojnë këtu dhe nxënësit e shkollave shqipe në Stuttgart me rrethinë,
Pastaj e mori fjalën Z. Miradije Gashi (veprimtare e njohur, poete e pedagoge e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në fjalën e saj ajo tha:
Përshëndetje të nderuar!
Në emër të shkollave shqipe "Bashkimi Kombëtar" në Stuttgrat me rrethinë dhe në emrin tim personal e përgëzoj Shoqatën "Kadri Zeka", e cila ka më shumë se dy dekada që zhvillon veprimtari atdhetare. Andaj sot me këtë rast, në këtë datë të shënuar, i përshëndes gjithë shqipatrët kudo që janë dhe ju uroj 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!
GËZUAR!
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!
Në një atmosferë kaq festive nxënësit shqiptarë prezantuan para të pranishmëve talentin e tyre si në recitime, ashtu dhe në të kënduar e vallëzuar, gjë që bëri që salla ku mbahej manifestimi të buçiste nga jehona e këngëve dhe valleve shqiptare. Kjo edhe më shumë e ndezi atmosferën e mbremjes. Bëri që krenaria për origjinën tonë ilire si dhe traditat tona të lavdishme e patriotike të rriten edhe më shumë.
Pastaj në shenjë nderimi, këtë rast, një mirënjohje të veçantë, në emër të shkollave Shqipe "Bashkimi Kombëtar" në Stuttgart dhe rrethinë, Z. Miradije Gashi ia ndau Z. Leci (kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka"), për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e tij të pashoq atdhetar.
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!