E hene, 29.04.2024, 04:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Festa e Krishtlindjes, e mrekullueshme

E premte, 25.12.2015, 03:20 PM


Festa e Krishtlindjes është një festë e mrekullueshme e cila na kujton se Zoti ka bërë punë të mëdha për njerëzimin

Nga Lekë Mrijaj

Festa e Krishtlindjes është një vigjilje e mrekullueshme e cila na kujton se Zoti ka bërë punë të mëdha për njerëzimin duke na dhuruar Jezusin në falje të mëkateve tona dhe shpëtim të njerëzimit nga e  keqja e errët e rreziku i përgjithshëm  jetësor ndaj kjo vigjilje  është edhe një festë tradicionale që  festohet përmbi 2 mijë vjet radhazi ndër shqiptar që për simbolikë ka dashurinë, afërsinë, miqësinë, bamirësinë, humanzimin, pajtimin gjithëpërfshirës meqë rast edhe ndjejmë obligim që të i lutemi Zotit e Mbretit të Paqes të na sjellë hir, bekim ,dashuri e bashkim me Zotin dhe me njëri tjetrin në mposhtje të së keqës. Ndaj duhej të mbështetemi në fuqinë e përbashkët në Zotin pikërisht të solidarizohemi dhe të kontribojmë me njëri tjetrin në zbutjen e vuajtjeve të natyrave të ndryshme te të gjithë ata që pësojnë për shkaqe të llojllojshme në tragjedi e sëmundje …  pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare apo fetare ashtu siq jemi të mësuar e edukuar nga veprat e Jezusit,  prandaj edhe ne sipas shembullit të tij duhet të jetojmë, të mësojmë dhe të ndihmojmë, të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog me të tjerët e për të mirën e të gjithëve në mposhtje të së keqes.

Nisma për kremtimin e vigjiljes së lindjes së Jezu Krishtit kanë nisur që në javën e parë të kohës së ardhjes në mbarë kishat univerzale botërore.Mbrëmë në kuadër të kësaj vigjilje është celebruar eukaristia në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare e mërgatë ku mbizotëron fryma krishtere katolike në përfshirje edhe të dioqezes kosovare e cila numëron 24 famulli kryesore e nën-famulli të saja .Besimtarë të shumtë të krishterë katolik shqiptar që nga mbrëmë kanë filluar për të festuar lindjen e Krishtit Mbret. Eukaristia qendrore për të krishterët katolik ka filluar që mesnatën e së mbrëmshmes ( të së enjtës ) meqë rast besimtarë të shumtë shqiptar katolikë dhe të tjerë u nisën që nga qyteti i Klinës e zonat përrreth saj për në kishën e “Zojës së Këshillit të Mirë” për të përcjellur ritet e kremtuar s’bashku Krishtlindjen. Eukaristia solemne tradicionale u celebrua me rite liturgjike kishtare nën udhëheqjen e famullitarit kryesor të kësaj famullie e dekanit të dekanatit të Pejës  Don.Lenc Sopit e kapelanit Don.Martin Jetishit . Meqë rast Don.Lenci në predikimin e tij përcolli mesazhe për besimtarët me rastin e kësaj  vigjilje shenjte të Krishtlindjes duke potencuar se për çfarë jemi mbledhur s’bashku në këtë eukaristi pra për të festuar e kremtuar lindjen e Krishtit Mbret ,festën e paqes dhe të dashurisë, festën e gëzimit dhe të haresë ,festën e shpresës dhe të lumturisë, sepse është festa e mishërimit dhe fjalës së Zotit, e cila na dhuron gëzimin e përhershëm, dashurinë e përkryer dhe shpresën e pafundme ndaj përmendi edhe dekretin e  Papa Françeskut mbi shenjtrimin e Nënë Terezës gjë që ne si shqiptar duhej të krenohemi dhe aq sa na jepet hapësirë të ndjekim rrugëtimin e saj pikërisht në predikim u permend edhe një citat i Koncilit të II të Vatikanit për gëzimin e shpresën, trishtimet dhe ankthet e njerëzve qe i ka kapluar sidomos të varfërit dhe gjithë atyre që vuajnë nga nevojat te ndryshme ndaj ftoi udhëheqësit shpirtëror e në veçanti ata politik që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj toke të përgjakur arbërore ndër shkekuj që të  jenë afër atyre njerëzve në shpëtim. Fare në fund të mesazhit meshtari drejtues i kësaj eukaristie edhe një here bëri  thirrje tek populli ynë i shumëvuajtur shqiptar për paqe,dashuri, bashkim,mirëqenie, harmoni, një jetë të dinjitetshme dhe të shëndetshme me njëri tjetrin pa dallim në tejkalim të krizave! Ndaj falënderoj Elkos Group z.Ramiz Kelmendi-n, z. Mikel Buzhalën etj. për solidaritetin e tyre dhënë njerëzve në nevoja të veqanta me rastin e Krishtlindjës pikërisht në emrin e tij personal, ndimësit të tij Don.Martinit e motrave të nderit uroj te gjithë shqiptarët për këtë vigjilje të shenjtë Krishtlindjën !

Pas përfundimit të meshës së Krishtlindjes besimtarët takonin njëri tjetrin ndërsa fjalët e para që shkëmbenin në mes veti besimtarët pjesmarrës në eukaristi ishin “Gëzuar festa - Për shumë mot e jetë Krishtlindja”.Ndaj edhe unë me anë të këtij shkrimi - reportazhi i drejtohem të gjithë shqiptarëve – njerëzve vullnetmirë pa dallim : Dashtë Zoti që populli ynë shqiptar të festoj përherë i gëzuar ,bashkuar si në kohën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut i lumtur dhe i integruar karshi civilizimit modern evropian sepse është vetëm një Zot i njerëzimit që na thërret që na don dhe bekon të gjithëve ndaj edhe duhej të jemi të denjë në  raport me njeri tjetrin –  Gëzuar Krishtlindja !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora