E merkure, 01.05.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Galip Avdiu: Profesor Bedri Tahiri dhuron libra

E diele, 27.12.2015, 11:22 AM


Fotolajm

Nga Galip AVDIU

Në prag të festave të fundvitit 2015, profesori, publicisti, shkrimtari dhe veprimtari i palodhur galicas, z. Bedri Tahiri, i cili këto ditë nxori nga shtypi librin e 32- të me radhë, ka përzgjedhur Bibliotekën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike me seli në Vushtrri për t’i dhuruar një kontingjent librash autorial. Këta libra, që tashmë janë bërë gjithëkombëtar dhe kanë depërtuar thuajse në çdo shtëpi e në çdo bibliotekë, trajtojnë tema që lidhen rreth një lajtmotivi: Fatit të popullit shqiptar gjatë historisë. Në ta lexuesi mëson për ata që mbëltuan historinë, për liribërësit, duke nisur me Millosh Kopiliqin e deri tek Komandanti legjendar Adem Jashari.

-Ndjehem i nderuar që librat e mi po zënë vend në bibliotekën Tuaj dhe do të lexohen nga djemtë e vashat më të zgjedhura të Republikës së Kosovës e ku secili do të gjejë diçka që do t’i pëlqejë,- u shpreh autori, duke dhënë një informacion të shkurtër e modest për veprimtarinë e tij të begat.

Drejtori i këtij Institucioni shumë të rëndësishëm, z. Ismail Smakiqi, në emër të Akademisë dhe të stafit të pranishëm, e falënderoi autorin dhe pos tjerash shtoi: “Ky donacion është i veçantë, është dhurata më e çmuar dhe nderi më i madh që na është bërë deri sot”.

Gjatë ceremonisë, duke pirë kafe, folën edhe të tjerët dhe që të gjithë kishin fjalë të mira e lëvdata për shkrimtarin e profesorin Bedri Tahirin, të cilin e njihnin prej kohësh, qoftë si mësimdhënës, qoftë si veprimtar, qoftë si krijues.

Në fund, drejtori, z. Ismail Smakiqi, autorit Bedri Tahiri i dhuroi Plaketën e Akademisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora