E diele, 04.05.2025, 04:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Guraziu: Librat më shumë janë "kulturë" sesa business!

E marte, 07.07.2015, 07:22 PM


Librat më shumë janë "kulturë" sesa business!

S. Guraziu - AP Blog, K 2015  (Koment... mëngjesor, kristalor :)

(...gjithçka është ekonomi... pra dhe vetë kultura, secili dhëmbëzor i ekonomisë është në përpjestim të drejtë me shitjet dhe në përpjestim të zhdrejtë me kulturën)

Business-statistikat për Evropen dhe për ShBA-të flasin se jo më pak por 2/3 e të gjithë titujve të librave dhe të botimeve shiten "online", ndërsa vetëm 8% të veshjeve dhe të gjërave tekstilore të modës!

Sa për librat mjaft bukur kjo statistikë dhe është mrekullia vetë, mendoj unë. Por pra s'mund të thuhet e njëjta dhe për moden, e kjo prapambetje me shitjet s'është aspak mirë, dmth. shikuar kjo me syrin plot keqardhje të një businessman-i vizionar... apo të një business woman!

Dihet që kultura është tjetër, librat më shumë janë "kulturë" sesa business, ose me fjalë të tjera: librat është supozuar në radhë të parë të jenë "kulturë" e pastaj "business" (jo e kundërta). Mirëpo edhe ekspertët e "fashion" apo të modës këmbëngulin që moda, stilet e "looks" janë po ashtu pjesë të modernitetit, e sëkëndejmi nënkuptohet që janë pjesë e "kulturës"!

Natyrisht, askush nuk e mohon që dhe veshjet e stilet janë "pjesë" e kulturës, tekefundit ky është një lloj mesazhi (gjoja "i fshehur") i të gjitha produkteve hollivudiane, i të gjithë librave e skenarëve modern njujorkez e londonez... aso mesazhe në stilin e "Sex and the City".

Sepse shitjet janë të lidhura si tepër shumë me kulturën, gjithçka është ekonomi... pra dhe vetë kultura, secili dhëmbëzor i ekonomisë është në përpjestim të drejtë me shitjet dhe në përpjestim të zhdrejtë me kulturën. P.sh. sa më shumë shitje të librave do të thotë ngritje e kualitetit kulturor... dhe anasjelltas (por të keqen e mosshitjeve s'është nevoja as ta përmendim). Pra... shkurt e troç, industritë e paskajshme të modes (të paskajshme sa i përket imagjinatës dhe variacioneve :) janë ata ingranazhet kyç e shkëlqimtarë të makinës moderne kulturore.

***

Një firmë e Estonisë qenka duke përsosur një robot për ta ndihmuar "vendimmarrjen" sa i përket blerjes së rrobave "online", pasi që shumica e njerëzve (dhe këtu kihet parasysh që pjesa dërrmuese e tyre janë femrat) megjithatë nuk mund t'i porositin artikujt dhe veshjet e bukura që i shohin virtualisht, pasi që s'kanë mundësinë për t'i provuar ato. Dhe kuptohet është frustrim ta blesh një fustan e pastaj të jetë i ngushtë a të mos përputhet me dëshirën e blerësit.

Kështu që roboti do jetë në gjendje t'i "simulojë" përmasat e ndryshme trupore... dhe blerësit do ta shohin atë duke i provuar rrobat për ta. Ose më saktë blerësit do t'i provojnë ato vetë në një dhomë virtuale, diç si një lloj varianti i "augmented reality", blerësit do ta shohin "trupin e tyre" së bashku me mundësinë që të vishen / zhvishen, njëjtë siç provohen rrobat dhe në një dyqan real.

Tani për tani qenka aktivizuar vetëm roboti për meshkujt, ndërsa ai për "hallet" e femrave dhe të vendimmarrjeve të tyre qenka në zhvillim e sipër... pasi që, padyshim më i komplikuar duhet të jetë... psh. imagjino lloj-lloj përmasash të gjokseve që robot-bukuroshja e dyqaneve futuriste duhet të jetë në gjendje t'i ndërrojë :)

(fotoja bashkëngjitur: female fitbot, avangardizmi mjaft "largpamës" business-kulturor dhe super-teknologjia estoneze... që do t'i ndihmojë blerjet futuriste virtuale)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx