E enjte, 01.05.2025, 07:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Vajza me kordele vjeshte

E merkure, 30.12.2015, 12:00 PM


NEBI DRAGOTI

VAJZA ME KORDELE VJESHTE

Skicë

Lëndina me një ganityrë jeshile, mbushur prehërin me lule shumëngjyrshe,  flladitej nga një puhizë me përzierje aromash,  që të kënaqnin gjithë qënien e trupit. Vjeshta,  me duart e padukshme të erës shpërndante flutura gjethesh me të shtatë ngjyrat e ylberit,  që ishin në lëvizje: në tokë, nëpër drurë,  në ajër. Vajza qe ulur pranë burimit,  si najadat,  për të larë syçkat me ujin e argjendë. Dielli si prozhektor ia grumbulloi rrezet në fytyrë duke i dhënë një pamje tepër mahnitëse si Borëbardha,  personazhja e përrallës në metrazhe filmash.. Reflekse margaritarësh lëvrinin gjithandej: në krahët e fluturave,  në krahët e shpendëve që përhapnin zëra melodiozë duke ua kaluar edhe notave mbi pentagrame rreshtuar nga kompozitorët. Vajzës iu mbush koka gjithë kordele vjeshte. Kjo ishte edhe realitet,  edhe si përrallë?! Kordele,  kordele,  kordele me miljarda...Merre si ta marrësh,  , quaje si të duash ose vallëzo edhe ti me mendimet gjithë kordele vjeshte. Mos i mbyll sytë,  mos e ndal shikimin! Ndiqi të kapësh këto kordele siç ndjek mbrëmjeve të prillit xixëllonjat. Vajza u vesh si në të linjta të florinjta. Edhe sandalet iu mbushën gjithë xhufka duke ecur mbi qilimin e shtruar nga vjeshta e ajthme,  nga vjeshta bujare e vetstolisur dhe e qëndisur për sfilatën e stinës. Nëpër degë pemësh lëkunden kokrrat e shegëve faqekuqe,  lëkunden hurmat,  ,  ftonjtë e zverdhur,  portokallet,  mollët,  vodhët,  mushmullat,  dardhat. Era e rakisë të gudulis e përhapet nga butet dhe gotat e mbushura nëpër dasma,  ku ndëgjohen urime:” Të trashëgohet çifti!”...Po,  po të trashëgohet edhe  “Vajza me kordele vjeshte”,  që për nga bukuria ua ka kaluar gjithë nuseve buzëkuqe (sidomos nën dritë hëne e vesë yjesh). Ja,  pasqyrohet e krihet në lumenj e në liqenj. Këtu gjithçka sheh e të kënaqet syri është shqiptare, shqiptare me këto perla,  që nuk i ka as bota. “Vajza me kordele vjeshte” e veshur e gjitha dhe e zbukuruar,  sa për ta pasur zili,  e,  si për ta pirë në kupë,  është joshur ajo nga gjithë dhëndurrët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx