Kulturë
Nebi Dragoti: Poezi idiote?!
E shtune, 19.12.2015, 03:36 PM
POEZI IDIOTE ?!
VLERËSIM I LAJTHITUR
Kritikë
NGA NEBI DRAGOTI
Prita paksa gjatë duke menduar,se do të reagojë kritika jonë e heshtur, mbase, ...edhe hatërlie. Është e pafalshme, kur Çajupi i “Baba Tomorrit”, i “14 vjeç dhëndër” etj. keqinterpretohet sot pa asnjë interes, qoftë edhe politik.Jo, jo nuk desha të jem pozant, në këtë rast, por, me këtë titull shkrimi desha t’i jap përgjigjen e merituar autorit, që e quan poezinë e Çajupit “poezi idiote “. Këtu, më kryesorja është, se duhet mbajtur qëndrimi i duhur. Kjo duhet kuptuar sakt. I mohohet e drejta,që kushdo qoftë, që padrejtësisht të nëpërkëmbi poetin e Rilindjes, që me penën e tij, me frymën tejet patriotike, gjatë gjithë jetës kontribuoi për të mirën e Shqipërisë. Dhe, mbi të gjitha, këtu në këtë çështje, duhet të njohësh si në pëllmbë të dorës historinë shumë shekullore, që t’i bësh analizë këtij personaliteti të letrave shqipe, sepse, për meritën që ka, dekada të tëra letërsia poetike e prozaike është futur në sistemin tonë arsimor dhe me këtë përmbajtje janë edukuar breza, madje, duke i mësuar përmendësh vargjet e tij: “Mëmëdhe quhet toka /ku më ka rënur koka..”. Vepra e Çajupit rrezaton ndjenjën e atdhedashurisë dhe si e tillë ajo është miratuar si vlerë pozitive me frymë kombëtare nga shteti ynë dhe studiusët kompetent të fushës së letërsisë.Nuk e di si ta marrësh këtë qëndrim kundra të M.K, petagog në universitetin e Prishtinës. Ky sensacion, vetëm sensacion, u botua në një a dy gazeta. Në shkrimet e mia, edhe në ato kritika letrare, nuk kam qejf të lakoj konkretisht emra, por ftilloj ide shkencërish dhe estetikisht që të jenë të qëndrushme duke u bazuar tek realja, tek konkretja, pa e deformuar atë edhe në prizmin historik. Kohët ikin, kohët edhe ndryshojnë duke i zënë vend njëra-tjetrës. Njerëzit, gjithashtu ndryshojnë ndjenjat , mendimet, qëndrimet. Ideollogjit udhëheqëse të politikave,gjithashtu, evoluojnë tamam si në dialektikë në kuptimin gjithëpërfshirës të saj. Më së miri , këtë çka shpreha, e ka provuar shteti ynë.Jeta njerëzore shqiptare e ka përjetuar në kurrizin e vet, por tjetër qëndrim politik shtjellohet sot në marrëdhëniet ndërshtetërore. Në krijimtarin gojore dhe atë letrare të shkruar, qëndrimi i djeshëm me Italinë, që na pushtoi më ‘’39-ën ka ndryshuar dhe s’ka përse sot ta quajmë përsëri shtet fashist. Nuk ka përse të ngrihemi kundra krijimtarisë që evokon atë kohë duke kërkuar tjetërsim.. Ne e konsiderojmë vend mik,partner në marrëdhëniet tona reciproke në fusha të ndryshme. Sot po këtë qëndrim kemi edhe me Turqinë, edhe pse është ushtruar nga ana e saj në të kaluarën e largët pushtimi për disa shekuj, ku, atëherë zhvilloheshin edhe luftëra islamofobie të karakterit fetar e hegjemonist, gjer edhe për të nënshtruar e shfrytëzuar gjithë Ballkanin e më tej.Kjo histori dihet dhe është e shkruar edhe nga historianë të huaj. Dihet si është sjellë Turqia e asaj kohe me Shqipërinë. Dihen luftërat dhe qëllimi i strategut Skënderbe kundër këtij pushtimi. Dihej se si luftohej shkolla shqipe nga hordhitë turke. Dihej se si diktohej me forcë përhapja e fesë myslimane dhe e gjuhës turke. Sjell nga kujtesa: në Shpat të Elbasanit, në vitet ‘’70, tregonin disa të moshuar, që mbanin dy emra, njëri prej të cilëve ishte emër mysliman i diktuar nga turqit e asaj kohe për tjetërsim feje etj.etj. Ky problem qe shtrirë gjithandej. Gjithë autorët e Rilindjes në krijimtarinë e tyre, veç bashkëpunëtorëve me Turqinë, kanë motive kundërshtie kundër këtij pushtimi. Çajupi njihet si poet i sarkazmës dhe satirës politiko-sociale. Konstatohet tek krijimtaria e tij një ndjenjë e pasqyruar me sinqeritet dhe realizëm kritik. Kritika shqiptare,lexuesi ynë kësaj krijimtarie i ka dhënë vlerën pozitive, se kështu është. Kështuqë, për këto, ndalem tek vjersha “Punërat e Perëndisë” për të cilën edhe shtjellohet ky shkrim:
“ Kur bëre derr dhe arinë,
Ç’ deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qënkej kjo farë,
Bota do të vinte mbarë,
Dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte”.
Sigurisht,linja e mendimit në këto vargje është vjelje e pasqyrës së realitetit historik dhe qëndrim besnik ndaj këtij realiteti. Ky qëndrim i Çajupit, i ngritur në artin e poezisë ka edhe sensin emocional, që ndikon tek lexuesi në mënyrën më të sinqertë. Bëmat e këqia ,që ka bërë në vendin tonë trgohen në përralla, legjenda, këngë historike përcjellë brez pas brezi. Qëndresa e popullit shqiptar ndaj çdo pushtuesi është gdhendur në memorie të vetë kombit. Ndaj historisë nuk duhet të jemi aspak tolerant dhe ta deformojmë atë në dëm të vetes tonë.Mbarë Bota edhe sot është kundra luftë për pushtim. Gjashtë vargjet e cituara më lart vlerësohen pozitivisht. Për nga ana kuptimore nuk u hek qoftë edhe një presje. Nuk ka përse të dalësh i vetëm mbi atë vepër që është vlerësuar dhe është bërë pjesë e ndërgjegjes kolektive. Në këtë rast, deformimi që bëhet askujt nuk i lejohet që të japë vulën e qëndrimit individual, sepse nuk është plaçkë e tij personale arti i Çajupit. Aq më keq,kur këtu asgjë nuk komentohet dhe argumentohet. Kjo është një lajthitje e përgjumur,fluide, kalimtare, zhurmuese bajate.