Kulturë
Isak Ahmeti: Portreti letrar i Sarë Gjergjit
E marte, 29.12.2015, 03:37 PM
PORTRETI
LETRAR I SARE GJERGJIT
Shkruan Isak Ahmeti
Poeti Sare Gjergji(1965), tashme i njohur edhe si publicist edhe si studiues i letersise, shquhet, para se gjithash, si autor i shtate vellimeve me poetike , qe ngerthejne ne vete nje shumesi vlerash portike. Qe me vellimin e pare:Golgote(1994), S Gjergji iu imponua lexuesit tone jo vetem me vlerat e mirefillta artistike, por edhe me prirjen e nje poeti te talentuar qe premton shume. Pas botimit te vellimit te pare , ai nxori ne drite edhe gjashte vellime te tjera:1. Kontrast ngjyrash(1996), 2. Terapia e vdekjes-Requiem per Kosoven(2000), 3. Peizash toke(2004), 4. Foc Nestins-Zjarr i pashuar (2007), 5. Dashuri e pambarim(2007), 6. Legjenda e terfillit (2012).
Me bitimin e ketyre vellimeve, poezia e tij shkon e ngritet ne ato maja , qe deshmojne pjekurine artistike dhe vetedijesimin poetik te letersise sone bashkekohese. Vlen te theksohet se pjesa me e madhe e poezise se S. Gjergjit qe eshte perfshire ne keto vellime dhe vecanerisht poezia me e re e tij, botuar ne portale sociale , shquhet per disa vecanti dhe struktura tekstore me artistike dhe me te nderliqshme ne poezine tone me te re. E menduar dhe e krijuar mbi bazen e nje tradite te pasur poetike shqiptare dhe evropiane dhe te nje sistemi te perpunuar me perkushtim, poezia e tij shquhet duke filluar nga nhesite me te vogla strukturire gjuhesore poetike per te vazhduar nga vellimi ne vellim te piezia si njesi teresore, pastaj te permbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik , por edhe te poezise si forme e shqiptimit te botes shpirterore te krijuesit. Elemente te ketij parimi bien ne sy qe ne librin e pare(Golgite), po qe ky parim dhe ky sistem shkon e pasurohet dhe ngritet ne nivel me te larte artistik, me te lakmueshem, te vellimi :Legjenda e terfillit, per te arritur piken me te larte me poezite me te reja te krijuara dhe publikuara kohet e fundit ne internet.
Kincepti poetik i S . Gjergjit nuk shprehet vetem nepermjet menyres se organizimit dhe krijimit te struktures tekstore poetike dhe kuptimesise se pasur qe del nga ajo , por edhe nga menyra e objektivimit te ketij procesi.
Poeti ne fjale, per dallim nga modeli i poezise agolliane apo perkunder modelit kolokvial te poezise kadareane , si dy modele , me te cilat sot, jo me shume te drejte , krahasohen te arriturat poetike ne Shqiperi(R Musliu(, eshte larg edhe njeres edhe tjetres :eshte nje midel me vete , origjinal, gjithsesi interesant, me vlere dhe modern . . . Poezia e S. Gjergjit , me strukturen e vecante tekstore poetike, me shumesine dhe thellesine kuptimore qe ngerthen ne vete , me nentekstin e pasur poetologjik dhe mundesi te shumta te ndikimit estetik , si strukture e hapur(U . Ecco), ben njeren nder nder pjeset me te bukura kuptimore dhe artistike te poezise se sotme shqipe. Poezia e S. Gjergjit ne pergjithesi dhe ajo me e reja ne vecanti , e publikuar ne internet , shperfaq trajtat funksionale te intertekstualitetit dhe duskursit si efekt te posacem te botes materiale dhe shpirterore ne funksion te katarsisit poetik, si intence karakteristike e mesazhit poetik. Poezia e tij, nese lexohet ne teresine e saj konceptuale, eshte e shtrire neper kohe dhe hapesira te shumta , por qe nderlidhen nga nyja e fatit tragjik kombetar , prej te ciles variojne edhe topose tjera tematike , edhe kur kendohet tragjikja e substances kombetare ne diakroni , edhe kur kendohet fati i saj aktual. Keshtu poezia e tij sikunder dhe nje pjese e madhe e poezise ne Kosove , paradigme e ka fatin dhe fatkeqesine e etnise , e cila endet si metafore percelluese nga poezia ne poezi. . . Ne vargjet e ketij poeti , krahas ndjenjave te fuqishme shprehen gjithnje edhe refleksione te thella per ceshtje te ndryshme kombetare e njerezore(N. Ismajli). Keshtu, si do shprehej edh N. Frye, diskursi lirik i tij apo "mimesisi i brendshem i tingullit dhe imazheve meton te jete modues tenatik" edhe ne poezine e S. Gjergjit, qe percon ide, mesazhe te forta dhe sublime jo vetem per lexuesit tana por edhe me gjere:
"Keshtu eshte dhe sot,
Ynezot,
ndonese , pertej hartimit,
hiri i fjales tende
ndergjegje shkermoq . .
Deshmova rrejshem kunder Teje,
sa e sa here,
te vrava!
Une,
perulem para teje ,
ne gjunj,
i turperuar,
i padenje . .
Ti, kungate qe mbledh gjithe bukurite e
qiellit e te
tokes,
Ti fryme qe zbret prej se larti:
me beko,
gjeme e madhe e mekatit te pushoje".
Poezia e S Gjergjit , nje pjese e se ciles eshte perkthyer edhe ne gjuhe te huaja , ka qene objekt studimi dhe vleresimi nga autore te shumte sic jane:Kolec Topalli, Isak Shema, Faik Shkodra , Hysen Matoshi, Astrit Memia, Prend Buzhala, Isak Ahmeti, Ramadan Musliu, Baki Ymeri, Mehmetali Rexhepi, Nuhi Ismajli, Tefik Selimi, Fehmi Ajvazi , Marius Chelaru, Mihail Antonescu e dhjetera autore te tjere.