Kulturë
Nebi Dragoti: Bythacët
E merkure, 16.09.2015, 06:21 PM
NEBI
DRAGOTI
SATIRA
BYTHACËT
Bythacët kjo rracë kanibalësh,
as me miliarda s’ngopen bythacët,
nuk shfaqen,rrinë pas gardhesh
si egërsirë, më të ligj se kaçakët.
Bythacët, bythacët, bythacët,
si jashtëqitje bythe kanë trurin,
fshehur pas bythe, ta venë kallashin,
fare s’kanë gajle, se të vrasin.
Manipulojnë si të zellshëm, të ndershëm,
marifetxhinjtë penetrojnë në politikë,
bythacët kriminelë të pandreqshëm
nuk duan dritë, por errësirë, errësirë.
Bythacët, bythacët kanibalë
kudo pas shpine, pas bythe vrasin,
Tjerrin, lajnë, të lyejnë me fjalë
bythacët, bythacët, bythacët.
DEKRIMINALIZIM
Bythacët
kikirisin si gjel,
despotë,
prepotentë,
esnafë,
kryelartë
krekosen
në parlament…
Llapin për dekriminalizim;
llapin
majtas,
djathtas…
Të nesërmen,
Harrojnë dje ç’thanë.
Kuku e vajmedet!
Kriminalizimi
me maskë livadhis,
njollosin këtë shtet…
FJALË E RE
“Bythacët”
neologjizëm në shqip;
bukur ( shtohet fjalori),
merr fjala kuptim metaforik,
kuptim helm për shoqërinë:
u shofshin bythacët,
i vdektë ky mallkim!
BYTHACËT KAMELEON
Bythacët janë kameleon…
Gjithë sa janë vrarë,
autori s’është gjetë…
Të mos bien erë
bythacët
bythën e lajnë në det…
E mbajnë veten për trima,
për të zgjuar e mbajnë veten;
shteti ligjor dhe politika
bythacëve të çdo ngjyre
në varre t’u bëjnë vend!
POLITIKANËT
Politikanët
t’i godasësh kokës
me leksion:
mëngjes,
drekë,
darkë.
E quajn veten
(inferior)
të mençur të botës
në Shqipërinë
e bukur,
të pasur,
parajsë.
Duan leksion
politikanët:
pse largohen nga Atdheu
shqiptarët?!
Emigrojnë larg
nga brenga e skamjes;
digjen nga zjarri i mallit
për nënën Shqipëri,
të bukur,
të pasur…
shqiptarët?!...
Politikanët
t’i godasësh kokës
me leksion:
mëngjes,
drekë,
darkë…
Politika të ketë
shpirt më punëtor,
të jetë më e aftë:
resurse punësimi,
resurse prodhimi,
burime floriri
ka plot
për të mbyllur këtë plagë,
për të mbyllur këtë grope…