Kulturë
O Zot, o Perëndi! Jep dritë edhe për këtë Shqipëri
E merkure, 01.07.2015, 08:36 PM
O ZOT, O PERËNDI! JEP DRITË EDHE PËR KËTË SHQIPËRI!
(Revista Shqiptari kushtuar veteranit të Shipkovicës, Rexhep Jahja)
Rexhep Jahja është nip i veteranit me të njëjtin emër. Më duket shumë i sinqetë. Letrat e tij i mbaj për kujtim siç i mbaj edhe ato të do zotërinjve tjerë që e përkrahnin botimin e revistës “Shqiptari”. Rexhep Jahja, i njohur përmes pseudonimit Banor Sharri, i filloi studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë më 1988, por i ndërpreu për shkak të mbylljes së Universitetit të Kosovës nga Serbia, dhe më 1993 shkoi te babai i tij në Hamburg. Atje ka studiuar 3 vjet matematikën në Universitätin e Hamburgut (Geomatikum Institut), por në ndërkohë i ndërpreu sepse gjeti punë të mirë në një firmë angleze të Hamburgut, ku punoi 11 vjet me rradhë, për të gjetur pastaj një punë më të mirë dhe më të levërdishme. Ka nderin të jetë njëri nga vozitësit e autobusit më të gjatë në Europë. Pyetja që parashtrohet para bashkatdhetarëve tanë është se pas Rexhep Vokës dhe Sadudin Gjurës, kush e meriton përmendoren e ardhshme para shkollës fillore “Rexhep Voka”? Para Lazim Rexhepit, Ajvaz Vokës dhe Mulla Jahës, për të cilët duhen të vijmë para opinionit edhe me një “karrocë” kujtimesh, dokumentesh dhe argumentimesh, na e merr mendja se Xhelal Gjura është ai që ka lënë gjurmë, ndikim, guxim dhe vepra konkrete për bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë etnike në totalitetin e saj, ide dhe projekt i kahershëm që pason ta realizojnë ata që mendojnë për komb e atdhe e jo për interesa personale, meskine dhe karieriste. Po japim me këtë rast disa nga letrat e nipit të Mulla Jahës që meritojnë të mbahen mend. (Baki Ymeri)
Banor Sharri
Tungjatjeta, i nderuar! Ju falënderoj përzemërsisht për dërgimin e revistës
“Shqiptari”! Duket shumë interesante kur pashë persona nga vendlindja për të
cilët keni bërë përshkrime biografike, konstatova se kjo është një punë me
vlerë. Në këtë kohë dinamike të profileve të ndryshme profesionale, ka
mjaftë bashkatdhetarë në
Stërgjyshi im ishte Jahja
Sadiki, apo Mulla Jahja, klerik, dijetar dhe viktimë e persekutimit komunist. Gjatë
bisedës me Hoxha Baftjarin, kuptojmë se merita e parë dhe e madhe është fakti se e sollën Zyrën e Vendit në
Shipkovicë. Ideja ka qenë e Molla Jahës, i cili e bëri Komunë në atë kohë Shipkovicën, që fshatarët
e malësisë ta kenë më afër e mos të udhëtojnë në kohë të vështira për një
dokument deri në qytet. Përveç
tij, në fotografi është gjyshi im, Musa, i biri i Mulla Jahës, babai im Salimi
dhe Baftjari e vëllau i tij që ishte roje pylli. Sa për t’u njohur: Babai im ka
vëllaun e vogël (Idrizin) që ka punuar në Holandë. si dhe vëllaun e madh të
tij, Gafarin, që ka punuar bashke me të në
Kështu është punuar këto 20 vitet e fundit. Pa marrë parasysh emrin e partive, kemi persona që kanë ndëruar për 15 vite 6 lloj partishë Kryesorja të mbush xhepat me paratë të cilat janë dhënë që të investohen në fshat. Këta maskarenj të ish varfërisë, brenda një kohe të shkurtë na u bënë milionerë përmes partive dhe vjedhjeve. Blejtën vende shtëpishë në Tetovë dhe ndërtuan vila. Këta para kanë qenë të dedikuara të investohen në Shipkovicë. Ka apo s’ka “milionerë” Shipkovica? Deri sa nuk ishin nëpër parti, grupet mafioze tradhëtare/udbashe, s’kishin edhe kafshatën e gojës të siguruar, por me hyrjen e tyre në parti, për një periudhë relativisht të shkurtë kohore, blejtën në Tetovë vendndërtimi dhe ndërtuan pallate me shumë kate për krejt familjarët. Më e keqja është se Qendrën Universitare në Tetovë e kanë shndërruar në qendër tragtare ku blejnë diploma pas mos u ulur aspak në bangat e Universitetit. Gjithë investimet e huaja nga jashtë që është dashtë të investohet në fshat, i kanë huazuar për vehte. Këta janë vjedhësit e fshatit që në një mënyrë penguan zhvillimin e tij duke i vjedhur investimet në emër të fshatit. Në emër te 3.000 banorëve kanë marrë beneficionet dhe i kanë përvetësuar pë interesa personale, grupore dhe familjare. E do listën e tyre? Po desha ta jap, por kam frikë se mes tyre mund të jetë edhe ndonjë ish-miku Yt!
I nderuari Baki! Ju falënderoj shumë për shkresën tuaj dhe ju shpreh kënaqësinë time që ndjehem i privilegjuar të bisedoj me ju, së paku në botën virtuale prej së largu. Qysh si nxënës gjimnazi në Tetovë kur isha, ndjeja kënaqësi kur ju dëgjoja juve në sokak, duke biseduar me bashkëfshtarët në një gjuhë tepër të pastër, të çiltërt, që në atë kohë për masat e vendeve malore dukej diçka ekzotike, andaj jam i sigurtë se keni ndikuar dhe keni qenë shumbull i mirë për brezat e ardhshëm që të fillojnë të merren me shkrime e botime. Ky konstatim imi është i padiskutueshëm, por tani nuk dua të ju shqetsoj me disa që merren me vjedhjen krijimtarisë shpirtërore të autorëve dhe verpimtarëve tjerë, ndaj kam ardhur në përfundim se disa libra të botuar nuk kanë vlera origjinale dhe artistike, sepse pretenduesve të të vetëquajturve „intelektualë„ u mungon themeli/baza e njohurive të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Demokracia tek ne u kuptua dhe u zbatua nëpërmjet emocioneve momentale dhe lidhjeve klanore të analfabetizmit mafiotik. Më duket se çdo qytet në Maqedoni ka princat e vet me partitë e tyre që jane shndërruar në sekte dhe udhëheqësit e tyre në dhespotë, ku mbizotëron një vetëdije shumë e ulët sa i përket ngritjes edukativo-arsimore. Më duketse këta individë s´dinë të dallojnë moralitetin nga amoraliteti, të bardhën nga e zeza, i këtillë duke qenë edhe i ndjeri (Z. B.) që e pat harruar bamirësinë e familjes suaj!
Më gëzon fakti se çdo fjale, çdo letre, çdo bisedë e vlerësoni duke i dhënë një peshë serioze dhe të veçantë. Atë që po bëni ju atje ku jeni, dikurë e kanë bërë Rexhep Voka dhe Mulla Jah në Shipkovicë. Mbaj mend një bisedë me axhën tim, Baftjarin. Kur shkonim mbasdarke në netët e gjata të dimrit, ai u falte/lutej ndonjëherë edhe në shtëpi. Unë isha aty dhe shiqoja e dëgjoja lutjet e tij, dhe në fund kur jepte e merrte “selam”, çdo here e thoshte një lutje në shqip: O ZOT, O PERËNDI! JEP DRITË EDHE PËR KËTË SHQIPËRI! E pyeta: Pse kjo lutje nuk jepet edhe arabisht? Axha Baftjar më tha: Mos u brengos me axhën, sepse Zoti më kupton! Këtë lutje në fund të faljes e emitonin edhe familjarë të tjerë. Kërkoj ndjesë para lexuesve po qe se disa gjëra lidhur me brengat e Shipkovicës përsëriten, apo ekzagjerohen! Gomari gjithmonë ka dëshirë të jetë i pari, të mburret me faktin gjoja se ai e paska mbajtur barrën më të rëndë. Por gomari që nuk ka shpirt për bashkëveprim edhe me të tjerët, gjithmonë mbetet gomar. Para një viti (shkurt 2014), na doli një “Nismëtar” për të ndryshuar Shipkovicën. Biseda mes meje e tij kishte karakter privat, por si pasojë e xhelozisë ai përdori metoda neokomuniste për blokim në Grupin e Facebokut “Shipkovicasit”. Mos ka vepruar vallë njësoj edhe me ty duke e refuzuar kërkesën tënde për sponsorizimin simbolik të revistës “Shqiptari” kushtuar Shipkovicës?
Shipkovica dhe brengat e saj
U ngopëm me zakone anadollake. Ne shqiptarët, e veçanërisht bashkëfashatarët tanë, shpejt mikun e bëjmë armik! Njeriut që njëqind herë të bën mirë dhe një herë s’ka mundësi të të ndihmojë, ia harrojmë njëqind të mirat që të ka bërë, gjë që don të thotë se kemi trashëguar nga otomanizmi një egoizëm negative/dëmtues, andaj si kolektiv/shoqëri/bashki/fshat, nuk jemi atje ku duhet me qenë. Siç thot fjala e urtë popullore: „Kur ia jep gishtin, ta kërkon dhe dorën!”. Sido që të jetë, me kalimin e kohës ndryshojnë gjërat e me to edhe mentaliteti i njerëzve. Ndoshta është mirë që njeriu të jetë i gatshëm të falë. I mençuri fal, çdo gabim duhet të jemi në gjendje ta riparojmë në këtë botë derisa jemi gjallë, sepse njeri pa gabime nuk ka. Me këtë dua të them që për Ju, si një njeri i ngritur, ka nevojë shoqëria shqiptare, e sidomos Shipkovica e mjerë që është lnë në dorë të matrapazëve. Ka edhe në vendlindje idealistë dhe veprimtarë të denjë, por për fat të keq mbizotërojnë injorantët, andaj idealistët s’kanë hapsirë veprimi sepse u është kufizuar mundëria e veprimit njerëzve me karakter dhe dinjitet, e personave të ndershëm e të ndërgjegjshëm në kuptimin e plotë të fjalës. Kthimi juaj atje ku duket se perëndon dielli, në vendlindje pra. ndoshta do të ishte kthim tek rrënjët e shëndosha dhe fillim i mbarë për një prosperitet të fshatit në çdo fushë, edhe pse jam i bindur se ju edhe nga Bukureshti jepni një kontribut madhështor për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.
Shipkovica nuk ka nevojë për oratorë joproduktivë dhe biseda anakronike, absurd e nisma të kota. Njerëzit duhet t’i identifikojmë me veprat e tyre dhe kështu asnjëherë në të ardhmen nuk do të mashtrohemi me fjalët e tyre lidhur me ndryshimin e vendlindjes. Ne jemi dëshmitarë lidhur me mungesën e çështjes higjienike në Shipkovicë, e cila dita ditës po keqësohet dhe po ndikon dukshëm në paraqitje sëmundjesh të shpeshta, jo vetëm kanceroze. Ku është higjiena e klasëve të shkollës apo e shtallave të kafshëve? Kush janë përgjegjës për këtë dhe të punësuarit në këtë sector? Kjo arihet vetëm përmes edukatës së mirefilltë famijare që në shoqeritë modern është një gjë më se normale, por siç vërehet tek ne ka humbur edhe kjo vlerë njerëzore tek individët të cilëve au japim në dorëzim edukatën dhe shkollimin e brezave të rinj. Pason ngushtimi i lëvizjes së trafikut në arterjet e fshatit. Edhe ky është një problem elementar që vjen si pasojë e jovetedijësimit të vetë populltës. Pëer këtë s´nevojiten as para, as ligjërata, por edukatë. Pastaj vjen mungesa e organizimit pët ujë të pastër dhe të pijshëmNjë planprojekt i qëlluar, por në fillim duhet bërë pyetjen: Kush ia largoi/ humbi fshatit investimet komunale/republikane/europiane dhe internacionale që të ndërotohet ujësjellësi modern? Kam dëshmi konkrete. Le te përpunohet historia/e kaluara e 20 viteve të fundit të Shipkovicës për të filluar me hapa të shëndoshë përpara (Die Verarbeitung und Bewältigung der Vergangenheit).
Kështu veprohet në shtetet perëndimore/demokratike përbrenda partive, nëpër firma/ndërmarrje, ndërmjet reparteve, ndëemjet familjeve etj., që don të thotë se duhet të flitet realiteti. Shipkovicës në të ardhmen i duhet si udheheqës një njeri realist. Kush, kurrë dhe çfarë ka bërë në Shipkovicë, për Shipkovicën dhe në emër të Shipkovicës në periudhën e fundit 20 vjeçare, pa dallim gjinie, lidhjesh farefisnore, profesione apo të moshës. Çdonjëri nga ne ka emër, pseudonym, nofkë apo llagap. Thjesht njihemi mes vehte, dimë kush nga e ka shtëpinë, prandaj përse mos të thuhen me emër individët të cilët në emër të fshatit u pasuruan, në emër të fshatarëve morrën mandatet e tyre për të na përfaqësuar në Kuvend, por e keqpërdorën besimin tonë që ua dhuruam? Ata ishin njrëzit tanë, nga mesi ynë, që na harruan neve dhe krejt fshatrat e malësisë, duke patur qëllime tjera për çështje private/personale/ familiare për pasurimin dhe punësimin e klaneve dhe grupeve të korruptuar e mafioze. Ia grabitën, i përvetësuan për vehte apo ia ndaluan Shipkovicës fondet e investimeve komunale, republikane dhe europiane për shkak se kërkonin përqindjet e majme të tyre. Duhet marrë në përgjegjesi ata persona, t 'u mirret/konfiskohen pasuritë e tilla të shiten dhe të hyjnë në fondin e Shipkovicës që do të krijohet. Kjo nismë shmë e lavdëruar nga të gjithë ne, kjo është e vetmja rrugë e drejtë dhe mënyra demokratike e një fillimi të mbarë, me hapa të shëndoshë drejt një ndryshimi pozitiv për Shipkovicën nga të gjithë ne. Dhe njëherit, me këtë kthehet edhe besimi tek populli, sepse me këtë metodë veprimi një herë e përgjithmonë i digjen rrënjët tradhëtisë, korrupcionit dhe pazarrllëqeve. Enesi shkruan: S’ka njerëz të këqinj, por vetëm punë të këqija. Ç’farë absurditeti! Ç’farë lloj botëkuptimesh jete dhe verpimesh të çuditshme!
Kjo situate mund të ndërrohet vetëm atëherë kur do të jemi të bashkuar dhe organizuar
Në anën tjetër fshatarët tanë kanë shumë veti të mira, siç shkuan Reshit Saihi: Unë do të konsumoj vehten. Çdo njeri prej nesh nuk ka shumë prirje, por së paku një prirje/afinitet, dhe sikur të mos kishim mundësi t`i bëjmë mirë së paku mos e dëmtojmë Shipkovicën, por një bandë maskarenjsh, rryshfetxhinjsh, dallaverexhinjsh, i kanë zënë në të kaluarën e afërt të gjitha vendet kyçe në udhëheqsinë e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulish. Secili për egon e vet, për përfitimin personal apo krekosjen e tij, nuk na mundëson që të kemi një ardhmëri të sigurtë si fshat, apo ndryshe thënë, do të jemi të humbur. Ku janë kanalizimet brenda në fshat dhe organizimi i tyre jashtë vendbanimit? Si mund të shpjegohen përçarjet dhe ftohjet mes shoqërisë shipkovicase? Si mund të shpjegohet demoralizimi i gjeneratave të reja për ardhmërinë e tyre, papunësia, humbja e interest për ringjallje të bujqësisë dhe blegtorisë? Të gjitha këto na sollën deri te një ide fisnike për ta ndryshuar sado pak situatën, e kjo situate mund të ndërrohet vetëm atëherë kur do të jemi të bashkuar dhe organizuar. Askush nga jashtë nuk na vjen të na thotë se si duhet vepruar, por çdo nismë e re, çdo ndryshim që duhet ndërmarë, duhet filluar nga vetëvetja.
Pikë së pari duhet të ndryshojmë vetëveten tonë, të nisemi nga vetëvetja, vetëvehtes tonë t`ia kthejmë dinjitein, nderin, respektin, moralin, karakterin dhe ndërgjegjen, pastaj në familjet tona, në lagjet tona, që kështu të ndryshojmë edhe shoqërinë tonë dhe pastaj të dalim me vullnet e me elan të ndryshojmë fshatin, t`ia kthejmë krenarinë , dinjitetin dhe respektin që ka patur para 20 vitesh, sepse fshati ynë, rrugët e lagjeve tona, rrugët e fshatit tonë, gjendja mizore e fshatit, marrëdhëniet tona farefisnore (ende s’kemi relacione të mira mes vehtes, mes motrave e vëllezërve, mes fqinjëve e farefisti). E tërë kjo është pasqyra jonë, reflektimi ynë se ç’farë jemi dhe se kush jemi! Është bërë çrregullimi i ekuilibrit të vlerave njerëzore, ku të mirës dhe të drejtës i thuhet e keqe, kurse të keqes dhe jonjerëzisë i hapen dyert dhe avancohet. Duhet të mësojmë që të pranojmë kritikat, këshillat t`i përpunojmë ato dhe t`i marrim si mësim për të ardhmen, e jo si ofendim apo poshtërsim, sepse çdo njeri që punon edhe gabon, mirëpo ka dy lloj gabimesh: gabime të vogla (Kleine Fehler) që mund të fallen, dhe gabime budallenjsh (Dumme Fehler), dhe vetëkuptohet se kush dhe pse i bën dhe i ka bërë këto lloj gabimesh.
Historia e fshatit tonë që u shkatërrua në 20 vitet e fundit, është ende e freskët. Pra, në vitet e „demokracisë“. Është i vetmi fshat në Maqedoni që u shkatërrua plotësisht! Gjitha viset tjera, anembanë republikës, kanë përjetuar përlindje dhe proges në çdo sferë të jetës, zhvillim ekonomik e kulturor. Vetëm Shipkovica nga “njerëzit” e saj të “mençur” u la prapa, sepse akoma s`janë pasuruar të varfërit në kokë dhe në xhepa. Nga bashkebiseduesit le të thotë ndonjëri nga ne se ç’farë të mire ka fshati në këtë periudhë? Kemi pasur njerëzit tanë deputetë, pra i joni ka qenë e jo i huaji! Gjithë ne, sado e kudo i kemi përjetuar këto periudha të tmerrshme të errëta tranzicioni, kjo histori nuk duhet kthyer prapë, as të përsëritet, as të ndreqet, por vetëm mund të kuptohet me antivlerat që kanë arritur përmasa të mëdha humbjesh. Në këtë kontekst humbjesh vjen humbja e Komunës, shkatërrimii i luginës së pajtimit nga njerëzit tanë, shkatërrimi i oborit të shkollës dhe jo vetëm kaq. Fshati mbeti pa kryesi, pa bujqësi, meqë disa individë te papërgjegjshëm marrin guximin të zaptojnë pronën private të fshatarëve, me kuajt e dhentë dhe lopët e tyre, kështu që shumica e fshatarëve kanë frikë të shkojnë të puojnë tokat e veta pjellore. Kështu, pra, edhe i vetmi burim ekzistence, Bujqësia, vdiq! Debatuesit janë të shumtë, por ndihmesat konkrete të pakta. A jetohet vallë me ndihma sociale? Kështu i vlerësoj dhe gjykoj brengat e Shipkovisës si ish student i Matematikës pranë Universitätit të Hamburgut, si një vëzhgues praktik i logjikës realiste. Kemi nevojë vetëm për të mirën e fshatit, e jo për individë gupacionesh të dyshimta destruktive të përtacisë antishqiptare.
Po ju si e ktheni natën në ditë, siç vepronin edhe rilindësit tanë? Kurrë gjeni kohë për çlodhje e pushim? Pata nderin të flas edhe me vëllaun tuaj, Mavruzin, për të cilin në fshat kam dëgjuar se është shumë i shkathtë e i zoti, një biznismen i mençur dhe i suksesshëm, një shqiptar i vërtetë që na nderon anembanë Europës. E theksova me këtë rast një segment për zgjedhjen e problemeve të tubuara dekadave të fundit. Nga ana tjetër, krenohem dhe mburrem që jam bir Shipkovice. Është një pasuri e madhe që me para nuk blehen këta jane bukuri natyrore të fshatit. Pa marrë parasysh në çfarë vendi e mesi që gjendem, u tregoj me plot krenari për vendlindjen time ku jam ritë dhe ku kam kaluar fëmijërinë dhe rininë, ku mora edukimin tradicional shqiptar. Për dallim nga ju që keni shpirt artisti, poeti, humanisti e atdhetari të flaktë, mua përveç këtyre vetive, përvoja jetësore më ka orientuar të zhvilloj një ndjenjë të lartë të së drejtës dhe të së vërtetës, ndaj zgjedhjen e çështjeve i vështroj në mënyrë pragmatike. Për mua më me rëndësi është çështja e një fshati në tërësi, e jo e disa individëve me shije paranoike për pushtet dhe pasurim. S´duhet të marrin peng dhe të dënojmë një fshat të tërë me 3.000 banorë për 10 individë. Kjo do të ishte katastrofa e rradhës. Ndoshta dukem pak radikal në zgjedhjen e probelemeve, por e kam të qartë se me këtë këndvështrim timin nuk bëj miq apo shoqëi, por në të kundërtën i prodhoj vehtes armiq, por kjo fare nuk më pengon, meqë nga përvoja profesionale e dij se rezultatet e këtij këndvështrimi një ditë do të miratohen, ndërsa butakët e servilizmit politik do të pendohen.
I nderuari Baki! Më pyet në ka ndonjë milioner partiak nga Shipkovica. Më tej, ide e qëlluar më thua, por mua nuk më duke ide e mirë! Pse? Sepse këta të kohës së demokracisë e shkatërruan fshatin, ia vodhën krejt investimet. Krejt banda partishë dhe klanesh mafioze! Brenda gjysmë viti na u bënë milionerë do analfabetë që as emrin e tyre nuk dinë ta shkruajnë shqip. Çfarë komune mund t’i thuash fshatit që ia morrën predikatin Komunë? Një fshat që ende vuan në mjerim sin ë kohën e pasluftës e kanë lënë fshatin. Esenca qëndron në faktin se me punë dhe me përpjekje të vogla të arrihet diçka e madhe. Pas një kohe të shkurtë të postimit të ballinës së revistës Shqiptari me Shipkovicën, rezonanza e madhe ndër lexuesit dhe të interesuarit më bindi se veprimtaria juaj nuk mund të vlerësohet as me para e as me flori. Po e përsëris se atë që bëni ju për ne dhe për vendlindjen tonë është diçka madhështore. Një varg shkrimesh të këtilla i senzibilizon njerëzit që të rikujtojnë të parët tanë të cilët asaj kohe tepër të egër, të nënshtruar represaljeve sistematike, përsëri angazhoheshin dhe jepnin kontributin e tyre, duke pasur parasysh pasojat, duke sakrifikuar çdo gjë, madje edhe jetën, vetëm e vetëm të realizonin ëndrrëat e tyre për çlirim nga okupatori i huaj dhe për Bashkimin e madh Kombëtar. Me një fjalë, ata ishin vizionarë të kohës, siç jeni edhe ju, duke vazhduar misionin e tyre të shenjtë atje ku jeni, në Bukureshtin e famshëm të rilindësve tanë. Me këtë rast po jua dërgoj një xhirim të TvArtit 2014 kushtuar takimit Veror të Shipkovicasve. youtube.com, (15 Qershor 2015)
Në zyrën e punës
Autobusi më i gjatë në Europë, i vozitur edhe nga një shqiptar (Rexhep Jahja)
Blerina-krenaria e Shipkovicës
Dëshmorët e Shipkovicës
Kujtime nga viti luftarak (2001)
Me kolegët gjatë studimeve në Hamburg të Gjermanisë
Me një grup dashamirësh në Radushë me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë
Me Xhemë Gjurën
Pamje nga Hamburgu me autobusin më të gjatë në Europë (25 metro)
Pamje nga Shipkovica
REVISTA SHQIPTARI KUSHTUAR DIJETARIT TË SHIPKOVICËS MULLA JAHA
Shqiptari që drejton autobusin XXV