Kulturë
Samir Perihana: Ditë dimri
E marte, 29.12.2015, 01:11 PM
SAMIR
PERIHANA
DITË DIMRI
Cikël poetik
Poeti dhe Muza
Ende pa nisur ditë e bekuar
dikush më foli me zë të qartë
Nuk e di nga erdhi ai zë kristal
a isha në ëndërr apo sdi se ku ?
Jo mos u perkund ti në djep frike
edhe nëse diejt në horizonte fiken
edhe nëse permbytja e madhe sërisht vjen
një barkë do të mbesë gjithmonë në breg
Jo nuk do të të lë aspak të vetmuar
në rropullitë e kësaj bote të marrë
hipur mbi Pegaso në udhëtim
do të shohim vise plot dritë
Jo nuk do të të lë aspak të harruar
peng mocalishtesh dhe rruginash pa diell
pranë kallamishtesh ku kuisin bretkocat
ku i zoti nuk njeh gjënë e vet
Jo nuk do të të lë në vajin e kotë
ku intriga dhe padrejtësia mbjell dhe korr
ku vesi i babëzitur zhytur në mëri
në qeshje harbohet dhe shkrihet i nxirë
Nuk kam për të të lënë asnjeherë
edhe kur po-te dhe jo-të në një ngërdheshje
kontradiktore që të ngjall trishtim
në rrokada dritë-hijesh do humbasin kuptim
Asnjeherë nuk do të të lë të betohem me ngashërim
skam për të të kthyer mbrapsht asnjë vështrim
Kur motet e çveshura me stuhi do të gjëmojnë
shtëpinë-kështjellë për ty do ta ndërtoj
Kur marrëzia në urinë dhe etjen e saj te pashuar
gjithcka të shëmtojë në një kalbësirë
me dorën time kam për të të dhuruar
lauresha dhe pyje plot gjelbërim
Kush je ti o ëngjell kaq herët në mëngjes
që flet për mua dhe për botën që unë dua ?
Ende shtroje e dimrit mbi shtratin e ngrohte
ende gjithcka perreth e mbuluar me vese
Une jam engjelli i Muzes se Poetit
Une jam rrobaqepesi i realitetit
qe shtrihet i cveshur i paane
Jam shkelqimi i nje vargu te kristalte
Unë të kam lehtësuar brengën
që të shtypte porsi nje shkëmb
me vetëtimën time lapsi mbi shpinë
në relacion me të vërtetën shndërrin
Kështu foli ëngjëlli i Muzës
dhë më pas u bë qetesi
Unë me gaz renda tek një fletore
dhe nisa të thurr një poezi
Vrima që u bë libër
Vrimë moj e bekuar
ku hyn e del kal i harbuar
e rruar a me lesh të zezë, të verdhë
si për varfanjak edhe për mbret
Flaka jote na solli në këtë dynja
Flaka jote na mban gjallë
Përshëndes viset e tua me gëzim
pranë brigjeve të tua endet shpirti im
Vrimë moj të paska lezet
kapaku i librit të ndjerë
ku je shtrirë sa gjërë e gjate
çme nxehe keq ato allate
Kur të mbaj në duar moj vrimë
ku të tund edhe me gishtërinj
afsh i rrallë më bie në fytyrë
kur zhys buzët mu në pyll
Vrimë moj tani na plasi cipa
do tregojme plot histori, filma
mbathur veshur edhe çveshur
ti sot na u bëre me fletë
A se di dini se cndodh me vrimën
po ta shtrish në shtrat me metrikë
me plot stil edhe poetikë
shkëlqen fort e bëhet (D)Ritë
Të qofshim falë moj Vrimë
na hape sytë e na mprehe veshë
se me ty paskëshim lidhur besë
lakuriq të çvishesh sështe më ves
?vishe vargun o poet nga shkëlqimi
Rri më lirshëm e mos ke drojë
veç kështu të vjen cmimi
vec kështu ti mund të bësh ploje
Vrimë ty të qofshim falë
përmbi mote vetë e parë
të kam Atdhe, grua dhe vajzë
dua të të shëtis unë me kalë
Vrimë moj si më je çveshur
si asnjeherë kurrë më parë
Juri e Qeveri më paske mbledhur
me entuziazëm dhe gëzim të rrallë
Vrimë moj ku mblodhe ti parinë
leshtë mu drodh e hekuri kërrciti
desh për pak të të hipja në tavolinë
tek me ngisje e shëmtoje poezinë
Ngrihu Ali se na meruan
poezisë i kallën zi e datë
mjaftonka që të biesh në banalitet
vargu i bukur mbathet vetë
Ngrihu Lazgush prej Poradaci
çohu dhe më ti mos fli
ta shëmtuan ate yllishte që mbolle
ta shnderruan fjalën dhe poezinë
Ngrihu Lazgush e u thuaj
lirika endet në dhe të huaj
kur i bie asaj vrime pa lezet
poezia merr dhenë e mbytet në det
Ngrihu Mithad dere Frashërllish
fjalën dot ty sta dëgjuam
nuk e bëmë dot Shqipërinë
të gjithë po i biem veç në një vrimë
?ohu Vasil e mos rri mënjanë
buzëplasur dhe zemërvrarë
me nje çmim veshur si admiral
gjithë puthje-qeshjet e tua i tallën
?ohuni ju poetë nga jeni sjeni
mblidhuni me lirika dhe epikë
me një çmim të madh në dorë
ju perveshën edhe poezisë.
Atmosferë Krishtlindjesh
Ne rrugët e trurit mendimet me veturë
ngelur në trafik dhe semaforë ndonjë herë
E Hënë e Dhjetorit nën një qiell pa re
zvarritet nxitimi i kalimtarëve në trotuare
uturijnë mendimet veshur me kollare
në rrugët që ka nisur dëborë edhe erë
Dite Dimri
Dimri plak çapkëni gazmor
me fyell dhe bastun në dorë
Kullot horizonteve ca re
Tej dritares së mëngjesit të herët
mbuluar me një brymë të hollë
kompozon përfytyrimi dhe ndjehet zot
Mbi tavolinën lënë shtruar me lëkurën e purpurtë
diçka ka mbetur nga gostia e mbrëmshme
ku të ftuar nderi qenë një mbret dhe mbretëresh
shtojzovalle drite kërcyen aty deri në mëngjes
Në kuzhinë një gotë me një gjysmëhënë anash
Vulë e praruar e buzëve femërore
Në lavaman ca pjata lënë mënjanë
për të pohuar ndoshta një presence
Dimri me gishtërinjtë e mardhura
(nga i ftohti dhe plakja)
Bariu mes horizonteve magjike
hap skenën e ditës me nje kollitje
Dhe Dita e ftuar në dhomë hyn me etikë
pikturon me penelata tre dimensionale
mes mureve rrethues temën ” natyrë e qetë”
Mbi tavolinë ca reze bien me përtesë
Shporta e frutave mollë dhe portokaj
si rruzuj ngjyrash dhe botesh shpërndarë
Nga perdet e dritares lëvrin e plogët rruga
me kalimtarë dhe shoferë që kryqëzohen sertë
teksa dita fërshkëllen në një kafe ekspres
Fshesari gjethet e rëna të dimrit fshin
pemët skelete të thata psherëtijnë
nën re të bardha kullotese në qiej
Një top i mbështjellë letre kreshperuar
i rënë në tavolinë porsi nje planet
këputur nga pesha gravitacionale e vet
?pështillet para meje me gërshvishtje thoi
letra e harruar me gërma dore shkruar
“Dogma e shtrirë në dyshekë dimëror
me thika pikëpyetjesh u therr”
Një copë mëri në një diskutim
mbi një eufeminizëm a klishe
si një flutur nate ka ngelur mbi perde
Nje çorape fëmije e hedhur mes dhome
shoqen e saj ka nisur të kërkoj