Kulturë
Meri Lalaj: Biri i botës
E marte, 14.07.2015, 07:58 PM
Biri i botës
(Mbi romanin “Biri i Botës” i Demir Gjergjit)
Nga Meri Lalaj
Këtë ma solli sërish në kujtesë romani i fundit i Demir Gjergjit “Biri i botës”.
Romanin
do ta ndaja në tri pjesë. E para fëmijëria, e dyta, ditari i dashurisë dhe e
treta, jeta familjare dhe puna. Më duket sikur romani është shkruar me një
frymë, autori pasi ka mbajtur ndrydhur brenda shpirtit të vet për vite e vite
të tëra fëmijërinë e tij të dhimbshme erdhi një dedikë kohe dhe sapo u ul për
të shkruar gjithçka shpërtheu si ujërat e ujëvarës së një hidroçentrali. Libri
mbështetet fuqishëm mbi elemente autobiografikë: Fatlumi, një emër i zgjedhur
me kujdes dhe kaq domethënës, është vetë autori. Fatlumi nuk e di bir i kujt
është: i babait, i dashnorit të nënës apo i njerkut që e ka rritur. Ai nuk di
as datën e lindjes së tij, as vendin e lindjes. Një fëmijëri e tmerrshme,
torturuese, Fatlumi rrihet qëkur është kopanec, më vonë gjatë rritjes e rrahin
për gabimin më të vogël apo pa bërë asnjë gabim, e lënë pa ngrënë, e përzenë
nga shtëpia ia mbyllin derën dhe ai detyrohet që të flerë përjashta nën qiellin
e hapur. E pavarësisht gjithë mundimeve e vuajtjeve ai rritet si një fëmijë
rebel, i guximshëm, kokëfortë e kokëshkretë shumë i zoti për të përballuar çdo
vështirësi, gjë që më kujton Kiplingun tek shkruan: “Edhe të mbahesh kur nuk ke
ku të mbahesh, / Përveç vullnetit që të thotë: “Mbahu fort!” Nëna e tij,
Vajtimja e do me një dashuri drithëruese, por është e dobët si grua dhe nuk e
mbron dot kur e përbuzin dhe e ndëshkojnë. Shumë tragjike përshkruhet vdekja e
motrës së Fatlumit, Zome. Fëmijë i vogël ende i parritur ai përballet për herë
të parë me vdekjen. Sidomos në pjesën e parë jeta e fshatit është dhënë me
krejt ngjyresat e saj, burrat pinë raki duke kënduar këngë të bukura popullore.
Do ta theksoja sërish temën e fshatit sepse shumë autorë që kanë jetuar të
shumtën e kohës atje hiqen sikur të kenë lindur në qendër të Tiranës, natyrisht
përjashtim bën miku im Përparim Hysi, i cili shkruan rrëfenja aq të bukura për
fshatin e tij. Më falni, se këtu m’u kujtua një gazetare nga një fshat i thellë
verior, një vajzë me kaçurela të verdha. Ajo më thirri për të më bërë
intervistë për një librin tim në një kafene në qendër të Bllokut. Ishte me
pantallona xhins dhe me taka të larta, pinte cigare dhe rrufiste makiato. (Ajo
kurrë nuk vete në ndonjë fshat për të bërë shkrime). Kur e pyeta nëse kishte
lexuar ndonjë nga librat e mi nuk e
Po
Në pjesën e fundit, çifti Elira- Fatlum krijojnë çerdhen e tyre pas viteve të gjata të pritjes. Mësuesin e vizatimit, piktorin e ekspozitave e pret në fshatin e largët një kasolle e mbushur me libra dhe minj. E sërish Fatlumi ndonëse i rrethuar nga njerëz që e pengojnë si Kryetari i Këshillit apo ndonjë tjetër vijon jetën familjare dhe të punës. Ai justifikon plotësisht luftën që ka bërë brenda vetes për t’u shndërruar nga “kopil i katundit” në “Biri i botës” apo më mirë në një bir të denjë të Shqipërisë sonë.
Mendoj se tregimet e ndërkallur në pjesën e fundit ose nuk duhej të viheshin të gjithë ose të shkurtoheshin. Arratisja nga Atdheu duhej dhënë më zgjeruar, por ma do mendja se Demiri do të shkruajë një roman për vitet e tij të mërgimit.
Demir Gjergji ka shkruar edhe libra të tjerë në prozë, ai është poet që ka krijuar për bukuri profilin e vet në këtë gjini dhe dora mjeshtërore e poetit ndihet edhe në këtë roman, veçanërisht në përshkrimet e detit, qiellit, stinëve të vitit, ëndrrave që shikon, portreteve të personazheve që ka krijuar. Asgjëkundi në prozën tonë të shkruar nuk mund të gjejmë personazhe si Tafili, Vathi, Vajtimja, Festimi, Elira, shokët e tij studentë.
Shumë urime Demir Gjergji!