Kulturë
Përparim Hysi: Ditëlindja e Petraq Zotos
E premte, 25.12.2015, 12:49 PM
DITËLINDJA E PETRAQ ZOTOS*
(poezi jubilare)
Nga Përparim Hysi
Petraq Zoto nuk ka vdekur
Shumëkush prej nesh e ka në shtëpi
Gjallë për jetë ka për të mbetur
Me veprat që la në seri.
Ditëlindjen Petraqi e ka sot
Dhe urimet për të nuk rreshtnin
Për Petraq Zoton nuk ka mort
Të tillët si Petraqi nuk vdesin.
Kjo poezi imja është jubilare
Dhe dua me këtë ta kujtoj
Kam mall për të; kam malle...
Jo. Nuk mundem ta harroj.
Qe i urtë si vet urtësia
Dhe fjalën e kish me vlerë
Ai qe vet mirësia
Kur fliste, matesh shtatë herë.
Iku shpejt... sikur "kish punë"
Ai që nuk nxitohej kurrë
E kujtoj dhe më zë me shkumë
Tani që më mungon ka qëkur...
Sot shtëpia e tij është derëhapur
Miqtë zë i pret e mira Tatianë *
Plaga,ende, rri e hapur
Malli reciprok është ballsam.
Qëkur ka ikur Petraqi,
Tana rri mbyllur në shtëpi
Mbyllur atë e mban malli
Malli të ndrynur mban në gji.
Nuk del Tana nga shtëpia
Se gjithmonë me Petraqin dilnin bashkë
E shenjtë dhe e shtrenjtë mes tyre dashuria
Dhe unë i përshëndes me timin varg.
* E shkrova enkas poezinë, kur pashë që e uronin për Ditëlindjen. Aty për aty, me ndova: mirë e kanë. Njerëz si Petraq Zoto kanë vetëm ditëlindje.
** Ka ndërrur jetë në shtator të këtij viti dhe bashkëshortja e tij,Tatiana, mezalla se ka dalë nga shtëpia.