E hene, 29.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Mirë se erdhe n'tokën ilire

E enjte, 09.07.2015, 07:33 PM


AGIM GASHI

 

MIRËSE ERDHE N´TOKËN ILIRE

 

(Angela Merkeles për nder të vizitës në tokat shqiptare)

 

Tetë korrik në tokë t’Arbrisë

Kancelarja e Gjermanisë

Iu drejtu popullit shqiptar

Të gjithëve që janë në boten mbarë.

 

Edhe zogjet dolen prej gzhoje

Mirëse erdhe moj Zojë n´kto troje,

Jemë shqiptar nuk bahemi tjeter

Po e përtrimë miqsinë e vjeter.

 

Mirë se u gjeta poull i vjeter

As ne as Ju nuk bahemi tjeter,

Stërgjyshërit toka na i kan lanë

Den baba den me rracë Arian.

 

Por Ju pellazgo-iliret trima

Ishit shembull me plot lavdi,

Edhe sot duhet t´bashkoheni

Të jeni komb i madh përsëri.

 

Moj Angele moj shqiponjë mali

Dhunti Zoti mjaft të fali,

Ti je Nanë e dashur n`bote

E mirëardhshmja me nder n´këtë tokë.

 

Në Evropë ishim gjithmonë

Nga Iliria e deri sot,

Rroftë miqësia gjermano-shqiptare

N´histori për jetë e mot.

 

Ty Angele engjull i jetës

I vyrtyteve dhe i t´vërtetes,

Do të jeshë edhe në Abetare

Moj Angela e jonë krenare.

 

08.07.2015

Düren

AGIM GASHI

 

TE URA TE URA

 

Te ura te ura

Vraponi o burra

Nëse keni frkë

Vraponi me turra

 

Te ura te ura

Parku dhe furra

Kerkon trima

E kerkon burra

 

Te ura te ura

Jo spaska burra

Kush e provoi

Na tha u pshurra

 

Te ura te ura

Atje n’Mitrovicë

Po na mbinë poçurkat

Sikur kalanicë

 

Te ura te ura

Ska ma atje burra

Me i mbledh poçurkat

E mi pjek te furra

 

Ku jeni o burra

Pse s’shkoni te ura

Pse shkoni n’Siri

Ma afer n’ Serbi

 

Te ura te ura

Pleshti e kaleshi

Nuk duket te ura

El Ab Trim Leshi

 

Te ura te ura

Parku i paqes

Mbillet rraja e dreqit

Edhe rrajë e kaçes

 

Te ura te ura

Plot me barbar

Plot karaxhoza

Pa asnji shqiptar

 

Shko Isë e Hashim

Te ura te ura

Jo për te ura

Ne nuk jemi burra

 

Te ura te ura

Realitet Kosova

Lakmi Mitrovices

Peja e Gjakova

 

Te ura te ura

Po hahet bakllava

Kjo Kosova jonë

Mbushun me Enklava

 

Te ura te ura

Kosova merr nota

Sa hije të paska

Ty Kosovë FUSNOTA

 

Te ura te ura

Vendi me qetsi

Veç aty ska

Ushtri as polici

 

Te ura te ura

Vraponi o burra

Ngjarja tash u ftofë

Për uren ska bothë

 

Te ura te ura

Eni ju pa pra

Mos shitni trimni

Vllau me vlla

 

Te ura te ura

Po sundon Serbia

Çdo ditë aty vritet

E jonë krenaria

 

08.07.2015

Agim Gashi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora