Kulturë
Skënder Hoxha: Vargje për dashuri të dështuara
E premte, 10.07.2015, 08:16 PM
(Recension)
VARGJE PËR DASHURI TË DËSHTUARA
/Hana Hoxha, Rrugë pa emër, SHKAL “Naim Frashëri” Fushë-Kosovë, 2015. 144 faqe./
NGA MR. SKËNDER R. HOXHA
Përmbledhja më e re poetike “Rrugë pa emër” e Hana Hoxhës, e cila për lexuesit vjen pas katër librave të mëparshëm me poezi e me proza poetike. Edhe ne këtë përmbledje, kjo autore, sikur ndjek praktikën e përfshirjes bashkë të poezive dhe të ndonjë proze. Ndërkaq, vetë titulli “Rrugë pa emër” paralajmëron një rrugëtim që s’ka adresë, një diçka pa destinacion!
Shtrirjet motivore
Kësisoji, në përmbledhjen që kemi në shqyrtim, lënda letrare është sistemuar në qerthujt poetikë: Rrugë pa emër, Buzëqeshje e ngrirë, si dhe qerthulli “Dhimbja e shekullit” me disa proza të shkurtra. Këto poezi kryesisht janë reflekse të frymëzuara nga disa motive, si: 1. Ideali dhe sakrifica për lirinë – shprehet në vargjet e poezive përkushtuese: “Në altarin e lirisë (Dëshmorit Hajriz Haxhi Morina)”,(f. 13.), ku thotë: “Për ty Hajriz që hyre në alfabetin e lirisë”, që ngritin kultin e idealit dhe sakrificës për liri, për atdhe. Kurse në poezinë “Mikut tim”, kushtuar general Shaban Shalës, (f. 15.) : “Krenaria ime, lavdi e vendit tim”, portretizohet karakteri i fortë i luftëtarit të cilit “Vetëm për atdhe të rrihte zemra” – thotë poetja. E, poezia “Jam feniks” (f. 17.), është zë proteste kundër atyre që vepruan në dëm të popullit të tyre dhe se sollën tortura, vdekje etj., ku ai, spiuni i xhelatëve “Në mes dritës solli errësirë, e, çuditërisht, “Sot mbret në “lavdi”.
Të po kësaj tematike, në këtë përmbledhje poetike, janë edhe poezitë që ua përkushton të rënëve për liri: “Mësues Iljaz Paqarizi”, (f. 43.), për të cilin thotë se: “Na u bë feniks në kujtesë/ Me rënien në altar të lirisë”; si dhe “Ruzhdi Xhyliqi”, (f. 44.), ku, këtë dëshmor të lirisë: “Me nderim e kujtojmë”, sepse ai, me veprën e tij, “Me lavdi e mbushi/ Vendlindjen – Maralinë”. E përshkuar nga ndjena patetike është poezia për Masakrën e Reçakut,“15 janari 1999” (f. 50). Poetja shpreh dhembjen e thellë, ku: “Për Masakrën e Reçakut/ Edhe qielli atë ditë qau/ E me lotët e tij/ Tokën e përgjakur lau”.
2.
Motivi i dashurisë së dështuar, sikur zë vend të theksuar në poezitë
e këtij libri, ku i këndohet dashurisë. Sikur çdokush që mund të ketë idolin e
vet, Hana i këndon atij idoli për të cilin ka udhëtuar nëpër shtigje, derisa:
“Kur preka dashurinë tënde/ Preka ëndrrat e lumturisë.” (poezia “Për idolin
tim”, f. 19.). Mirëpo, në dashuri ndodhin edhe gënjeshtra e mashtrime,
harrim premtimesh, ku poetja i vijëzon në pak vargje të poezisë “
Poetja kishte besuar në atë që i kishte premtuar dashurinë, e për këtë ajo edhe ishte bërë: “U bëra robëreshë e fjalëve tua”, (poezia “Robëreshë e fjalëve tua”, f. 35.). Nndërkaq, meqë kishte ndodhur ndarja, atij i drejtohet me një ndjenjë sentimentale: “Ti u bëre rrëmbyes i kohës sime” (po aty.) Por, atë që e kishte braktisur, e ironizon në vargjet: “Mos u bëre i pasur/ Duke rrëmbyer lumturinë time”, (poezia “Ngjyrë malli”, f. 38.). Mirëpo, poetja, e intriguer nga tradhtia, ndonjëherë, sikur shfaq mosbesim edhe në engjëjt që “nuk erdhën dot”, ndaj pyet: “Athua, kujt t’i besoj/ Kur më tradhtojnë”, (poezia “Edhe engjëjt më tradhtuan”, f. 49.).
Hana i këndon edhe njëlloj dashurie në distancë, i këndon një djali me të cilin “Asnjëherë nuk shihemi”, por, që ajo: “Në çdo ëndërr e prek” (poezia “Për djalin e Shqipërisë”, f. 23.).
Vargje të disa poezive të kësaj krijueseje për djep frymëzimi kanë Ulpianën, si “tokë e bekuar”, ngase atje ka fillet ndonjë dashuri: “Sa herë andej kaloj/ Me shumë dëshirë ndaloj/ Fillimin e dashurisë kujtoj”, (poezia “Lagjes Ulpiana”, f. 61.). Por, një të dashuri, qoftë i imagjinuar, qoftë real, sikur i këndon në mungesë: “E di, kur vjen ti/ Zemra do të ketë rehati/ E syri im kur ty të sheh/ Asnjë lot mmë, s’ka me rrjedhë”, (poezia “Në përqafimin tënd”, f. 62.). Përderisa në strofën e parë që cituam, poetja përpëlitet për të treguar vendin se ku paska pasë lindur një dashuri, në vargjet e poezisë “Në përqafimin tënd”, vargjet që cituam, shprehin njëlloj ndjenje që shpërfaq prania e njeriut që nuk është …, por, nuk janë vargje të brumosura poetikisht, e as gjuhësisht!...
Nga një
frymë, si të themi, e shpresave dhe ndarjeve në dashuri, janë të përshkuara
edhe poezitë: “Ai së shpejti do të vijë”, (f. 66), “Xhelozi a dashuri”,
(f. 68 - 69.), që përfundon me vargjet: “
Janë në këtë përmbledhje poezi, ku shumica syresh, me data, që lënë përshtypjen e një ditari të dashurisë. Ato shprehin ndjenjat, peizazhet, emocionet, përjetimet, në një annë, e në anë tjetër edhe gabimet, pendimet, etj., për ditët që, bashkë me dashurinë, kishin ikur në pakthim. Shih, poezitë: “Dashuri në botën reale”, (f. 71.), “Dashuri e gabuar”, (f. 72.). Ndërkaq, poezia “Një botë tjetër po kërkoj”, (f. 73.), kulmon me ndjenja pesimiste për atë që kishte humbur: “Nuk e dua as jetën/ E ndjej vdekjen” ; E, ajo në ndarje:“Si dhuratë : lamtumirën”, (f. 75.).
Si variant tjetër, në poezitë e dashurisë së këtij libri, mund të lexohen edhe gabimet, pendimet, sepse çdo gjë kishte përfunduar, etj., për çka flet poezia: “Ardhmëri për ne nuk ka”, (f. 80.). Ndërsa në poezinë “A e meritove”, (f. 82.), autorja e shpreh pezmin në tri kohë: “dje: harrova që në botë ekzistoje/ sot: Rastësisht të dy me mall u takuam/ Nesër: Nuk ia vlen të të shoh më në rrugë/ Zemrën time e trazove, e le bosh.” Në këtë vazhdë, te poezia “Buzëqeshje e ngrirë”, f. 84, ajo, haptas pranon gabimet e veta: “Pse të dashurova pa kufi/ (…) E pranoj që kam gabuar në ato vite/ Pa të njohur mirë të thashë: Të dua!” dhe kishte harruar se dikur: “Mund të kthehej në dashuri të dështuar”. Së këndejmi, ajo nuk ndjen lumturi në atë dashuri dhe se: “Hapat m’u bënë melodi e vetmisë/ Kujtimet peng i moslumturisë” (poezia “Nëpërmjet yjeve takova…”, f. 88.).
Në disa
poezi të këtij motivi, shihen edhe përpjekjet që përmes vargut të stigmatizojë
tradhtinë në dashuri, mirëpo, me vargun e varfër artistikisht, nuk ia
3. Tradita
– që mund të merret si një motiv tjetër, është prekur në poezinë “Në
kujtim të gjyshit”, f. 24. Në këtë poezi Hana Hoxha përpiqet të përfytyrojë
ritet e festave e dasmat nëpër odat tona, dikur, me miq e burra të mençur, të
cilët kuvendonin “Për mbajtjen e besës/ trimëri e nder.”
4. Motivi i vendlindjes – Poetja, kahdo që shkon, mendja i shkon tek vendlindja e saj. Atë e quan: “… e shtrenjta Marali”. Vendlindjen nuk mundet ta harrojë, e për këtë vargëzon: “Nuk mundem që të harroj/ Nuk fshij dot asnjë kujtim” (poezia “Marali, robëreshë e kujtimeve”, f. 29).
Në qerthullin “Dhimbja e shekullit” janë futur shtatë proza të shkurtra :”Në ombrellën e dashurisë”, “Një ditë do të zgjohemi”, “Rrugët e boshatisura”, “Valëviten valët e detit qetësisht”, “Ëndrrës m’i fal jetë”, “Le ta bashkojmë globin me paqe”, “Dhimbja e shekullit”, (që është praktikë e rrallë të bëhen bashkë poezi e prozë në një përmbledhje). Në të gjitha këto proza të shkurtra që, kryesisht, kanë tematikë dashurie, thuhet e njëjta gjë që autorja është përpjekur ta thotë në poezi.
Gjatë leximit të këtyre prozave, herë-herë, të thotë mendja t’i quash proza poetike, mirëpo, nuk e plotësojnë këtë kriter ngase u mungon nektari i poetikës. Andaj, mbesin vetëm si një përpjekje e thënies së diçkaje në prozë. Këtë më së miri e shohim të proza me titull ”Dhimbja e shekullit”, më e gjata ndër to, në të cilën ngërthehen disa biseda, si dialog real apo i imagjinuar, i zhvilluar në veten e parë dhe në veten e dytë: Unë – Ti (më mirë do të ishte në vetën e parë dhe të tretë: Unë – Ai!), e që është i stërmbushur me gabime gjuhësore e drjtshkrimore, problem ky që është i theksuar edhe në prozat e tjera, që, si të tilla, nuk kapërcejnë pragun as si realizime letrare.