E enjte, 25.07.2024, 08:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Në mbrojtje të së vërtetës

E hene, 28.12.2015, 05:32 PM


NE MBROJTJE TE SE VERTETES...

Nga Ksenofon  M.  DILO

“Në jetën time, mor bir,  nuk munda dot të mbroj të vërtetën. E vërteta është me ata që kanë forcën. Kujtojnë se ata kanë gjithnjë të drejtë dhe shesin mend nga mendtë që s’kanë..”

Këto ishin fjalët e fundit të ILIA  DILO  SHEPERIT dhe po t’i analizojmë dhe të shohim vendin e çdo gërme ,  funksionin ,  rëndësinë dhe pozicionin e tyre që përshkon si një arter kryesor një jetë të tërë,  atëherë nuk mund të mos mendojmë e të themi një fjalë pak më të gjatë,  të drejtpërdrejtë si një vazhdim të fjalës së tij të dhimbshme e të ndjejmë përgjegjësinë se ato fjalë të thëna në perëndimin e vakët të një jete që ishte aq shumë e ndriçuar nga dielli i diturisë dhe dashurisë për Atdhe e shqiptarizëm,  jo vetëm që nuk mund të harrohen por janë një simbol e një kërkesë e shenjtë që ju përcillet brezave e , që,  ashtu e dhimbshme ,  e paplotësuar dhe me përcaktimin e së keqes, e cila qëndron njësh me grykën e pushkës,  drejtësinë për të vrarë,  ajo fjalë duhet të jetë udhërrëfyes për monopatin , në të cilin duhet të çajmë për të treguar , se e keqja duhet luftuar e se për këtë duhet në radhë të parë të jemi të bashkuar.

Ishte i vetëm?  Po ! këtë do të thotë me fjalët-Në jetën Time...: Kjo nuk e trembi ,  por nuk mund të mos e bëjë to dhimbshëm vazhdimin:NUK MUNDA DOT TË MBROJ TË VËRTETËN!!!Është një dhimbje dinjitoze,  një dhimbje e  që nuk tregon dobësinë e tij. Ai ishte luan ,  e kaluar luanit, por ishte edhe shumë shumë njerëzor,  sepse dhimbja që i derdhet nga zemra në shpirt e lëshohet si një kushtrim mbi atë,  të vendos urën në mes të frazës,  si për të dashur edhe ta mbrojë ,  por edhe ta këshillojë e ta drejtojë ajo dhimbje e bën fjalën e tij të ketë një pikë mbështetje,  një pikë ku e drejton mendimin e ku e mbështet si për të dashur ta udhëzojë. E kam fjalën për atë thirrmën e shpirtit:MOR BIR. Nuk fliste shumë ILIA Sepse s’kishte nevojë për fjalë që do të duhej frymë për t’i thënë por që ashtu si ajri do t’i merrte era e do të harroheshin. Ishte një Diell rreze ndritur ashtu si edhe kishte emrin dhe mjaftonte të lexonte dikush që kishte mend  e,  sigurisht që do të kuptonte , se këto fjalë ishin një notë , të cilën duhej ta bënin moto jete njerëzit,  që donin atdheun. Ata , që me aq dashuri,  Dielli i madh i Dilo-ve i quante:more bir...

Sa për fjalët në vazhdim besoj se janë një logjikë e hidhur që kumbon,  por që më shumë është dërguar në adresë të atyre që shesin mendtë që nuk i kanë. Eh Baba ,  o i dashuri ,  i shtrenjti ,  i paharruari , baba Ilia!Bir i Sheperit legjendar,  e di që akoma pret përgjigjen për fitoren e së vërtetës!E di që pritja jote është e stërgjatë!Por jeta jote nuk do të jetë vetëm një shembull për të na udhëhequr në rrugën drejt fitores së të vërtetës!Ajo është dhe do të mbetet një pishtar.Ajo gjithmonë do të na kujtojë se të luftosh për të vërtetën nuk është e thjeshtë por ja vlen të përpiqesh,  sepse,  padyshim është luftë,  që të pastron shpirtin e, e mban ndërgjegjen e kombit të gjallë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora