E merkure, 01.05.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Shumësi kuptimesh e mendimesh

E hene, 28.12.2015, 11:15 AM


Një vepër me vargje të shkurtra me shumësi kuptimesh e mendimesh…

Nga Tefik Selimi

Në sallën e KK të Gjilanit, sot  u përmbyll Manifestimi  Kulturor “Vjeshta letrare e Gjilanit”, i cili manifestim bëri përurimn e veprës “Baladë e humbur” të autores Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Karadakut. Ky edicion i gjashti me radhë i “Vjeshtës…” përfundoi në mënyrën më të mirë të të mundshme nga osociacioni i Ars Club-it “Beqir Musliu”, të cilin e organizoi dhe udhëhoqi Sabit Rrustemi, poet. Siç dihet, në këtë Manifestim Kulturor janë përuruar me dhjetra vepra letrare në prozë e në poezi të disa aurotëve gjianas e mese të tjera, të cilat vepra patën rastin të gjenden edhe në duar të lexuesve dhe të kritikës letrare. Po ashtu, ky evenimet kulturor do të mbahet në mend për shumë kohë për përurimn e veprave me vlerat të çmuara letrare, të cilat janë botuar nga klubi në fjalë.

Fillimisht, Nexhat Rexha, vlerësues nga Dardana, tha se, arti letrar të jep mundësinë e shprehjes së lirë, duke i dhënë mundësinë lexuesit në shpalosjet e botës shpirtërore të ndodhurave. Pra, siç u shpreh ai, - ato vijnë në kohën e valëve nëpër të cilat përplitet shpirti i artistit. Në këto përjetime sa reale e imagjinative, vijnë edhe vargjet në vëllimin poetik “Baladë e humbur” të autores Selvete Abdullahu” Ai shtoi edhe këtë se, “Selvetja është aktive, sepse vetë vargjet e saj diktojnë shtegtimet kah kurorëzimi i dhembjes, ajo gjithnjë është në kërkim të pjesës që i takon jetës së përditshme. Në këto meditime, nuk e kemi shprehur qortimin, por autorja shtron kërkesën e rikthimit për të jetuar jetën ashtu siç e dëshiron ajo.

Vepra në fjalë ka shtrirje edhe në tematikën e përkushtimit, siç janë  poezitë kushtuar: Antigona Fazliut, Agim Ramadanit, Feriz Gurit etj. Poezia kushtuar Agimit, hero, sa është historike, po aq është edhe frymëzuese, sepse ajo frymëzon për një ditë tjetër, duke dhënë shembullin se si jepet jeta për liri, se si krijohet e ardhmja e bashkuar e popullit liridashës. Andaj, në të gjitha variantet, poezia e Selvetes ka narracionin e rrëfimit funksional, duke kultivuar vargun e saj konform idesë dhe tematikës se shtjelluar”.

Ndërsa, Lon Laska, profesor i psikologjisë nga Gjakova tha se, në themelet e forta të mbarështrimit, autorja e veprës “Baladë e humbur” shpreh anën psikologjike të qëndrueshme e në formë të shtrirë e stabil poetik, kur ajo shprehet në vargjet e saja: “Ngrihem nga  acari/ dhe piqen Saharë/ Si flija nën saç/ prej jetës gjer në vdekje/ më ke pranë Kosovë”. Në të gjitha  vargjet e Selvete Abdullahut gjejmë një shkallë të lartë të intelegjencës emocionale, e cila rritë ndjenjën e empatisë duke takuar shprehjen e pastër, kuptimin, mesazhin e humanzmit që përcjell ajo si krijuese. Ajo shton në vargje: “Më thuaj mik/ farë të shkruaj/ kur më kallet zemra/ një shigjetë më gjakon nga brenda”.

Sinan Sadiku, vlerësues nga Dardana, në shënimin e tij tha se, vepra “Baladë e humbur” e Selvete Abdullahut është një poetikë e rrallë e jetës së artit shkrimor. Ajo (Selvetja) nuk e ka braktisur muzën poetike, ku përmes vargjeve artistike, ka shprehur dashurinë ndaj atdheut, sidomos në ciklin e parë “Jeton në zemrën time”, ku janë përfshirë lirikat atdhetare, gjegjësisht poezitë në të cilat është shprehur ajo ndaj vendit. “Ky cikël dhe vepra si tërësi hapet me poezinë “Pritja ka rezervuar për ty”, një poezi kjo e dalë nga gëzimi që ka përjetuar autorja me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Poezia e saj ia thotë: “Pavarësi/ në derën e mbyllur përgjysmë/ Pritje kam rezervuar për ty”(f.7). Sidoqoftë, dashuria, kjo ndjenjë sublime, gjithnjë e ka  vënë në lëvizje imagjinatën krijuese të artistëve, poetëve e krijuesve të tjerë të artit, sepse, bukuria dhe dashuria janë të lidhura si dy “sende” të pandashsme. Ato bashkëjetojnë në mes vete, por bashkëjetojnë edhe në poezinë e autores së veprës në fjalë.

Prandj, autorja e veprës “Baladë e humbur”, në 18 poezitë e këtij cikli, ka shpalosur ndjenjat e saja erotike, përjetimet, dëshirat, kërkesat, po edhe pritjet e gjata e përqafimet...Në poezinë e saj hetojmë edhe trazime e shqetësime të përditëshmërisë sonë. Në fund të shtoj edhe këtë se, vepra Baladë e humbur” është një vepër e shkruar më përkushtim, një vepër e shkruar me poezi të shkutrëra, eliptike, që kanë pak vargje, por që në aspektin semantik janë të pasura, rrezatojnë shumësi kuptimesh e mendimesh. Fjalët, figurat janë të zgjedhura me kujdes. Është një vepër për lakmi dhe ia vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të mirret si “yrrnek” për vek.”

Arsim Halili, vlerësues nga Bujanoci, tha se, duke qenë se sot përmbyllet ky eveniment kulturor i “Vjeshtës letrare...”jam i nderuar që të flas për veprën e Selvete Abdullahut, “Baladë e humbur”, në të cilën vepër shoh modelimin intelektual tek poezia e saj, e cila e karakterizon një bashkësi paradigmatike që në qendër ka njeriun me ritmin e tij të tjetës, me elementet e trazimit shpirtëror, me barrierat e tij, me shkaqet, dashuritë ku e ku të realizuara e pse jo edhe të humbura në këtë rreth binar. “Selvetja na ka afruar diçka që nuk na është dëgjuar apo që është tabu për lexuesit tanë. Ajo herë shpërfaq dozën e dhembjes, përmes koloritit gri, por herrë shperfaq dinamizëm në ritmin e jetës, e cila riciklon në syzheun komplimentar, duke mos e lënë si shpërfaqje dhembjen.

Andaj, duke lexuar poezitë nga njër tek tjetra, përpjetëson fatin e njeriut me imazhe jo të dobësisë për t’iu nënshtruar të keqes, por poezia e saj thënë figurativisht, është një mjet në funksion të dimensionit jo për ta humbur, por për ta rigjetur atë dashuri të trazuar. Mendoj se, poetja ka një përafërsi si një krijuese që mund të na sjellë në të ardhmen edhe më shumë vlera artistike në kërkim të identitetit krijues të saj e në përgjithësi. Më qartë të them se, ajo e ka guximin për të komunikuar me lexuesin përmes fjalë poetike e artistike”. Në fund autorja e veprës tha se, sot po e vërej se kam bërë dika që ju ka sjellë juve këtu ku jeni në këtë “festë” të veprës sime. “E kam pak si vështirë të shtoj dika, por, e para është, t’ju falenderoj që keni gjetur kohë  të jeni në këtë manifestim kulturor, i cili më ka nderuar mua, si autore, por edhe juve si adhurues të librit.

Një falenderim shkon edhe tek Ars Clubi “B. Musliu”, tek redaktori i librit, Sabit Rrustemi e gjer tek parafolësit dhe pjesëmarrësit e këtij evenimenti kulturor të “Vjeshtës letrare...”. Ju falemnderit të gjithëve!

Pamje e manifestimit në fjalë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora