Kulturë
Luan Kalana: Magjistarja e poezisë
E shtune, 26.12.2015, 09:23 AM
MAGJISTARJA
E POEZISE
...poeteshave shqiptare
Nga Luan Kalana
Poeteshat Mbretëreshat e bletëve,
mblidhni nektarin e njeriut,
thurni vargjet me dyll si arkitekte,
ngjisni plaget e mjerimit,
me këngë në hojet e poezisë.
Ju që më lexoni mua,
nuk e di,
nuk jeni si të tjerët,
pa dashur,
enkas a vënger,
zemra ju ka tradhëtuar.
Të duket alibi,
nuk të besohet?!
Shpirtërat e dinë,
që më dashuron ti.
Ato që ngacmojnë ndjenjat,
nuk janë të çmendur,
ato që lëndojnë zemrat,
që flasin me engjëjt,
kudo që të fshihen,
në vrimë të gjilpërës të futen,
flutur a xhind të bëhen,
gjenden, kotë e kanë,
perla në botën pa anë.
Dua të loz me ju,
vargjet e mija të të flasin,
nga ato të ledhatohesh,
të puthin ëmbël
siç puthet një grua.
Edhe nëse s'je njeri
por një shtojzavalle,
ti prapë do puthesh
kur të jesh mes shoqesh
në arë apo në krua!
Sa do të jesh e larguar,
qofsh në hemisferin tjetër,
zemra e thith magnetin,
shpirtin e dashuruar.
Qeshin e puthen
flasin e këndojnë,
rubaira e serenata,
dehur me raki e meze,
aq shumë janë ngjitur,
si dy ëngjëj siamezë...
Mos tradhëtoni veten,
mos bëni gjynahe,
nuk jeni te marra,
s'u lodhet pas vargjeve,
mja me botën erotike,
me dashuri platonike,
në odën e dashuriçkave
Eja,mos u mendo,
mos më ler natën zgjuar,
mos u torturo, Ç'pret,
mos kij turp,
akoma s'je penduar?!
Falmi sytë me lëng,
të përkëdhel flokët me aroma,
lermë ti puth,
buzët e tua të njoma.
Jepja trupin tënd qelibar,
djaloshit me buzë qumështor,
zemrën e dashuruar,
gurit diamant margaritar,
zemrën e përvëluar.
Kur trupat të afrohen,
faqet skuqën, nxehen,
gjiret marin flakë
ne s'jemi më largë,
sytë kryqëzohen,
bashkohen shpirtrat,
treten melem e mjalte,
nga vargjet e zjarrte..