E diele, 04.05.2025, 03:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: "Nxehtësi" korriku

E merkure, 08.07.2015, 07:01 PM


Përparim Hysi

 

"Nxehtësi" korriku

 

"Të djegtë vapa e korrikut

Që t'i biesh në kokë armikut"

ÇAJUPI

 

(cikël me poezi)

 

"Nxehtësi" korriku

 

O Çajup,  mos vdekshë kurrë, tek ti shihet patrioti

Por tek unë është parë qëkur, që për luftë nuk jam i zoti

Mua më "nxeh" vapë e korrikut dhe nga vapa digjem horë

Se kam huqet e ashikut, shoh një zonjë të bërë me dorë.

 

E, që thuaj, mor Poet që m'i ke fjalët me vlerë

Mua më rri sahati tetë; në më shajnë, nuk kam qeder.

Se më ndez që thuaj, vapa...çfarë të them që vallahi

Asaj zonje i shkoj prapa, si  të jem prapë i  ri.

 

Zonja shkon në punë të saj, ( as e sheh që e ndjek pas)

Po dhe unë s'e kam kollaj, shoh të bukur: mend pëllcas!

Çapi i saj goxha i rëndë (   punët ka në terezi)

Unë po sikur kam pëndë...huq,o huq, që nuk vdes ti

 

 

Nga larg

 

Nga larg, në telefon, më thotë dikush:

-Zëri të vjen tek unë si pushkë!

E marr thënien e saj si këndellje

Se jam plakur e thinjur si dele!

 

Qesh, pak me veten, tek shkruaj

I them:- T' më shohësh se si ngjaj.

Nëse zëri aty vjen si një pushkë,

Ballas do zhgënjehesh nga një truk.

 

Se mosha ka vënë domenin

Dhe kjo gjë ma shton pezmin

Jam trashur, barkalec e i rrëngjuar

Ku ka nga unë më të shëmtuar?!!!

 

 

Ftesa

 

Më ftoi një mike në dhomën e saj

Më tha:- Jam fare vetëm!

Por unë, or miq,s'e kam kollaj

Dhe e "përbuza" ftesën.

 

Përse nuk vjen?- ngulmoi ajo

Ftesën time si nuk e pranon?!!!

Me politesë i them asaj:-Jo!

Dhe i kërkoj pardon.

 

S'ka gjë,- ma ktheu, me buzëqeshje

(Por pak,  ama, u skuq)

Në atë buzëqeshje kish një "përqeshje"

Përqeshje që mua më kuq!

 

Se më ftoi një që është si "taze"

E gjitha qe si tulipan

Ku kam fuqi të "kërcej" me saze

Dhe ika, i bërë duman...

 

 

Mos...

 

Mos më hap "tefterë të vjetër", o moj vajza kanakare

A s'e sheh që jam i vjetër edhe moshë s'kam për "zarare?!!!"

Ti më  josh e më ndjell, më kërkon  në "sheshmejdan"

Po më s'i ha dot ato "gjellë", se moshë nuk kam për jaran.

 

Kur më hap "tefterë të vjetër", zë më hap një plagë të re

Porse unë, ashik i vjetër,  më s'kullos dot hergjele

Ti më mat me metron tënde (unë dhe metros i them kut!!!)

Moj jarane, jak në mëndje, s'jam i gatshëm më për "luftë".

 

 

Trëndafilja

 

Trëndafilja që më josh

Fët me sy e fët me vetull

Zë më bën pak si nervoz

Se akoma nuk kam "vdekur"

 

Zë më bën me dorë ojna

Me demek, më mban "leksion"

Por "tapitë" i kam akoma

Syri i saj si shtizë më shpon.

 

Pra, më fton në"dyluftim"

A më troç: në "duel"

Epo vdis, mor Përparim!

Shpirt, o shpirt, si nuk më del?!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx