E diele, 04.05.2025, 03:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Për do burra të konakut

E premte, 03.07.2015, 07:33 PM


Demir KRASNIQI

 

PËR DO BURRA TË KONAKUT

 

E kam marrë çiftelinë n’ dorë –

Do t’ këndoj për do malësorë !

Për do burra të konakut –

Që s’ ia kthyen shpinën Gollakut !

 

Ma shumë hëngrën bukë me krip ,

Por kënduan e folën shqip !

Ma pak hëngrën bukë e djathë ,

N’ vuajtje t’ rënda , zhveshë e  zbathë !...

 

Me dritë qiri e dritë  vajguri –

Trima t’ fortë me zemër t’ guri !

Trima t’ besës për flamur ,

Pushkët prej dore s’ i  lëshuan kurrë !...

 

Jetuan n’ vuajtje e në siklet –

Por s’e  lëshuan vendin e vet !

N’ borë e n’ shi , n’ dimër e n’ verë –

Ata ruajtën besë e nderë !

 

N’ shpi me baltë , mbulua me kashtë –

Kurrë s’e lanë udhëtarin jashtë !

Bukë në sofër i dhanë mikut –

Plumba n’ gojë i dhanë armikut !

 

Sot Gollaku ka liri ,

Por s’i  ka shumë djem të ri !

Ditë e natë me mallë po pret –

Që t’i  kthehen bijtë e vet !

 

Kthehuni bijë , ju ,  prej kurbeti –

Se n’ Gollak , ju pret xheneti !

Vendi i juaj s’ ju le me u tretë –

Është parajsa e vërtetë !



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx