Kulturë
Bardhyl Selimi: Atjoni na mblodhi përsëri
E enjte, 24.12.2015, 10:15 AM
Atjoni na mblodhi përsëri
Nga Bardhyl Selimi
Pas përkujtimit që organizoi Universiteti Evropian i Tiranës në fund të gushtit për djalin e shkrimtarit Visar Zhiti, Atjonin, që humbi jetën aksidentalisht në moshën 19 vjeçare, duke sjellë një pjesë të krijimeve të tij letrare, sot Universiteti POLIS hapi në qendrën MAD, një ekspozitë me krijime të Atjonit në pikturë dhe grafikë. Duke folur para të pranishmevë z. Gezim Qendro, piktor tha se ishte befasuar kur ishte njohur me këto vepra të djaloshit plot fantazi dhe kishte propozuar që ato të paraqiteshin sot në galerinë e arteve figurative që vetëm ky universiteti e ka ngritur deri tani. Aty përfshihen krijime të kohës së fëmijërisë dhe adoleshencës, por edhe grafika për kopertinat e librave të të atit.
Përshëndetën edhe rektori i universitetit Besnik Aliaj si dhe publicisti Uran Butka. Vetë shkrimtari Uran Butka, tani ambasador i R. SH. në shtetin e Vatikanit, falenderoi përzemërsisht të gjithë ata që ndihmuan në hapjen e kësaj ekspozite, e cila , ndër të tjera është edhe një "hakmarrje ndaj atij cepi të rrugës pranë, që i mori jetën të birit që udhëtonte më motorcikletë"..