E shtune, 03.05.2025, 02:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Kush i hëngri dardhat?

E enjte, 09.07.2015, 07:26 PM


KUSH I HËNGRI DARDHAT?...

FEJTON NGA NEBI DRAGOTI

Të shkretën ç”ngeli problem për të gjetur:”Kush i hëngri dardhat?” Madje,  madje,  hasëll,  hasëll kjo po merr edhe përmasat e akuzës:”Ore,   po kush i hëngri dardhat,  de? Ka dardha elbore,  bardhje,  dimërore,  bishtje,  gushtore…Ehu,  sa lloje dardhash ka sa nuk i numëron dot…Po,  ç’është e vërteta,  ta themi që në fillim,  duan punë e kujdesje që t’ua marrësh prodhimin…

Dardhat,  dardhat

faqe kuqet,

faqe bardhat,

çmendet politika:

Kush i hëngri,

u rëntë pika!

Dhanë thasë me miell,  sheqer,  makarona,  vaj dhe pare…pare të thata për të blerë dardhat,  gushë e faqe ëmbëlat me plot lëng të shijshëm,  me aromat e përkryera që,  besa,   era e këndëshme nuk u ikën as për katër vjet.Këtë bën edhe ata që qahen,  por për vete nuk tregohen…dhe sepse nuk hëngrën gjë,  le ta gjejnë.”Kush i hëngri dardhat?Si i hëngrën dardhat?Si nuk lanë asnjë “koqe” për opozitën xhanëm?A i patë si i hëngrën?Ku dhe kur i hëngrën:natën apo ditën?_Edhe natën ,  edhe ditën,  -ka plot zëra e asnjë nuk flet bindshëm.Çirren:”Pse na i hëngrët dardhat? Pse na latë me gisht në gojë?

Lëng po na çon goja e shkretë,

goja që prapanicës i bën hysmet…

Dardhat,  dardhat,  dardhat na dalin në gjumë,  na mbytën ëndërrat duke zgjatur duart për të këputur kokrrat.Duart mbetën bosh.Flasin nëpër gjumë politikanët e politikanet:”Kush i hëngri dardhat?” Të shqetësuar për dardhat bredh opozita nëpër Europë,  qahet tek kancelaritë e huaja:”Na i hëngrën dardhat,  na lanë pa një koqe.Lëng na ikën goja.” Qahen tek ndërkombëtarët,  se mos ata ia japin dardhat(?!).Hajde,  hajde mendje!...Kot,  kot,  fare kot derdhin lotët dhe,   si i thonë fjalës,  dobësohen,  lodhen duke u çirrur.

Eh,  kjo mazhoranca

ç’paska qënë për dardha!

Mbushka hejbe,

mbushka trasta…

Edhe ti ,  lexuesi im,  do të sugjestionohesh edhe do të pyesësh:”Vërtet kush i hëngri dardhat?’’ Dëshiron të dialogosh me mua se,  pastaj,  …mos i di unë se kush i hëngri dardhat(!).Me të ndëgjuar e kam dhe unë të shkretën nga të qarate e opozitës.

E,   unë,  në këtë mënyrë përgjigjem plot romuze,  plot ironi,  plot sarkazëm:”Po pse,  kur kanë mbaruar dardhat së ngrëni,  atëherë pyetet se kush i hëngri dardhat(?!)Akoma s’po kuptohet,  se,   kur je në qeverisje dhe lë shije të hidhura dhe populli,  që ka dardhat,  kur vjen koha e dardhave,  s’të jep asnjë “koqe”.Na…kaq ta bësh dhëmbin! Dhe të tregon bërrylin.

Dhe qaj me lotë,   me vaj:

kush i hëngri dardhat?

Akuza ngre,  aman,  aman

për dardhat faqe bardhat.

Këto zëra si nëpër ëndërr u oshëtijnë në veshë dhe vijnë ngado:

“Nuk e ke bërë punën,  me korrupsione je marrë,  drejtësinë etj.për tokë i ke pasë;shije të keqe ke lënë.Vetes për të tillë vulën i ke vënë.Nuk e ke besuar ,  se dardha e ka bishtin mbrapa.Vonë je kujtuar dhe po vonë qahesh…kur dardhave u ka mbetur vetëm bishti…Qartësohu dhe mos lëviz kot në drejtim të paditur.Pse.në e asaj që more,  e meritove,  se e ke kërkuar vetë. Këtë tek vetja analizoje! Me politikë shejtane nuk punohet në qeverisje”. Apo jo ,  moj “dardha”,  vota desha të them?...Dhe bishtat ju dardha e dini se ku do t’I drejtoni !...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx