E marte, 08.10.2024, 03:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaqir Hysenaj: Vëllai, krahu i djathtë i individit

E diele, 20.12.2015, 04:47 PM


VËLLAU ËSHTË KRAHU I DJATHTË I INDIVIDIT

Nga Shaqir Hysenaj

Kur individi vie në jetë krejt i vetëm pa motra e pa vëllezër ai është siç thotë populli si “zogu pa krahë”. Ndërkaq kur individi në jetë ka shumë motra e vëllezër është si “zogu me shumë krahë”. Edhe autori i këtij shkrimi në jetën e vetë kishte shumë motra e vëllezër, andaj mund të thuhet se ishte me fat dhe se motrat dhe vëllezërit e tij ishin ata krahët e tij, që në jetë i kishin dhënë forcë për të përballuar sfidat e jetës. Sidomos ai krahu i djathët i tij ishte vëllau i madh Ujkan Hysenaj. Ujkani si vëllau më i madh i familjes kishte bërë shumë sakrifica për motrat e vëllezërit e familjes Hysenaj, saqë ata janë mirënjohës për jetë të jetëve. Ujkani, jo vetëm që ishte një vëlla i përkushtuar për familjen, por ai ishte edhe një shqiptar i mirë që gjatë tërë jetës ishte përkushtuar edhe çështjes shqipëtare. Në moshë krejt të re kishte mërguar në Bosnje dhe Kroaci e pastaj në Gjermani, ku kishte punuar e jetuar për një kohë bukur të gjatë, dhe ishte kujdesur për familjen e vetë duke dërguar paratë e fituara me djersë, për të ngritur mirëqenien e familjes së vetë e në të njejtën kohë duke ndihmuar në shkollimin e vëllezërve më të vegjël. Tash kur Ujkani, apo vëllau më i madh i autorit të këtij shkrimi ka arritur në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare, (ditëlindja e tij është muajin Nëntor), muaji ky mbase më i rëndësishëm në kalendarin kombëtar shqiptar, sepse me këtë muaj lidhën të gjitha fitoret e festat më të mëdha të kombit tonë që nga 1443, kur Kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e nger flamurin kombëtar në kalanë e Krujës, e po në muajin Nëntor të 1912-tës, Ismail Qemajli e ngre flamurin kombëtar në Vlorë dhe e shpallë shtetin shqiptar të pavarur; dhe në historinë më të re të kombit shqiptar, në mujain Nëntor të 1955-tës në familjen Jashari të Prekazit të Drenicës lind një fëmijë, të cilin do ta pagëzojnë me emrin Adem, që do të thotë Adem Jashari-komandanti I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me luftën dhe rëninen e tij do ta ndryshojë historinë e Kosovës në veçanti dhe të kombit shqiptar në përgjithësi!

Ujkani (Hysenaj) nuk kishte rrugë tjetër në jetën e tij përveq kombëtares, sepse gjaku që rrjedh në damarët e tij ishte një kombinim kombëtar si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës! Babai i Ujkanit (Nuredini) ishte I njohur jo vetëm në Abri, por edhe më gjer për burrërri e trimëri, ashtu siç ishte edhe nëna e tij. Oda e Nuredin Ujkanit-Hysenaj (babait të Ujkanit) ishte gjithmonë e hapur për miq e dashamirë. Në odën e tij, kishin gjetur konak gjithmonë ata që ishin ndjekur nga pushteti, kishin gjetur konak edhe mësuesit e parë të shkollës shqipe në Ari! Ndërkaq në luftën e fundit çlirimtare, në shtëpinë dhe odën e Ujkan Hysenajt kishin gjetur strehim e ngrohtësi familjare shumë nga komandantët e luftëtarët e UÇK-së! Për të gjitha këto që u thanë më lartë, autori i këtij shkrimi, unë Shaqir Hysenaj, në prag të ditëlindjes së 75-të të vëllaut tim-Ujkanit zhvillova një bisedë me të (në formë të intervistës) të cilën do ta lexoni në vazhdim. Kjo intervistë me villaun tim le të mbetët si një dokument i kohës për të si familjar i dalluar si në fushën kombëtare si një kombëtar shembullor! Para se ta zhvilloj intervistën vetëm disa të dhëna për të: U lind në Nëntor të vitit 1940-tës, në Abri të Epërme, të Drenasit; u martua në moshën 18-vjeçare me Shefkijen-Bijë e Sefer Shaban Polluzhës, me të cilën i sollën në jetë 6 fëmijë, nga të cilët sot rrjedhin 41 tëtjerë, nipër e mbesa të Ujkanit, apo lulet e Gjyshit siç i quan ata me dashuri gjysh Ujkani. Dhe tash intervista:

Shaqir Hysenaj: Bac, po e nisim me shkollën! Na trego se kur është hapur shkolla e parë shqipe në Abri dhe kush kanë qenë mësuesit e parë të saj?

Ujkan Hysenaj: Shkolla e pare në gjuhën tonë shqipe në Abri është hapur në vitin 1948. Si lokal për shkolë ishte zgjedhur Oda E Haxh`Halilit-Hysenaj dhe e Asllan Hysenajt. Ata, pra Haxha dhe Asllani I kishin dhuruar odën e tyre për shkollë. Mësuesit e parë të asaj shkolle ishin: Murtezi (mbiemri nuk po më kujtohet) nga Krejkova Januz Bajraktari nga Plluzhina, Shaqir Halilaj nga Tërdefci, Nezit Elshani nga Gllobari dhe Shaban Murati-Jashari nga Prekazi. Ky i fundit, pra Shaban Murati-Jashari, që atëherë si mbiemër e ka përdorur emrin e babait-Murati, nuk është askush tjetër, por babai i Heroit tonë kombëtar-Adem Jasharit, edhe vetë dëshmor i atdheut! Shaban Murati apo Shaban Jashari, ka punuar vetëm një vit si mësues në Abri, për shkaqe që dihen, kishte konflikte me pushtetin. Gjatë atij viti, Shaban Murati apo Shaban Jashari, shumicën e kohës ka banuar në odën tonë, për të mos udhëtuar çdo ditë Prekaz-Abri, sepse atëherë udhëtohej vetëm këmbë, sepse mjete tjera udhëtimi nuk kishte, por nuk kishte as rrugë të përshtatshme. Shaban Murati apo Shaban Jashari, kishte gjetur strehë dhe mikpritje në Odën tonë si mësues por edhe si kushëri që e kishim, sepse Abria dhe Prekazi për nga gjaku i takojnë një fisi të vetëm!

Shaqir Hysenaj: Shtëpitë tona ishin të hapura për luftëtarët e lirisë edhe në luftën e fundit çlirimtare. A mund të na thuash se kushi ishin ata që gjatë luftës së fundit gjetën strehë në shtëpitë tona dhe sa gjatë qëndruan ata?

Ujkan Hysanaj: Kur unë shkova në Gjermani për të punuar, familja jonë ishte holl nga takati, siç thotë populli. Sapo fillova punën në Gjermani, fillova të dërgoj para në adresë të shtëpisë sonë. Dhe kështu jeta jonë filloi të përmirësohet. Sa bana pak vend për vetën ia dërgova një garancion edhe Hasanit, dhe ai erdhi në Gjermani. Me paratë që fitonim nga puna, ato që arrinim t`i kursenim i dërgonim në shtëpi! Ndërtuam shtëpi të reja, ndërtuam jetën tonë! Kur filloi lufta e Kosovës për çlirim nga Serbia në Prekaz, së pari atë e nisi Adem Jashari, Prekazi u rrafshua me tokë nga hordhitë serbe, Afrimi në një tubim në shkollën e fshatit, i kishte njoftuar vëllezërit Musë e Sahit Jasharin, se në lagjen tek Hysanajt e ultë mund të gjenin dhe kishin strehim të sigurtë! Dhe shumë nga Jasharët e Prekazit të mbetur gjallë pas përpjekjes së parë me hordhitë serbe, janë strehuar në shtëpitë tona, që nga fillimi i luftëse deri në mbarim të saj! Në shtëpitë tona kanë gjeturt strehim edhe Xhevë e Fehmi Lladrovci, tash Heronjët të kombit, në ditët e para kur ishin kthyer nga Gjermania dhe ishin inkuadruar në luftë. Gjuthashtu për një kohë në shtëpitë tona kishin gjetur strehim edhe nëna e babai i Heroit të kombit-Mujë Krasniqi si dhe shumë luftëtarë të tjerë!

Shaqir Hysenaj: Bac thuhet se në shtëpitë tona, nga luftëtarët që kishin gjetur strehim në to, është formuar edhe Brigada 111-Adem Jashari! Pastaj thuhet se jo larg shtëpive tona isht ndërtuar edhe Poligoni i parë ushtarak i UÇK-së, për ushtrime ushtarake.

A qëndrojnë këto konstatime?

Ujkan Hysenaj:Po, Brigada 111-Adem Jashari, është formuar në shtëpitë tona, nga luftëtarët e lirisë që jetonin në ato ditë të vështira, por krenare, në lagjën tonë, që do të thotë në lagjën tek Hysenajt e ulët! Ideolog i formimit të kësaj Brigade (përndryshe Brigadë elite) ishte Musa Jashari dhe disa të tjerë. Kur u forma aji Brigadë, në gjirun e vetë kishte 90 ushtarë (elitar) dhe komandant i saj ishte zgjedhur Jahir Demaku. Pothuajse të njejtit ushtarë dhe komandantë e kanë ngritur edhe Poligonin e parë ushtarak të UÇK-së, që shërbente për ushtrimin e luftëtarëve të rinj, që në ato ditë të luftës ishin të shumtë.

Në pyetjen e më sipërme harrova të tregoj se në shtëpitë tona për një kohë të caktuar ka gjetur strehim edhe vetë zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi së bashku me shokë të tijë të luftës dhe të idealit para luftës 1996 – 1997, kur i bënin ato planet e tyre për luftën e madhe kundër armikut!

Shaqir Hysenaj: Bac, në jetën tënde tashmë treçerek shekulli, ke qenë i dalluar edhe për dhënien e ndihmave humanitare, për nevojtarët e shumtë, por edhe për çështjen kombëtare. Nëse ke dëshirë mund të na tregosh se sa ke dhënë, edhepse sa të njoh unë ti asnjëherë nuk ke dëshiruar që të tregosh apo të mburresh për paranë e dhuruar.

Ujkan Hysenaj: Përse duhet t´i përmendi? Ndihmat apo dhurtatat nuk duhet të përmenden asnjëherë! Nëse jep ndihma apo dhurata në çfardo formë qofshin ato, apo edhe para dhe i tregon, atëherë me vetëdije apo pa të ti ke bërë mëkat gjynah. Ndihmat dhe parat e dhuruara nuk duhet të tregohen asnjëherë as nga ai që i jep e as nga ai që i merr! Përndryshe ato mund të kenë çdo lloj emir tjetër, por jo Ndihma dhe Dhurata.

Shaqir Hysenaj: Unë e shtova pyetjen gabimisht! Desha të të pyes se gjatë jetës tënde treçerek shekulli a i keni dhuruar këto para për këto arsye: 500 DM për ish punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës, 500DM, për Minatorët e Trepçës, 8000 DM për rrugën e fshatit, sa e sa të tjera për UÇK-në dhe për luftën, sa e sa të tjera për rregullimin e varrezave të fshatit, që kur i bashkon të tëra bëhet një mal me para?!

Ujkan Hysanaj: E çfarë do të thuash me këtë, o vëllai im? Apo po mendon se unë tash do të dal në rrugë të rrahi xhoks? Jo, jo, vëllai im i mirë! Të thash se ndihmat dhe dhuratat nuk duhet të përmenden asnjëherë, edhe në qoftëse ato e bëjnë një mal të tërë! Ndihmat dhe dhuratat e ka për detyrë dhe obligim (qoftë nga ana kombëtare, qoftë nga ana fetare) që t`i jape ai që ka?! Andaj mos më pyet më tutje për këtë çështje sepse nuk të jap përgjigje.

Shaqir Hysenaj: Për të gjitha që ke bërë për familjen dhe për kombin, shpeshëherë duke rrezikuar edhe kokën, a të ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund të të mirrej pasaporta, mund ta humbesh punën, mund të burgoseshe nga pushteti i Serbisë?

Ujkan Hysenaj: Njeriu e ka vetëm një jetë, dhe nëse gjatë asaj jete nuk ka bërë asgjë në të mire së pari për familjen e vetë të familjes së vetë dhe së dyti për atdheun e vetë, qoftë duke e rrezikuar edhe jetën e vetë, atëherë është mëkat që ka jetuar! Unë i kam pasur parasysh të gjitha ato që i the ti më parë, por jo, nuk do të thotë se unë do të duhej të ndalesha, të mos veproja! Sikur ta kisha ndjekur një rrugë tjetër nga jeta ime, nga kjo që kam bërë, sot do të turpërohesha së pari para teje, e pastaj edhe nga të tjerët! Për fat, mbase me ndihmen edhe të zotit, sepse isha në rrugë të drejtë, unë jam sot ky që jam! Njëherë pat rrezik të humbja pasaportën e së bshku me të edhe punën! Dikush kishte llapur në adresë timen dhe organet e shtetit të atëherëshëm jugosllav, në të cilin shtet bënte pjesë edhe Kosova, ma kishin ndaluar pasaportën. Por, siç thuhet në popull gjithmonë gjinden njerëz të mire, që të ndihmojnë në situata të caktuara. Edhe unë në atë kohë e kisha patur një troh fat dhe njeriu i mire dhe i respektuar nga të gjithë, Cen Istogu, kishte gjetur një zgjidhje dhe ma kishte kthyer pasaportën, për çka i jam mirënjohës në jetë të jetëve!

Shaqir Hysenaj: Baci Ujkan, tani je në pension, je kthyer në Kosovën tënde! Si po kalon dhe a je i kënuqur me të arriturat e shtretit tënd? Mirë, mirë, bile shumë mirë! Më rëndësi është që e kemi shtetin tonë, ndërkaq të tjerat vijnë duke u rregulluar! Unë jetoj në shtëpinë timë, në vendin tim të lirë! A ka diçka më të rëndësishme se kjo në jetën e njeriut! Disa djem i kam këtu, e disa të tjerë nëpër shtete të ndryshme perëndimore! Do të doja që të gjithë të ishin këtu, por... Si gjithë bota edhe unë...

Shaqir Hysenaj: Bac, ke kaluar treçerek jetë dhe plisin e bardhë nuk e heq, se nuk e heq nga koka?Plisi, si i tillë ka diçka të veçantë, apo?

Ujkan Hysenaj: Çdo komb në botë e ka nga një simbol kombëtar të veshjes së vet, por edhe të mbulesës së kokës! Në shqiptarët e kemi zgjedhur plisin si të till! Mbase bardhësia e tij, që ngjanë me borën e bardhë kur mbulon majat e larta të maleve tona, e tregon edhe bardhësinë e zemrave tona, andaj si të tillë duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim në gjeneratat që vijnë pas nesh!

Shaqir Hysenaj: Duke e përfunduar këtë bisedë të këndshme me ty, vëllai im, më lejo që në fund të uroj ditëlindjen tënde të 75-të dhe më lejo që të të hidhem në përqafim, si atëherë kur i kisha gjashtë vite jetë dhe kur ti më ngrisje lartë, lartë drejtë qiellit dhe diellit...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora