E diele, 04.05.2025, 05:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Mrijaj: Mr. Vilson Culaj përuroi romanin “I Dëbuari”

E merkure, 01.07.2015, 07:44 PM


Mr.  Vilson Culaj përuroi romanin e tij “I Dëbuari”

Nga Lekë Mrijaj

Padyshim se Mr. Vilson Culaj është një ndër shkrimtarët më talent,produktiv e më i moderuar i përmbi dy dekadave të fundit i cili me krijimtarinë e tij shkruan satirë,prozë,poezi e tregime si dhe ngjarje që i preokupojnë shqiptarët e botën gjithëperfshirëse në sfera të ndryshme. Ai gjithësesi është i vetëdijshëm se nuk mund ta lë asnjë çast imagjinatën të kotet apo ikën nga shkrimet e tij frytëdhënëse gjë qe e sjellë në shprehje në krijimtarin e shpirtit të tij,di të lidh artin permes formave e ndertimeve të ndryshme metaforike letrare,filozofike,psikologjike,historike,teologjike si dhe gjetjeve të tija artistike nga më të ndryshmet i cili përmes gjuhës se stilit të tij kombinon lirëshëm me individualitetin e personazhit në secilën menyrë me aspektin kohë dhe me kuptimin letërsi me çrast edhe shkrimet e tij pothuajse janë vënë në kryetitujt e librave postmoderne të letërsisë shqiptare.  Pikërisht sot me 29. 06. 2015 në ambientet e Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë nën pjesmarrjën e shumë mysafirëve të sferave të ndryshme akademike,intektuale,politike e artistike shkrimtari i mirënjohur e fituesi i shumë çmimeve letrare si dhe diplomati i mardhënieve nderkombëtare Mr. Vilson Culaj peruroi romanin e tij të shtatin më radhë “I Dëbuari” gjë që është një arritje e re për të, por dhe prurje tjetër me vlerë,në sferen e letërsisë sonë andaj perveq mysafirëve të sotëm pjesmarrës të pranishëm ishin edhe studijuesit e kritikët letrar të librit z. Fahredin Shehu, z. Prënd Buzhala e z. Eduard Frrokaj shkrimtar të cilët ju referuan romanit veç e veç me çrast referuesit-studjuesit konstatuan se romani në fjalë është një roman tipiko modern andaj me gjithë këtë mozaik të letërsisë shqipe romani i autorit është dhe mbetet një gurë i fuqishëm i mozaikut apo testament nder breza që e zë vendin e tij të merituar në rikthim e kerkim të vetvetës. Më në fund nga ana e moderatorës udhëheqese të perurimit fjala ju dha vet autorit të këtij romani në çrast autori u shpreh i knaqur si dhe i falenderoj të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.

Në përgjithësi të gjithë pjesmarrësit e këtij perurimi u ndanë të kënaqur me këtë perurim libri në çrast të pranishmit e pergezuan autorin për romanin e tij ndaj u ftuan në realizim të një foto të perbashkët kujtimi si dhe fare në fund autori pati mundësi që ta shpërndajë librin me nënshkrim për të interesuarit. Romani është i botuar në "ROZAFA" në shtypshkronjën "LENA GRAFIK '' - ISBN 978-9951-02-271-2 është i protokoluar edhe në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”në Prishtinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx