E diele, 06.10.2024, 08:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Takimet Kulturore “Kadri Kadriu” 2015

E diele, 20.12.2015, 04:00 PM


NË TAKIMET TRADICIONALE LETRARE "KADRI KADRIU "- 2015, U DHANË PESË ÇMIME LETRARE

Në konkursin letrar te Takimeve Kulturore “Kadri Kadriu” 2015 kishin marr pjesë  rreth 200 krijime letrare. Ndërkaq fitues dolën të jenë  Rrahim M. Sadiku nga Drenasi, Elona Tabaku nga Lushnja, Migena Arllati nga Gjakova .Ndërkaq  çmin letrar “Afrim Maliqi” e mori Flutura Mustafa nga Ulqini

Nga Milazim KADRIU

  organizim të Drejtorisë së  Kulturës në Besianë edhe këtë vit u mbajtën takimet tashmë tradicionale kulturore "Kadri Kadriu" 2015. Këto takime që  shënojnë të arriturat kulturore gjatë një viti, ndryshe nga herët tjera ishin më të pasura si në program dhe dalloheshin me një organizim dhe pjesëmarrje më të mirë të krijuesve të kulturës në të gjitha fushat. Në tryezën me temën “Zhvillimi i institucioneve të kulturës në komunën e Besianës” u debatua  për të gjitha segmentet e kulturës  me qëllim të avancimit të mëtejmë të kulturës në përgjithësi në këtë komunë dhe krijimi i kushteve më të mira  për punë  duke ndërtuar infrastrukturë adekuate, avancimin e politikave buxhetore në mbështetje të synimeve  për zhvillimin e kulturës , artit, krijimi i një sistemi të qëndrueshëm vlerash konkurruese, mbështetja e avancuar e krijuesve kulturor e artistik që realizojnë  projekte apo aktivitete  me interes të veçantë përfaqësimi. Po ashtu u kërkua që në qytetin e Besianës përpos Teatrit profesional që tashmë është themeluar të  themelohen edhe institucionet e tjera të kulturës si Galeria e arteve, Muzeu i trashëgimisë, Ansambli i këngëve dhe valleve, Shoqata e shkrimtarëve, Kolonia  e artistëve në Batllavë, në funksion të turizmit kulturor, Qendra kulturore e fëmijëve  si dhe qendrat kulturore në  lokalitetet më të mëdha jashtë qytetit në Kërpimeh, Orllan, Lluzhan, Pollatë. Po ashtu në këtë tryezë u bisedua edhe për shumë të arritura të kulturës dhe artit dhe u parashtruan shumë kërkesa të cilat do tu dërgohen  institucioneve përgjegjëse  që në bazë të mundësive buxhetore të përkrahen.

Në kuadër të këtyre takimeve u hap edhe një ekspozitë me fotografit e roleve të realizuara nëpër filmat që ka luajtur aktori i mirënjohur Avdush Hasani. U ekspozuan 47 foto aq sa kishte vite aktori kur ndërroi jetë. Më pas ora letrare u hap me një pikë kulturore të interpretuar nga nxënësit e SHFMU “Hamit Sejdiu” të Kërpimehut  e për të vazhduar me leximin e krijimeve  të tyre dhjetëra krijues  nga të gjitha trevat shqiptare. Po ashtu u shpallën edhe rezultatet e konkursit letrar ku juria në përbërje Ibrahim Kadriu, Xhevat Syla dhe Agron Gërguri njoftuan se në konkurs kishin marr pjesë  rreth 200 krijime letrare. Ndërkaq fitues dolën të jenë  Rrahim M. Sadiku nga Drenasi, Elona Tabaku nga Lushnja, Migena Arllati nga Gjakova  dhe një poezi që aty nuk dihej autori pasi mungonte në manifestim.

Ndërkaq për çmin letrar “Afrim Maliqi” me poezitë e tyre të lexuara në orën letrare konkurruan : Diellë Çitaku, Dan Ibrahimi, Rexhep Halimi, Dritë Kosumi, Kosovare Pajaziti, Riza Greiqevci, Migena Arllati, Fatmir Halimi, Rrahim M. Sadiku, Adem Zaplluzha, Shahbaze Vishaj, Ismail Simnica,Rabie Bytyqi, Milazim F. Kadriu, Remzije Zekolli, Rudi Berisha, Fadil Halimi, Flutura Mustafa, Dibran Fylli, Bajram Balaj, Ilirida Ismaili, Shaban Pllana, Muharrem Gashi, Festim Avdyli, Nezir Prokshi, Ramadan Oraca, Verona Kadriu, Pajtime Sadiku, Kaltrinë Lohaj, Aulona Kadriu etj.

Në fund juria me një vendim unanim u përcaktua që ky çmim ti takoi krijueses Flutura Mustafa nga Ulqini. Me këtë rast shkrimtari Riza Greiçevci  për Bibliotekën e qytetit dhuroi 50 ekzemplar të librave autor i të cilave është ai.

Vlen të ceket se  Takimet letrare  mbajnë emrin  e profesorit, poetit dhe intelektualit të njohur llapjan Kadri Kadriu. Njëherësh takimet “Kadri Kadriu”shënojnë të arriturat kulturore brenda këtij viti në komunën e Besianës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora