Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Muhaxheri: Dridhja telat asaj sharkie

| E diele, 28.06.2015, 10:01 AM |


Haxhi Muhaxheri

 

DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE

Rapsodit Agim Gashit

 

Dridhja telat asaj sharkie

E thuaja këngës më të bukur që di

Le të pëlcas farë e keqe

E shqipet të ngriten në lartësi

 

Dridhja telat asaj sharkie

E kënga të marr udhë shtigjeve të plisit

Dielli të na i ngroh ëndrrat tona të mira

Damarëve të gjymtuar të fisit

 

Dridhja telat asaj sharkie

E zëri le të buçasë si rrufe

Dridhja telat asaj sharkie

Me mallin e ndezur për atdhe

 

Dridhja telat ore lum miku

Le të shkërmoqen të gjitha magjitë

Dridhja telat asaj sharkie

E lutu të ketë më shumë dritë

 

Dridhja telat asaj sharkie

Dridhja e këndo si përhera

Me gjuhë e fjalë perëndie

Se veç kështu vjen pranvera

 

25. 06. 2015