E shtune, 27.07.2024, 02:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Zyba Hysa: Pikimi i shpirtit

E merkure, 30.12.2015, 03:39 PM


POEZIA E DASHURISË ËSHTË PIKIMI I SHPIRTIT…  NGA FLAKËT E MALLIT…

NGA ZYBA HYSEN HYSA

Nga dita e shpalljes së çmimit ”Poezia më e mirë e vitit”, s’ishte nevoja ta lexoja “poezinë” e saj, diku në një shoqatë fantazmë, bëhej “humor” , apo më mirë të them, piblicitet para çmimit, kësaj femre bashkëkohore në shoqërisë shqiptare, stërvitur nëpër kabaretë greke.

Nuk më çuditi dalja e saj në skenë, e vlerësuar nga kupola e politikës shqiptare, se Sali Berisha duke promovuar një punëtore të 0900 – tës, si këngëtare,  sundoi mbi 20 vjet dhe Edi Rama me vlerësimin dhe promovimin e saj do të mbretërojë gjatë…

Ajo që më uli të shkruaj, ishin shkrimet dhe diskutimet e ndryshme “pas çmimit”, “pas vlerësimit”, “pas kundërshtimit”… të publikuara nëpër media elektronike, të shkruara, nëpër lajmë, emisione, statuse facebbok – u, që për të qënë e sinqertë me ju, me përjashtim të ndonjë statusi fb. s’kam guxuar të lexoj asnjë shkrim, për faktin se më tmerronin titujt e tyre, s’kam dëgjuar asnjë emision, asnjë lajm, se më tmerrojnë organizuesit e emisioneve nga mënyra se si e drejtojnë diskutimin, apo duke ditur që kanalet televizive u shërbejnë atyre që japin të tillë çmimesh, ndaj mendimet e mia, janë thjesht të miat, pa u bazuar as në një shkrim, por s’e përjashtoj mundësinë që dikush mund ta ketë parë në këtë këndvështrim.

Që të provosh shijen e verës, më parë pyetet për llojin e rrushit, ndaj për të vlerësuar poezinë e dashurisë, apo atë erotike, e cila buron nga dashuria, dua të them se si konceptohet dashuria.

Dashuria është ndjenja njerzore që lind natyrshëm tek çdo njeri, por ajo lëshon lastarët e formon kurorën e saj vetëm mbrenda atyre shpirtrave që njohin mirësinë, humanizmin, sakrificën, përkushtimin, vetmohimin… virtyte që lindin tek një njeri me dituri të gjerë gërshetuar me intelektin e tij dhe trashëgiminë familjare, ndryshe, sythi i saj do të pëlcasë duke shkaktur një shkëndijë elektrike – magjike, ku njeriu ndjehet përtej botës reale, por ai që s’është i aftë t’i shërbejë asaj, fiket në çast dhe e lë njeriun shumëfish më errësirë sesa ishte dhe i tmerruar, gjithë jetën kërkon dritën e saj ngado, por kurrë s’e gjen udhën e saj.

Shkaku i qorrollimit të njeriut, apo mos zhvillimit të tij, është mos pasja e kapacitetit intelektual për të kuptuar rëndësinë e asaj rryme magjike që zgjon mbrenda nesh fuqi të jashtëzakonëshme shpirtërore, të cilat na drejtojnë për vepra fisnike. Padituria i bën njerzit të udhëhiqen jo me tru, por me instikte kafshërore duke rendur pas femrave syzeza, apo meshkujve “fjalëmbël” për të gjetur atë magji drite që fal dashuria duke e ngatërruar atë me ngrohje seksuale e orgazma që kanë efekte castore, por që më pas errësira bëhët huimneriane e kur gjenden në humnerë, preferojnë të dalin prej andej edhe përmes tubave të ujrave të zeza, por në vend të pastrojnë shpirtin, njollosin edhe trupin.

Këtë e sqarova (gjithmonë sipas meje), për të qënë të aftë të dallojmë poezinë e dashurisë, nga poezitë propozim seksual, apo për të przantuar veten si “poetë të mëdhenj”, duke ndenjur netë pa gjumë për të gjetur figura madhore, ashtu si një murator i rëndomtë, që një gur - qoshe të gdhendur, nuk e vendos në kënd, por në mes të murit duke prishur gjithë punën, edhe ata këtë gjë bëjnë, shkruajnë fjalën e madhe, po s’thonë asgjë, dashurinë nuk e ndërtojnë figurat, ajo është vetë figurë kur dimë ta hedhim në vargje, poezi të tilla “dashurie”, janë nga njerëz me shpirt të mardhur, që s’e njohin dashurinë e aq më shumë ta kenë rritur atë.

Janë pikërisht këta krijues që irritohen e ngrenë zërin me fjalë fyesë ndaj këtij çmimi pa vlerë do të thosha, jo duke u thelluar në shkaqet e këtij fenomeni fyes, por përdorin fjalë fyesë edhe më të rënda se “poezitë” fituese, kjo tregon qartë që atyre u është hequr korja e plagës së tyre, apo u nxori në shesh qëllimin e “poezive” tyre të cilat shpesh janë egoiste, mashtruese, deri ofenduese të dashurisë.

Poezia e dashurisë është pikimi i shpirtit rrotulluar si qengji në hell mbi prush, nga flakët e mallit, ku vargu po të shtrydhet pikon lot e duke qarë dehemi… shkojmë mistershëm përtej të prekshmes, përtej reales… në DIVINITET.

Poezia e dashurisë nuk u këndon thjesht syve, flokëve, buzëve, gjinjve, trupit, aq më pak organeve seksuale, ajo u këndon të gjithave duke i shkrirë në eter për shpirtin e jo në funksion të instikteve çastore, vetëm kështu, mendoj, që kemi poezi dashurie.

Lazgushi mbeti i madh se diti të shkrijë tiparet e femrës në eter malli e këtë e bëri pa e ditur së çfarë shkroi, ai pikturoi me fjalë të thjeshta dashurinë në letër…

Nuk quhet poezi dashurie, pse titullohen ashtu, apo se flasin për dashuri, ajo quhet e tillë kur dallojmë edhe në bardhësinë mes vargjeve magjinë e saj. Nuk muned të them që poezia “Mall” e Kadaresë është poezi dashurie, se s’është bindëse fakti që të jetosh në një qytet e të shihesh rrallë, dashuria të bën me krahë të kalosh oqeane, këto lloj poezishë janë hipokrite, si dhe vetë autori.

S’kanë faj autorët, faji duhet kërkuar jo tek vargu, jo tek vera, tek rrushi që fermeëntohet, tek dijet dhe intelekti i autorëve, dije që për fat të keq në vendin tonë kanë qënë të cunguara duke u diktuar arbitrarisht të quajnë dashuri kurvërinë dhe kurvëri dashurinë.  Kjo u vendos në sistem, në ligje që gjatë luftës, kur dalloheshin dy të dashuruar pushkatoheshin, apo pasi fitoi sllavizmi diktatorial, dhunimi dhe përdhunimi i femrës shqiptare nga të gjitha anët, sidomos i atyre femrave që ishin të ditura që vinin nga shtresa fisnike shqiptare, goditeshin pa mëshirë, deri arrestoheshin e përdhunoheshin nga të ashtuquajturit komunistë, por ishte makineria sllave që i drejtonte për anti - shqiptarizëm, për të denigruar moralin e shoqërisë shqiptare, aty ku ishte ajka e kombit, lulja e kombit, femra shqiptare duke i dhënë pushtet pa kufi mashkullit të veprojë si të donte mbi të dashuriën, gruan, motrën, nënën, që ajo të ndjehej inferiore, e shtypur… që në emër të “moralit” detyrohej të mos denonconte përdhunimin, poshtërimin, abuzimin ndaj saj.

Kështu, që në krijimin e familjeve siç i mësonte partia, sipas biografisë, që kur poshtëroheshin dhe degradonin femrat e moralshme duke u vënë nofkën “imorale” kur ato i përgjëroheshin dashurisë e shumë masa tjera që nuk është vendi këtu, por shtojmë dhe shkatërrimin e virtyteve tjera të trashëguar nder shekuj, përfshirë dhe fenë, edhe dashurinë, si ndjenja më e shenjtë njerzore dhe duke e zëvendësuar atë me pushtet mashkullor mbi femrën, kanë sjellë rregulla morale pa moral, të cilat edhe sot e kësaj dite manifestohen haptas, si gjëra të nderuara e po kështu shihet në poezitë e ashtuquajtura të dashurisë, gra poete u këndojnë dashnorëve, e burra poetë filtrojnë në vargje poezie, pa ndrojë as të shoqërisë, po as të familjes së tyre.

Të mos flas më për poezitë e facebook – ut, ku fatkeqësisht duke menduar që përcjell mesazhe njerëzore, kam disa faqe, rreth 20 mijë miq, të cilët i kam edukuar me mirësjellje të jenë thjesht lexuesit e mi (për këtë le të dalë një nga 20000 të thotë të kundërtën), por kur mendoj se sa pak e vlerësojnë dashurinë, këtë ndjenjë hyjnore që e detyron ndjenjën dhe mendimint të bluajnë shpirtin si dy gurë mulliri duke na dhënë dhimbje e njëkohësisht fuqi të jashtëzakonëshme për të bërë çdo gjë për hir të dashurisë, për zhvillim e përparim që të jemi sa më të denjë për ta rritur atë mbrenda nesh e ta kemi të përjetëshme,n se edhe kur s’e kemi pranë ajo zjarrmon edhe më shumë…

Facebook më ka futur në studimin e moralit dhe thelbit të krijimit të marrëdhënieve mes njerëzve. Më ka ndodhur të shkruajnë të huajt në imbox. Po jap dy modele që nxjerrin në pah filozofinë e moralit tonë:

Një i huaj

-           Hi!

-           Hi.

-           You are marrid?

-           Jes!

-           I’m sorry, - thonë dhe largohen pa asnjë fjalë tjetër.

Një shiptar:

-           Përshendetje e nderuar!

-           Përshendetje zotëri.

-           Jeni e martuar?

-           Po.

-           Po e lidhur jeni?

-           Zotëri, njeriu lidhet, pa martohet, jo martohet pa lidhet, - u përgjigjem dhe

menjëherë e heq nga lista e miqve.

Ka mendime që imoralitet ka kudo nëpër botë, bile është i lejuar me ligj. E vërtetë kjo, por ato quhen kabare dhe taksohen nga shteti, ndërsa tek ne po kthehet një pjesë e konsiderueshme e shoqëria kabare, me qëllim që shteti të zhvendosë vemendjen e popullit për ta shfrytëzuar edhe më shumë, duke vjelur taksa e duke mos i shërbyer atij. Bota e ka të shenjtë familjen, por ka hapur edhe vende për njerzit në nevojë seksuale, jo të tradhëtojnë familjen për “dashuriçka” duke pretenduar që kanë rënë në dashuri. Jo më kot, në botë divorcet janë normale, se mbaron ndjenja dhe në momentin që lind diçka, kryhet divorci për të respektuar dashurinë e njëkohësiosht veten. Të biesh në dashuri edhe i martuar, nuk është imoralitet, por dashuria ka ligjet e saj, ka simtomat e saj, të cilat janë përshkruar në kryeveprat e letërsisë botërore e jo në librat që shkruhen këtu në Shqipëri duke i ngritur himn tradhëtisë bashkëshortore, apo “suksesit” të meshkujve për numrin e femrave që posedojnë në forma të ndryshme, duke e sjellë si të moralshme dhe, kur kërkon bashkëpunime me njerëz që na lidh puna që bëjmë, në fillim të kërkojnë nderin dhe kur gjejnë qëndresë të fyejnë “Ju s’qënkeni intelektuale!” Ku po shkojmë kështu? Sigurisht çmimi i poezisë KABAREJANE është produkt i kësaj shoqërie që po degradon.

Letërsia shqiptare ka mbetur në vend, jo se nuk shkruhet, por s’dimë të shkruajmë, jo se s’mbushim faqe, por s’dime çfarë duhet të shkruajmë në këtë pafundësi faqesh, jemi CUNG (të mangut) në njohuri, në dije që na vënë në lëvizje energjitë shpirtërore e mendore për të zhveshur realitetin e shëmtuar, për t’i hequr vellon e “bukur” këtij realiteti që t’i dallojmë gungat dhe guvat e shëmtuara që e ardhmja të jetë më e bukur, më e sigurtë, më e përparuar…

Kjo gjë s’ka ardhur spontanisht, ky populli përfaqësohet nga mjeranë mendorë e shpirtërorë në të gjitha instancat e shoqërisë dhe pushtetit. Lind pyetja: Pse kemi arritur në katastrofën intelektuale?

“Të zhdukësh një komb, - ka thënë Obama, - mjaftojnë të kalojnë dy breza”, por kombi ynë ka kaluar qindra breza e s’është zhdukur, pavarësisht se për botën ne jemi zhdukur që në kohën e Skënderbeut, përderisa egzistojmë ende në troje e me gjuhë shqipe, jemi shqiptarë, por, aqsa kemi humbur nëpër shekuj nga masakrat e antishqiptarizmit barbar, ne kemi humbur më shumë këto 100 vjetët e fundit dhe kjo ka ardhur përmes degjenerimit moral e fetar të shqiptarëve, për të cilën fola më lart.  Asnjë popull nuk është pa mendimtarët e tij, pa krijuesit e mirfilltë, pa profetët e tij, po kështu edhe kombi ynë, po kanë qënë pikërisht këta të parët në shenjestër të antishqiptarizmit, se këta janë udhërrëfyesit e popullit, drita e syve të ballit,  për të dalluar të mirën nga e keqja, të gënjeshtrën nga e vërteta…

Këtë e tregon fakti, se ata që i kanë shpëtuar përndjekjes, burgosjes, vrasjeve… e mundën të shkojnë jashtë trojeve etnike, kanë përparuar në të gjitha fushat e mendimit dhe krijimit që nga filozofia, zbulime shkencore, artet e ndryshme dhe kthehen në Atdhe si vizitorë,  nderuar me çmime nga më prestigjozët në botë.

Me lot në sy, kam konstatuar këtë varfërim mendor e shpirtëror të bashkëkombësave të mi, varfërim që e lë në guackën e aparencës së të kuptuarit të ngjarjeve dhe fenomeneve që ndodhin tek ne, fenomen, i cili shfqet edhe tek poezia, apo letërsia shqipe në tërësi mjaft aparente dhe jofunksionale për misionin e saj hyjnor.

PËRFUNDIMI:

Nuk më habit ky çmim që jepet për të përçmuar letërsinë, kjo është metodollogji e qeverive kuislinge, apo qeverive kukulla të kurdisura dhe të drejtuara nga antishqiptarizmi ballkanik, europian e më gjerë, por më shqetëson mënyra se si reagon e ashtuquajtura inteligjencë shqiptare, që besoj edhe këtu ka dorë po politika, se një intelektual, nuk fyen, por reagon me dinjitet.

Këto fenomene po bëhen të zakonshme, se jemi ne që i aprovojmë me heshtje, me fyerje, me mos angazhim të vetëdijshëm për t’u vetndritur me sa më shumë dije, për të gjykuar jo thesht nga aparenca e realitetit, por të zhytemi për të gjetur shkaqet e këtij fenomeni që fyen letërsinë, kulturën shqiptare, kombin shqiptar, kjo është fyerje e pastër e vetë qeverisë dhe kryeministrit, përfaqësues i artit “modern” për të dalluar në të “rrobat e mbretit” ku vetë mbreti është lakuriq!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora