Kulturë
Demir Krasniqi: Jem tre vëllezër prej një nëne
E shtune, 26.12.2015, 10:35 AM
Me rastin e Festës së shenjtë të Krishtlindjeve :
Jem tre vëllezër prej një nëne
-Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi-
Muhamed, Kristë e Nikollë –
Vëllezër jemi që të tre .
T’ lidhur jem si mishi n’ thonj –
Për një komb, për një atdhe .
Kemi lindur në këto male ,
Në një djep jemi përkundë .
Kem një gjuhë, një abetare –
Nuk ka forcë që mund t’ na lëkund !
Kem kulturën, historinë,
Mbi Ballkan – popull i parë .
Skënderbeu kryetrim,
Është për ne legjendë e gjallë .
Kemi shkencën dhe arsimin,
Mic Sokola dhe shumë Shota,
Nolin, Mjedën dhe Naimin,
Nënë Terezën që e njeh bota ....
Kem Ungjill e kem Kur’an ,
Jem tre vëllezër , kem tri fe .
Krijojmë vepra për vatan ,
Se edhe Zoti është me ne .
Si shkollarë, si besimtarë –
Të gjithë jemi n’ Shërbim t’ Zotit!
Doktorë , priftërinj, hoxhallarë –
Jemi gjaku i Kastriotit !
***** Demir Krasniqi : “MALLËNGJIME E USHTIMA” – Gjilan, 1993, faqe 165.