Kulturë
Xhevahir Cirongu: Plisi bardhë - këngë lirie
E shtune, 26.12.2015, 09:13 AM
Cikël poezish nga
Xhevahir Cirongu
Plisi bardhë – këngë lirie
(Kushtuar dëshmorëve të kombit tonë me rastin e 26 vjetorit, Fahri Fazliu e Afrim Zhitisë )
Ah moj zemër si durove
Kodër e Diellit ndezur flakë,
Supit derdhur petale nëntori
Rrënjë e lisit larë në gjak.
Vijnë nëntorët e shkojnë përherë
Këpusin gonxhe trëndafili,
Fahri Fazli e Afrim Zhitisë
Këngë trimi u këndon bilbili.
Ish nëntori i ’89 –ës
Plisi bardhë ra në zi,
Qante toka arbërore
Dy djem ranë për liri.
Dhe shqiponja në flamur
Lotin derdhi pikëllim,
Kodra e Diellit – dritë e nur
Me një zë ata thanë:
Gjak të falim ty atdhe.
Nëpër shekuj u derdh gjak
Vij unë sot nga Shqipëria,
Me kurorë – lule nëntori
Solla vargun nga Tomorri.
Për dy djemtë që ranë si luanë
Kishin bërë veç një betim:
Edhe jetën s’do kursejmë
Të jesh i lirë atdheu im.
Dy nëntori i ’89 –ës
Fshihën lotin e robërisë,
Fluturoi e lirë shqiponja
Për mbi bjeshkët e Drenicës.
Sot krenohet mali Sharrit
Plis i bardhë – këngë lirie,
Ja ku është Adem Jashari
Gjallë simbol i vegjëlisë.
Unë poet nga Shqipëria
Solla vagun në Kastriot,
Kodër- Diellit, dritë e nur
Dy nëntor shkruar në flamur.
Durrës, 28 tetor 2015
Çamëri, gonxhe e dhimbjes
Çamëri, je yll që rri pranë hënës
Jo, s’e harrojmë qumshtin e nënës,
Mallin tonë se tret as deti
Në gjoksin tënd të coptuar
Të është zhuritur edhe gjethi.
Ashtu ,si limon dhimbja të ka mbetur
Zhur i djegur gjer në kockë,
Lotët që derdhen tretin edhe gurin
Do vijë dita që të jemi pranë teje
Se ti Çamëri je zonjë
Ndaj rrezaton si ylber mbi dete.
Kur dielli lind
E puth tokën Çame,
Trëndafilat çelin ganxhe çdo mëngjes.
Nga varret e gjyshërve
Tek unë vjen një zë,
Ah, moj nënë sikur të isha atje
Gurët e varreve t’i puthja
E t’i lagia pastaj
Me gonxhet e dhimbjes të larë me vesë.
E megjithatë,
Gonxhen e dhimbjes
Varur e lash te një ulli
Aty tek ty Çamëri.
Durrës, 23 nëntor 2015
Lot me pika gjaku
Luanesha Antigonë
Meteor qëndron mbi kodër,
Lavdi – loton me pika gjaku
na i shkrove në çdo zemër.
Atë ditë puthe flamurin
Fluturove për mbi re,
Sot je diell për Atdhe.
Maj, 2015
Rrënja e dashurisë
Tinxare më vjen nëpër ëndërr
Dhe mbrëmjeve më fshihesh diku,
Në pasqyrën e saj u shfaqëm të dy
Ti nuse veshur me lule të bardha
Kurse unë trëndafilin e kuq ta lash mbi gji.
Buzëqeshjet e tua nën hënën e qiellit
Më thoshin fshehurazi fjalën të dua,
Iu luta dritës së hënës atje mes yjesh
Puthjet ëmbëlsisht u derdhën tek ty, tek mua.
Ti veshur nuse e unë dhëndër
Mbi fustanin e bardhë zambaku çeli,
Në çdo petal fjala dashuri shkruar
Pastaj, lotgëzimi u derdhën mbi mua.
Të dy kishim pritur gjatë nën dritën e hënës
Egërsisë me shpirt i thamë : ’’S’të dua!’’,
Zemrat që duhen, s’pyesin për gurë e furtunë
Atje ngul rrënjën përjetësisht - dashuria.
Gusht 2015
Kujtim i vjetër
Në gjoksin eshtëror fshihet diçka
Aty gjen gërma të arta fjalësh,
Pas tyre pikojnë si vesë plotë kujtime
Te lëmi i grunjtë me presje e pikash
Nga egjri vitet ndajnë kujtime gëzimesh.
Sënduku i vjetër kishte dhe një sirtar
Pas kaq vitesh e hapa, aty gjeta një letër,
E vërdhë, e zbehtë letra, e vargu rënkonte
Hapa letrën, ajo më rizgjoi kujtimin e vjetër
Në letër te vargu, kujtimet e freskta kishin mbetur.
Maj, 2013