E marte, 08.10.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Biraku: Vilhelme Vranari Haxhiraj - “Unikale”

E marte, 22.12.2015, 07:13 PM


Doli nga botimi romani“Unikale” i Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga Vjollca Tytyni Biraku

Këto ditë të ftohta dhjetori Shtëpia Botuese Nacional nxori nga botimi romanin e fundit të shkrimares vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj., me titull “Unikale”. Romani qysh në pamjen e jashtme të tij, të lë mjaft mbresa.

Në ballinën e parë spikat një tablo moderne, vepër e Mjeshtrit të Artit pamor, piktorit shqiptar  nga Kosova,me banim në Hollandë, Shefqet Avdush Emini. Në ballinën pas ka shprehur mendimet e tij rreth krijimtarisë së autores, Personaliteti i shquar i Labërisë,  Prof.Dr.Eshref Ymeri. Redaktor dhe parathënia e romanit janë punë e Kritikut bashkëkohor Dr.Fatmir Terziu, me banim në Londër. 

    Në fqaen 3 autorja, duke iu drejtuar me përkushim lexuesve të shumtë , ku shpreh mirënjohje dhe nderim për ata dhe për bashkëpunëtorët e librit.

Lexuesit të krijimtarisë sime!.

I /E Nderuar Lexues(e)!

I drejtohem me nderim çdo lexuesi, të cilin e konsideroj si kritikun më të paanshëm dhe më dinjitoz!

    Jeta në tërësi bashkë me fenomenet e saj gjatë rrugëtimit të përbashkët, lindin zhvillohen dhe i shërbejnë të qenësishmes, ekzistenciales, asaj që jeton edhe përtej jetës fizike. Ndodh diçka e tillë që përjetëson ndodhitë, fenomenet apo bëmat njerëzore që ngelen si trashëgimi e shekujve. Ndaj arti pamor i një artisti të daltës apo të penelit, zbulimet shkencore të studiuesëve, apo veprat që lënë pas shkrimtarët, kërkojnë art, mund, djersë dhe gjak që të mbruhen  e të ngelen sa më të arrira. Si pema që kërkon shërbim edhe arti apo letërsia kanë nevojë për kujdes që të luajnë rolin e tyre hyjnor e të prjetshëm

    Romanin “Unikale” si shembull virtyti dhe vitaiteti  femëror, ua kushtoj gjithë zonjave, si bija, si motra, si bashkëshorte, si nëna dhe si gjyshe !

   Për të arritur tek lexuesi, romanit tim iu desh të bënte një rrugë të gjatë, me shumë bashkëpuëtor si :

    Recensuesin, kritikun, Dr.Fatmit Terziu- Londër, Piktorin  Shefqet Avdush Emini-Hollandë, disenjatorin Jorgo Saqeralli, Znj.Blerina Ndreu, Shtypshkronjën Europrint dhe Shtëpinë Botuese Nacional.

Një shërbim të veçantë  librit tim i kanë bërë me një ndihmesë modeste financiare poeti Dero Murataj dhe menaxheri i palodhur i letërsisë sime, fotografi dhe bashkshorti im ,Fitim Haxhiraj, i cili e meriton këtë libër si kujtesë i 50 viteve martesë!

Konsiderata për mendimet e leksikologut dhe linguistit Prof.Dr.Eshref Ymeri në kopertinë!

    Për të gjithë kontribuesit,  shpreh nderim dhe mirënjohje!

                                                                                            Vivra

 

 

Në kopertinën e fundit nga prof.dr.Eshref Ymeri vihet në spikamë shkrirja e gjithë talentit dhe frymës letrare të znj. Vranari  në veprën “Unikale”, që jo vetëm bart mbi vete një titull mjaft sinifaktiv, por njëherit qëndron vërtet në radhët e unikales me veprat unikale të krijuesve të mirëfilltë…

 

  * Në përsosjen e teknikës së ligjërimit, fjala artistike e shkrimtares së mirënjohur, fituese e mbi 20 çmimeve Kombëtare e Nd/kombëtare, “Mjeshtre e Madhe e Penës, Vilhelme Vranari Haxhiraj, vjen e gdhëndet , jo vetëm si mjet edukimi të forcës shprehëse ligjërimore. Ajo e mëson lexuesin se si duhet të vëzhgojë, të mendojë,të vlerësojë, të rrëmbehet pas temës së rrëfimit, të kuptojë idenë kryesore.

  Znj. Haxhiraj, mjeshtre e fjalës artistike, në disa gjini letrare, përcjell me art jetën shpirtërore të popullit të saj. Si një shkrimtare me talent të spikatur e me një formim të admirueshëm intelektual, , ajo bën që gjuha shqipe të shfaqet si një zonjë hijerëndë nëpër faqet e veprave të saj letrare, ku historia dhe kultura shqiptare pasqyrohen me forcë e larmi identiteti kombëtar. Ajo operpon në të gjitha  regjistrat e gjuhës shqipe. Në veprën e saj, si në tablonë e një mjeshtri të penelit, ravijëzohen tipare karakteri shqiptar, i vlerash morale, përfytyrime mirësie, bukurie, për të vërtetën, për trimërinë, për dashurinë, respekti për punën dhe  besnikërinë.

            Vranari përmes rrëfimit zbulon artin e fabulës në formën më të përkryerr. Autorja pasqyron mjeshtërisht kultin e lojës tragjikoironike të fatit në jetë, i cili vjen e shpërbën çuditërisht indin e përditshmërisë. Në këtë aspekt, veprat e saj të kujtojnë krijimtarinë e autorëve të mirënjohur botërorë, si Ernest Hofman (Ernst Theodor Amadeus Hoffmann - 1776-1822), Prosper Merime (Mérimée-1803-1870), Edgar Po (Edgar Allan Poe 1809-1849) etj. Kurse me kthesat e papritura të fatit të heronjve kryesorë, me lojën e mistershme që luhet në jetën e tyre, autorja ndjek gjurmët e emrave të mëdhenj të letërsisë botërore, si: Gi de Mopasanit (Guy de Maupassant 1850-1893), të O. Henri(Olivier Henry 1862-1910), Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello-1867-1936), Stefan Cvajg (Stefan Zweig- 1881-1942), Akutagava (Ryunosuke Akutagawa-1892-1927),Anton Çehov (1860-1904), Ivan Bunin (1870-1953) etj.

   Në shekuj njerëzit kanë shkuar në frontet e luftës dhe kanë përballuar shumë stuhi shpirtërore në emër të dashurisë, së cilës i janë kushtuar këngë, oda, vargje poetike, piktura, romane dhe filma artistikë. E megjithëse nuk ka asgjë më të fuqishme sesa dashuria, prapëseprapë atë edhe mund ta vrasin, si: koha, sistemet shoqërore pse jo dhe fati. Sipas autores dashuri të pavdekshme nuk ka

Duke  zbërthyer individualitete e karaktere humane të moshave dhe profesioneve të ndryshme, autorja rrëfen dhimbshëm fate njerëzish, pa i idealizuar heronjtë e saj kryesorë dhe pa rënë në prehrin e urrejtjes.

   Veprat e Znj. Haxhiraj lexohen me frymën pezull për bukurinë e përshkrimeve lirike, në formën e fluturimeve lirike, ku heroi kryesor i saj shtegton drejt botës së tij të brendshme. Në këto përshkrime ndihet aroma e lirizmit të prozës së Turgenjevit, dhe të krijimtarisë së Ernest Hemingueit, të Uiliam Follknerit , apo të Alberto Moravisë.

 Ma do mendja që këtë ndjesi do të krijoni pasi të lexoni romanin e fundit të saj “Unikale”, sepse dashuria e nënës është një dhe vetëm një. Ndaj qëndron mbi të gjitha ndjenjat njerëzore.     

   Kur hyn në universin e fjalës artistike të zonjës Vranari, arrin të kuptosh poezinë e madhërishme të ndjenjave që të kaplojnë, çka bën që shpirti të të mbushet me ngrohtësi, me dritë, apo edhe me një trishtim të lehtë.

Herë-herë një revoltë e brendshme të bën të shpërthesh në heshtje me zemëratë: “Ç’krim që bëri diktatura komuniste, që kësaj zonje të talentuar ia mohoi të drejtën e shprehjes së fjalës artistike që në rininë e saj?!”

     Prof.Dr.Eshref Ymeri -Santa Barbara-Californi USA

 

*Romani “Unikale” nis me një thirrje të autores:

 

“Kurrë mos e lini dhembjen që të ju mposht!

Duke vënë arsyen në funksion të logjikës,

shndërrojini vuajtjet dhe dhembjet në vlerë

dhe keni për të gjetur atë që ju mungonte  

vetveten e humbur në rrjedhat e kohës...

 Gëzojeni jetën edhe në pamundësi!”

                                                    Vivra

 

Autorja e di mirë se i ikuri nga kjo botë nuk kthehet më kurrë. Veçse Vranari e ka të qartë se një dashuri e  vërtetë nuk vdes kurrë, kurse një nënë që lë pas dy vajza nuk besoj se do ta tresë dheu. Gjithsesi ajo që e bën Unikale  personazhin tonë, është besimi që ajo pati tek një tjetër duke i dorëzuar atë që ndërtoi vetë: bashkshortin, vajzat dhe shtëpinë e ëndrrave të saj. Është diçka hyjnore, mbinjerëzore për një grua, për një nënë, e cila lumturinë e familjes së saj nuk e lë në mesrrugë, por ia dorëzoi dikujt në mirëbesim. Ndaj në emër të një dashurie të madhe dhe të ndjenjës më sublime, dashurisë së nënës, autorja e sjell nga bota e përtejme, personazhin kryesor ,Arlindën, duke e çuar aty ku nisi dashuria e saj e pavdekshme me poezinë “Eja nesër”, vendosur në palosjen e kopertinës.

 

Eja nesër

 

Nesër eja,

të pres të më vish.              

E djeshmja iku...

u largua me galop,

tejet e ftohtë...

e mardhur...

e trishtuar...

e hidhur si vreri...

Dielli harroi rrugën

hëna braktisi galaktikën

koha ecën e trembur

në të sotmen e trazuar

me hapin e lodhur

mbi tokën gungaçe

përgjatë rrugës me pisha.

Me shpresën e pritjes,

çapëloj unë.

Ecën ti, ai, ata...

Drejt së ardhmes,

bashkë me ne...

vrapon edhe koha,

Të nesërmen dilemë…

kërkon të arrijë.

Nesër të pres...

te rruga me pisha.

Mos harro,

të më sjellësh diellin,

kujtohu edhe për hënën

dëshmitaren e dashurisë.

Eja nesër …

të pres të më vish.

Te rruga me pisha,

simbol i përjetësisë...

Mos harro..., po eja,

eja, përjetë do të të pres,

veç eja për ne...eja!

            Vivra

Ky roman në prag të festave të fundvitit është si një bekim për familjet e tronditura, një balsam për fëmijët jetim dhe një udhërrëfyes për bashkëshortët që fati i hodhi në udhëkryqet e jetës.    Suksese autores, Mjeshtres së Madhe ,Vrana-Haxhiraj!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora