E diele, 04.05.2025, 05:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Kushtuar kolonelit Luan Godo

E enjte, 02.07.2015, 06:37 PM


Bardhyl Maliqi

 

Kushtuar kolonelit Luan Godo, rënë në krye të detyrës më 1.07.1993

 

Ai nuk ishte thjesht “babai”,

ashtu si thjesht “Luani” s’ishte,

ti ishe e vogël , Ilirjana,

atë kur qeshte-oh, veç ta shihje!

 

Sa dritë i bënte gjithë fytyra,

dhe sytë e kaltër porsi Joni.

“Babnë e lodhur e zuri gjumi,

mos lozni, vajza, mos e zgjoni!”

 

Pëshpëriste mamaja nëpër dhomë

dhe lotët i rridhnin si ujvarë,

por ju s’kuptonit dot pse s’zgjohej,

t’ju mbante në prehër si më parë.

 

Një çast i beftë mbrin në kujtesë,

 “Profesor për Pirron,  diç kam shkruar”

kur rrodhi fjala rastësisht

për ledheznjotin e dëgjuar.

 

Unë e vërejtja si me habi,

vallë drejt tij çfarë e shtynte

dhe koloneli më tha shtruar:

“Epokë e Tij në sy më ndrinte...”

 

Teuta, ti dhe Adriana,

në sytë e mi u rritët shpejt,

të tria ju kam pasur nxënëse,

tri xixëllonja – dritë ndër jetë.

 

Ju mbase thjesht keni menduar,

se kam qënë veç mësuesi juaj,

apo komshi e vetëm kaq,

po shpirti im ndër mokra bluhej.

 

Pse miku im duhej të ikte

aq i bukur e i ri nga jeta?

Druaj se bashkë me dekoratën,

u varros vetë e vërteta...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx