E shtune, 03.05.2025, 02:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Qajë shëndetin dhe rininë

E merkure, 08.07.2015, 07:30 PM


QAJË SHËNDETIN DHE RININË

Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Oh, hajdi shokë , o, na të vjetrit –

Oh, t’ ia qajmë hallet njani – tjetrit !

Oh, hajdi shokë ta bajmë nji dert- e ,

Oh, se e shkurtë qenka kjo jetë !

Refreni:

Mos qajë paret , pasuninë ,

Qajë shëndetin dhe rininë !

Pasunia rrjedh si gurrë ,

Por rinia s’ kthehet kurrë !

 

Oh, kjo jetë asht hije lavireje ,

Oh, që çdokush e dashunon !

Oh, si të vjetrit , si të rinjtë – e ,

Oh, me jetue  gjithkush lakmon !

Refreni:

Mos qajë paret , pasuninë ...etj.

 

Oh, si zengjini  , si fukaraja –

Oh, me jetu’   t’ gjithë kanë dëshirë !

Oh, pasunia dhe sefaja –

Oh, ndaj njeriut nuk kanë mëshirë !

Refreni:

Mos qajë paret , pasurinë ...etj.

 

Oh, kur nisë njeriu me u moshue –

Oh, gjithmonë t’ riut ia ka lakmi :

“Ah , t’ isha kanë i ri si ju – e ,

Oh, kisha ditë si me jetu’!”

Refreni:

Mos qajë paret , pasurinë ...etj.

 

Oh, lumi ai që nuk mashtrohet –

Oh , vepra t’ këqija s’ len n’ këtë jetë !

Oh, vepra e mirë gjithmonë kujtohet ,

Oh, se njeriu n’ dhe ka me u tretë !

Refreni:

Mos qajë paret , pasurinë ...etj.

 

***** Demir Krasniqi : “SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT” – Prishtinë , 2005 , faqe 287 .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx