E shtune, 03.05.2025, 03:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Buzuku: Refuzimi...!

E enjte, 09.07.2015, 07:06 PM


Ese meditativo-filozofik

Refuzimi...!

(Mikut tim, qendrestarit e veprimtarit Mehmetali Rexhepi, i cili gjithmone e ne çdo kohe manifestoi e perçoi mendimin intelektual ndertues ndaj e per te miren, e refuzues ndaj te keqes)

Nga Nexhat Buzuku

Mendim refuzues e ndryshues, antikonformist, qendrese logjike. Me virtytin tone te larte dikush ngrihet e bertet, çirret i deshperuar, nuk e perballon fuqine e mendjes, arsyen dhe gerthet e mbytet brenda vetes ne mjerimin mendor, ulerine me egersi, po nuk mund te shkeputet nga ankthi e makthi. Eshte i pafuqishem perpara zerit njerezor. Papritmas nje ulurime çjerrese brenda vetes se tij:"Ndihme!". Kush bertiti? I duket se te gjithe jane kunder tij. Jo! I mungon arsyeja. Vazhdon ne mjerimin e tij. Nuk mund te dal jashte te keqes. Mbytet perdite brenda mjegulles mendore qe nuk i dritesohet nga e keqja brenda vetes, nga energjia negative. Ky eshte fataliteti i njeriut qe as jeton as vdes, as eshte i gjalle as i vdekur. Drita nuk kap erresiren mendore te njeriut, sepse te ai ekziston ana e erret e mendjes. Ekzistenca te ky soj i njeriut eshte vetem nje fiksion ne konceptin filozofik te kohes dhe hapesires. A eshte jeta nje loje ne skenen e nje teatri komedie? "Nuk njoh pasha, nuk njoh masa inerte, nuk pershtatem!" Kerkoj, rikerkoj duke shkundur kaosin. Para se te me shkelin, dua te hap syte nje çast dhe t'i shoh mjeranet, aktoret, lojtaret e komedise, te vorbulles, te kaosit. T'i mohoj e kundershtoj. Jetes nuk i jap qellim tjeter.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx