E hene, 29.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Çmediokriteti në poezinë e A. Bajramit

E shtune, 26.12.2015, 09:37 AM


ÇMEDIOKRITETI NË POEZINË E A. BAJRAMIT

Kritikë

NGA NEBI DRAGOTI

Meqë mediokriteti lëshon vickla në këto vite në poezinë shqipe, duhet, patjetër, aktivizimi për çmediokritet. Këtë problem për zgjidhje e ka në dorë vetë krijuesi.Fjala “mediokër”, “mediokritet” në fushën e artit letrar do të thotë se kemi të bëjmë me krijimtari të nivelit mezatar a nën këtë nivel, thjesht, që nuk ia vlen si kritik as të merresh me të për t’i dhënë vlerësim.Urën e mediokritetit, poeti prodhimtar në fushën e poezisë, Agim Bajrami e ka kaluar, por kjo s’do të thotë që ky krijues, por edhe të tjerë të mos jenë kërkues dhe vizionar veç për të ecur përpara pa u kthyer mbrapsh kësaj ure, që shërben si kufiri ndarës për të dhënë art të qëndrueshëm, të shëndosh, funksional. Dhe, për kalimin e kësaj ure çdo krijues duhet të jetë i prirur për të rrokur me krijimtarinë e tij, konkretisht këtu, artin e poezisë në gamën më të gjërë të një tematike në larmi të përdorimit me efikasitet të mjetetve të stilistikës duke i dhënë, mjeshtërisht, formës dhe përmbajtjes harmoninë e plotë që i duhet. “Në sqep të zogut gdhend një lule/Nëse nuk mund, gjej një mënyrë,/Mbi shkop të erës këngën ngule/ dhe çdo hap mbill një dëshirë”. Këtu, thënë , troç, në këtë stofë nga volumi “Kohë që s’dashuron “poeti Bajrami jep lajtmotivin e vet në krijimtari. Përgjithësisht, ky poet lirik vargëzon në stilin narrativ dhe herë-herë sheh poezinë meditative dhe ndalesh për të marrë domethënien semantike të saj.Lirizmi rrezoton me sinqeritet sensin e dashurisë për njeriun, për jetën se: “Në jetë gjithkush vjen për të ndritur/dhe jo kështu, më kot”, deklaron Agimi.Temat që merrë për trajtim i ftillon tepër lirshëm pa e rënduar vargun për të dhënë qoftë edhe një mesazh.Kjo konstatohet tek vjersha “Verë në Golem”.(Këtu titullit i bëj drejtshkrimin sipas gjuhës standarte) për të cilën mbetet problem edhe për shumë botime të autorëve të tjerë, që bëjnë shtëpitë botuese,sepse kanë mungesë të stafit përkatës për problemin.Në vjershën “Lamtumirë, miq të rremë” shpaloset sinqeriteti përsa i takon marrëdhënieve shoqërore,ku personazhi lirik është në pozicion të shëndosh dhe mban qëndrim kritik për njerëzit që manifestojnë ligësi në shpirt: “Po ju diell kishit veç pjatat me meze/dhe shpirtrat ngarkuar me llohë”...”ndaj sot ua vendosa kufirin tek dera...”.

Bukur është bërë kompozimi i krijimeve:”Lejlek në Seman”, “Aktores kosovare me emnrin Çamëri”, “Parajsa në ankand”, “Qentë”, “Në Apoloni” ku për ilustrim veçoj strofën:”Me pergamen’ e shkruar fusha,/përballë baladash heshtur rri,/Unë  kupën plot me diell e mbusha,/të pi një gllënkë me lashtësi”.Autori bëhet njësh me natyrën, me historinë duke krijuar realisht në artin e poezisë madhështinë dhe këtë madhështi artistikisht ia servir lexuesit duke e elektrizuar atë psikollogjikisht, duke e ngacmuar në mendje estetikisht që të shijojë krijimin.Këtë reflektim bëjnë edhe krijimet:”Bastuni i Ali Pashës”, “Letër shokut të fëmirisë”. Dhe, mëtej, në “Peizazh me kuaj” ia vlen si vlerë, dalë prej artisti,strofa:”Një tufë me kuaj këtë mbrëmje/kullosin yje buzë lumit/mbi shpinë u mbin një degëz hëne/një medaljon nga Kashtë e Kumtrit”. Poezia është gjinia që do më shumë punë dhe art. Uni poetik do përkujdesjen më të madhe për të formatuar vetveten, për të përcaktuar qartë individualitetin krijues, për ta shkëputur atë nga niveli mezatar dhe për t’u dalluar nga krijuesit e tjerë.Fenomeni i proleksitetit duhet tëharrur edhe në strofa, edhe në vjershë, edhe nga vjersha në vjershë.Proleksiteti dëmton krijimtarinë.Tematika, problematika që trajtohet e shtjellohet duhet të jetë e përkushtuar dhe në azhurnimin kohor me objektivitet social.Ja, këto e ngrenë poezinë në stadin e duhur,duke operuar gjithëmonë në prizmin e mediokritetit, për t’i dhënë dritë e jetë çmediokritetit në krijimtari.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora