Kulturë
Gjon Keka: Burrështetasit si vegël në duart e fatit
E hene, 21.12.2015, 09:21 PM
Burrështetasit si vegël në duart e fatit
Nga Gjon KEKA
Nëse doni të shihni një vend se sa i zhvilluar është shikoni cfarë ka në krye të atij vendi, dhe kush edukon shoqërinë e tij.Historia shpesh na ka mësuar se si një popull që është i edukuar, i arsimuar si brenda ashtu edhe jashtë tij, ai popull tregonë se ka arritur shkallën më të lartë të zhvillimit të tij, të njohjes së tij dhe kjo nuk ka mundur të bëhet pa një lidership të urtë, pa burrështetas që në rend të parë kanë patur edukimin e brezave, pra ushqimin e zemrës së kombit më urtësi, njohje dhe edukim të shëndosh.Sepse mu aty, mu në zemër të kombit duhet punuar më tepër aty qëndron rinia që rritet me mësimet e së kaluarës së paraardhësve të vetë duke e kuptuar dhe njohur në thellësi vetëveten, identitetin, rrënjët dhe rrugën e të ardhmes së lumturisë së kombit të tyre.
Një burrështetas i urtë dhe vizionar, mbetet përgjithmonë referencë, i paharrueshëm në analet e historisë së botës.
Nga pasqyra e përgjithshme e burrështetasve europian më i vecuar në shekullin e XV ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ai ishte pasqyra e mbretit prestigjioz europian, dhe se emri i tij i madh jehoj në tërë popujt dhe kombet e civilizuara si një strateg dhe burrështetas i urtë e vizionar, sepse me anë të veprimeve të tij bota njohu atë dhe vlerat e tij si një personalitet mbikohor i qytetërimit të përgjithshëm europian. Por emri i një burrështetasi të madhe është jo vetëm për shkak se ai tashmë është provuar nga veprat e tij si i tillë, por edhe për shkak se ai e njeh të ardhmen e popullit të tij.Kështu që një burrështeti është i kujdesshëm edhe në zgjedhjen që bënë për ta ruajtur autoritetin, për ta ruajtur ndoshta mund të thuhet edhe moralin dhe të drejtën e përgjegjësin që ai ka marrë mbi krahët e tij për vendin dhe kombin.
Por ai duhet të jetë i kujdesshëm edhe në zgjedhje në mes të dy zjarreve, në mes të të kqijave, dhe kjo sic nënvizonte ish-presidenti amerikan Franklin se "Burrështeti është pothuajse gjithmonë në gjendje të zgjedh të keqen më të vogël në mesin e dy të këqijave.”
Një burrështetas i urtë është ai që mbron lirinë e don lirinë, dhe i shërben vendit për ta bërë atë të dashur dhe me fat të madh nga ae ardhmja.
Liria është ligj, dhe në këtë ligjë të gjithë popujt liridashës frymojnë dhe lëvizin dhe kanë të njejtën liri, atë liri që buron nga rrënja e ligjit të lirisë.
Burrështetasit e vërtetë e kanë lirinë si vlerë, poashtu pastaj edhe i tëri kombi dhe populli e konsideron lirinë si vlerë të tij.
Por sic thoshte me të drejtë Friedrich Richter si lira, ashtu edhe pasuria dhe fuqia e një vendi nuk vjen nga jashtë por nga brenda, kështu që, "asnjë vend nuk është i pasur apo i fuqishëm nga ajo që merr nga jashtë, përkundrazi, nga çdo gjë që ai nxjerr nga vetja e tij..."Por kjo vetëm nëse vendet që në proceset e rëndësishme historike kanë patur mbi të gjitha një lidership të urtë dhe vizionar që i ka pri cështjeve dhe ka punuar zellshëm e me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e kombit duke nxjerr thesaret nga brenda dhe duke e afirmuar kombin jashtë, pra duke e bërë atë që të shihet me sy pozitiv, të progresit dhe të dritës.
Burrshtetasit janë ata që duhet që më së tepërmi të kontribojn në mënyrë të konsiderueshme në zgjidhjen paqësore të disa nga problemet më të rrezikshme të kohës. Ai duhet të ketë kapacitet të pakontestueshme që të forcoj institucionet administratën, dhe të jetë drejtues i denjë i çështjeve politike, të ketë një urtësi të madhe, mendjemprehtësi etj.Poashtu një burreshtatas i madh i shërben vendit të tij për të mirën e përgjithshme, ai duhet të jetë mendja dhe duart punëtorë të shtetit, apo në qeverisje, në lidership, pra me këtë ai tregon se është i aftë për shumë procese, për lëvizjen e kaheve të historisë drejt të ardhmes, pastaj është e sigurt dhe i cili nuk ndalet, por vazhdonë të punojnë në rrugën që ka nisur me duart dhe mendjen e tij për atdheun, shtetin dhe kombin.
Burrështetasi duhet të jetë i shquar, të ketë aftësi shumë të ndryshme, ai duhet të konsiderohet dhe të ketë posaqërisht enciklopedinë e njohurive kjo e bënë atë një burrështeti të shquar. Një burrështetas të vërtetë fryma e tij pozitiv nuk e lë atë që të joshet nga imagjinata, por ai është në gjendje t'i kuptoj gabimet e tij në politikë, ai nuk duhet të hyj rrugës së cmendurisë dhe biznesit, sepse ai më nuk është burrështetas por tregëtar dhe i jo i dëmshëm për kombin dhe shtetin.
Ndërsa një burrështetas është një intelekt i fuqishëm, dhe tepër i vendosur në vendimet e tij, në punën e tij, në vizionin dhe në përgjegjësin që ka.Ai duhet të ketë një frymëzim origjinal, dhe vepra të denja në të mirën e atdheut dhe në ndricimin e skutave të errëta nëse vendi i tij ka ose ka bërë me qëllim devijimi, ai në disa raste duhet të jetë edhe rojtar i pakompromis ndaj velrave, kulturës dhe shtyllave të kombit të tij.
Një burrështetas duhet të ketë dukje serioze, qëndrim fisnik, kujtesë të plotë, metodik, vizionar, veprues, specialist, plot pasion me arsye, dhe gojëtar(orator). Ndërkaq kur ai është para publikut ai duhet të ketë një prezantim dhe diskutim dinjitoz, te jetë jashtëzakonisht i qartë, i saktë, i mprehtë, dhe i besueshëm e besnik në atë që thotë, pra t'i bëjë një fjalët me vepra dhe anasjelltas.Sepse sic dihet në fjalimet e tij pasqyrohet e tërë natyra e tij.Ai duhet të jetë entuziast dhe njeri që lenë gjurmë në jetën e tij prej burrështetasi.
Burrështetasi është gjithmonë në betejën e ideve, ai duhet të ketë superioritetin e një gjeniu i cili prodhon efekte dhe arrin fitore nga zjarri i stuhishëm dhe pasioni midis asgjësë apo asaj shterpë nxjerrë rezultate për vendin, por vetëm disa burrështetas mund të prodhojnë vepra të të tilla mbikohore, pra që të jen model jo vetëm i kombit të tyre por “model i Kombeve” dhe ai automatikisht bëhet pastaj një objekt të zilisë për të gjithë botën demokratike dhe lidershipit të saj në përgjithësi. Burrështetasi duhet të jetë gjithmonë në vendin e ngjarjes dhe ai shpesh duhet të shfaqet në plan(rend) të parë.
Pokështu burrështetasi është në fushën e negocimeve dhe rinegocimeve, shpesh tepër të vështira, por ai duhet t'i ketë në dorën e tij palët në tavolin, cështjet serioze dhe mbi të gjitha fatin e vendit të tij duke mos e lënë t'i rrëshqas nga duart në tryeza diplomatike të negociatave. Dhe krejt në fund në lidhje me burrështetasit duhet të vecoj atë që ka thënë me të drejtë edhe mbreti Frederiku i Madh i Prusisë se :"Unë e konsideroj veten si një mjet në duart e fatit...”.