Kulturë
Haxhi Muhaxheri: Dridhja telat asaj sharkie
E diele, 28.06.2015, 10:01 AM
Haxhi
Muhaxheri
DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE
Rapsodit Agim Gashit
Dridhja telat asaj sharkie
E thuaja këngës më të bukur që di
Le të pëlcas farë e keqe
E shqipet të ngriten në lartësi
Dridhja telat asaj sharkie
E kënga të marr udhë shtigjeve të plisit
Dielli të na i ngroh ëndrrat tona të mira
Damarëve të gjymtuar të fisit
Dridhja telat asaj sharkie
E zëri le të buçasë si rrufe
Dridhja telat asaj sharkie
Me mallin e ndezur për atdhe
Dridhja telat ore lum miku
Le të shkërmoqen të gjitha magjitë
Dridhja telat asaj sharkie
E lutu të ketë më shumë dritë
Dridhja telat asaj sharkie
Dridhja e këndo si përhera
Me gjuhë e fjalë perëndie
Se veç kështu vjen pranvera
25. 06. 2015
Komentoni
Artikuj te tjere
Keka: Fakte per nenen e Gjergj Kastriotit
Adem Zaplluzha: Mbi gërshetat e tua të thinjura
Sejdo Harka: Femra, forcë e madhe krijuese
Libri "Gjurmë atdhetarie", doli sot nga shtypi
Julian Kuniqi: ''Rrokem me Khajam e Saadi''
Remzi Salihu: Poezia shqiptare në kufijtë ballkanik
Besim Dervishi: Zbulohet një skulpturë në Tomorr
Tefik Selimi: Demir Behluli – doajen i artit
Përparim Hysi: Je nga fshati?!!!
Delvina Kërluku: Libri i gjallë i historisë
Albert Vataj: Nan, akt i lumnuem shejtnimi
Maxhun Osmanaj: Dallëndyshet e qiellit poetik
Kaltrinë Tahiri: Vushtrria nderon Bedri Tahirin
Demir Krasniqi: Krushqit e Pajtimit
Mehmet Deliu: Me mendje të ndritur dhe shpirt të madh
Elvi Sidheri: Të votosh një grua (qoftë larg!!!)
Ndue Dedaj: Gra me kurorë mbretërore
Neki Lulaj: Si janë poetët
Kadri Tarelli: Spanjollët koncert në Durrës
Albert Vataj: "Mëshira" drithëruese e Mikelanxhelos