E hene, 29.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Ka frikë politika se s'vjedh më

E premte, 25.12.2015, 12:52 PM


REFORMË,  REFORMË,  REFORMË…

KA FRIKË POLITIKA SE S’VJEDH MË…

NGA NEBI DRAGOTI

“Reformë, reformë, reformë”,  na u ça timpani i veshit duke ndëgjuar klithma të politikës,  që nuk është politikë për popullin dhe vendin e vet.Mbushen gazetat, televizorët,  autoporlantet nëpër tubime :” Do bëjmë reformë!”.-Hëëë, më ju lumtë goja,  -duartrokasin naivët për liderët,  që nuk duhen quajtur liderë. Ka kikirisje liderësh si gjelat,  ka çakërrqejflijë me sy të zgurdulluar si dhelprat për të gjetur ndonjë kotec me shpendë.

“Reformë, reformë,  reformë” dhe yxhym për petulla në formë verdhushkash që futen në xhepa politikanësh të inkriminuar,  se s’bëhet çkriminalizimi në administratë,  në institucione shtetërore,  nëpër ministri,  në parlament. ” Luftë,  luftë,  luftë korrupsionit”,  bërtitet sikur kjo luftë të bëhat me gjakderdhje në institucionet e drejtësisë,  që janë kthyer në fole grerëzash të frikshme për publikun. ”Pronat,  pronat, pronat”, këlthet politika e xhvat për vete…

Moj politikë, moj paçavure e kotë,

të rëntë rrufeja,  moj ty në kokë,

me këto avaze helm ke kohë,

kur çdo reformë e ke vetë në dorë…

“Reformë,  reformë,  reformë”…si s’t’u tha pështyma… njëra politikë i bie legenit, tjetra politikë rreh gjoksin,  sa herë që është në pushtet. Ka pushtetarë,  që nuk njohin hallet e popullit,  se janë të kamur gjer në fyt të babëziturit,  sa prej kësaj,  sa nuk vjellin…

“Luftë,  luftë informalitetit…luftë,  luftë për të ngritur shtetin ligjor. Halle,  halle politike,  se opozita kërkon të marrë pushtetin,  sigurisht,  për interes të vet. Kështu…sa herë që ka rrotacion,  rrotacion i thënçin,  se…dalë boje është. Reformë, reformë,  duam ne,  por ka pengesa të bëhet,  se…politika ka frikë,  se nuk vjedh më për të mbushur xhepat dëng,  se me shtet ligjor ligji të prêt veshët…Kështu, pra,  kështu është realiteti i kësaj politike të sëmur mbushur me politikanë hileqarësh.Haiku satirik  shkon për shtat:

Politika ka frikë…

Nuk do zbatim ligji…

Për vete nuk vjedh dot…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora